“Bashkimi kombëtar, i pashmangshëm” - Stërnipi i Hasan Prishtinës: Ju tregoj dallimin mes tij dhe Ahmet Zogut

29 Nëntor 2024, 20:13Dossier TEMA
“Bashkimi kombëtar, i pashmangshëm” - Stërnipi i

Bashkimi kombëtar po na vjen dhe është i pashmangshëm. Këtë bindje ndau Mehmet Prishtina stërnipi i Hasan Prishtinës, duke përforcuar idenë e stërgjyshit të tij.

“Bashkimi po na vjen dhe duhet të vijë pavarësisht se ne punojmë dhe është fat që kemi miq të fortë SHBA, që e dinë se pa bashkim nuk mund të mbijetojmë. Bashkimi është i pashmangshëm dhe nevojë jetike”, tha ai.

Sipas tij Hasan Prishtina nuk bënte asnjë kompromis për bashkimin kombëtar dhe kjo e diferenconte nga politikanët e asaj kohë, ndërsa tregon dallimin mes tij dhe Ahmet Zogut.

“Nuk bëri asnjë kompromis, i janë bërë shumë oferta të gjithë përfaqësuesit kanë qenë të prekshëm si na kapital e karrierë, pro Prishtina nuk bëri kompromis për çështjen e bashkimit kombëtar. Një nga arsyet e fuqishme nga kundërshtimi nga Ahmet Zogu ishte fakti që ai nuk bënte kompromis. Dallimi mes Ahmet Zogut e Hasan Prishtinës ai ishte i fokusuar në interesin e shtetit, kurse Hasan Prishtina te kombit, sepse e thoshte pa kombin as shteti nuk mund të mbijetojë këtë bindje kam edhe unë sot”, vijoi ai.

Stërnipi i Hasan Prishtinës shprehet skeptik për politikanët e sotëm, por thekson se ka edhe nga ata që punojnë heshturazi për çështjen e bashkimit kombëtar.

“Jam skeptik për politikanët se ata fokusohen në karrierën e tyre interesat e tyre ideologjike dhe materiale. Ka edhe nga ata që punojnë heshturazi për këtë çështje por do të doja më shumë se kaq”, tha ai.

Krahas bashkimit kombëtar, ai foli në A2 CNN për kontributin e Hasan Prishtinës si atdhetar, ku meritën më të madhe sipas tij e ka për arsimin, ndaljen e shpopullimit dhe pavarësisë.

“Ka pasur disa poste dhe jetëgjatësi të shkurtër si ministër, por Hasan Prshtina luftën më të madhe e bëri të parandalonte eksodin e shqiptarëve në Turqi. Ai me letrat që dërgonte fuqive të mëdha kërkonte ndihmë për shpopullimin masiv që shqiptarët e dëbuar të mos dërgohet në Turqi, por në trojet e veta. Kjo përsëritet.

Ky është suksesi i Hasan Prishtinësi priu forcave të armatosura nga Luma, Kukësi, Tropoja, Hasi, duke zhvilluar luftën për bashkim. Arritjet më të mëdha Hasan Prishitna i ka për arsimin shqip, Normalen e Elbasanit. Rreth 200 nxënës ka financuar e mjetet e veta. Edhe në Tropojë që përuruam bustin e Hasan Prishtinës kishin ardhur disa elbasanllinj. Kontributi i tij për arsimin shqip është i jashtëzakonshëm. I ndante 5% të të ardhurave vjetore për arsimin”, tha ai në “A2 CNN”.

Bazuar në dokumente, ai tregoi pse mungoi Hasan Prishtina në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

“Mistere nuk ka. Hasan Prishtina me 25 deputetë përfaqësonte Shqipërinë në parlamentin osman nga të gjitha zonat, por 5-6 deputetë u dakorduan që pas Greqisë të bëjnë shtetin dhe hartoi doktrinën 14 pikëshe për të përgatitur perandorinë osmane që përmes autonomisë të krijonte shtetin shqiptar. Ishte kërkesë për autonomi, por në përbërje të saj kishte të gjithë elementët e pavarësisë. U dakorduan që do të kthehen në Shqipëri dhe do organizojnë zonat për kryengritje Ismaili doli në perëndim.

Bazuar në dokumente Hasan Prishtina më 14 tetor 1912 pas kryengritjes antiosmane e cila u realizua me sukses, tenton të shpallë shtetin e pavarur shqiptar në Shkup por burgoset nga ushtria serbe së bashku me Idriz Seferin e Nexhip Dragën në burgun e Kalamendanit dhe vetëm me ndikimin e forcave të mëdha lirohet”, tha Prishtina.

8 Komente

  1. S
    Shkembi

    Patriote te tille te shkelqyer nuk I kane mbet me shqiptarise. Tani kane mbet zagaret si ne Kosove edhe ne Shqiperi. Me keto qelbesira qe punojne per ti percare shqiptaret, veshtire te realizohet bashkimi. Lavdi te perjetshme Hasan Prishtines

    Përgjigjjuni
    1. x
      xyz

      Bashkimi kombëtar do realizohet se sbën. Ështê vetêm çështje kohe dhe konjukturash. Ështê vullneti i shumicês sê popullit në tê dy anêt e kufirit. E kemi amanet edhe nga Rilindasit tanê tê lavdishêm;

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        Sakte. Nje pergjigje per "Shkembi"-n me siper-Shqiptaria nuk ka vdekur dhe nuk e perfaqesojne disa pushtetare ne te dy anet e kufirit qe na ka vene Europa. Jemi, ne shumica qe e perfaqesojme shqiptarine, prandaj mik i dashur mos u deshpero. Bashkimi kombetar ka qene enderra e tere rilindasve tane dhe e te gjithe brezave te se kaluares. Ajo enderr jeton edhe tek brezi yne dhe i te ardhmes dhe patjeter qe do behet realitet. Askush me pare nuk e mendonte se Kosova do clirohej nje dite. Kjo ka qene enderra e tim eti dhe e tere brezit te tij kur thoshte "shpresoj te jem gjalle ta shoh Kosoven te lire". Ai nuk arriti ta shohe te realizuar kete enderr, por e pashe une, djali i tij qe si per cudi kam lindur pikerisht ne 17 shkurt, dite qe Kosova feston pamvaresine e saj. Koha punon per shqiptaret dhe ne duhet te punojme per te realizuar te drejtat tona te neperkembura dikur prej Europes.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shqiptaria me Kemb

        Rrofsh z.Prishtine Shprti Patriotik trashegohet nepermjet gjakut . Ishalla Kauza e Rilindasve tane , si Hasan Prishtina me shoke

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergj Fishta i riu

          Bashkimi ka akoma rruge o sternipi i Hasanit. E si e bane bashkimin, apo si Ismail Qemali ne Sazan e tane Shqiperia e enklavuar ne krahun tjeter. Se nuk jane vetem Kosova e Shqiperia, por ka dhe te tjere vise qe duhen bashkuar. Prandaj ne rradhe te pare te çfuqizohet ngritja e flamurit ne Vlore dhe te vendoset dita e pamvarsise ne diten qe u ngrite flamuri ne Shkup. Shkupi asht qendra e shqiptarizmes.. Ngritja e flamurit ne Vlore ka te meta se ai shpalli vetem pamvarsine nga Turqia, kurse flamuri qe u ngrite ne Shkup shpalli pamvarsin nga Turqia dhe ortodksizma. Edhe Pamvarsia e kosoves ka shpallur vetem pamvarsine nga Serbia. Prandaj kur u pamvarsuam heret nga turqia, e ju tash vone nga Serbia, pse nuk duhet te pamvarsohemi nga Greqia, Maqedonia(qe sjelle neper shekuj nje te vertet te madhe se ju vrame prinderit dhe ju morem femijet e i rritem) dhe Mali i Zi. Smundemi te hyjme ne Europe me probleme te tilla. Nuk ka burre shqipetar qe mund ta firmos futjen ne Europ, pa e bere Shqiperine sa çishte ne kohen e pushtimit Turk, Grek e Sllav. po te tregoi debatin e Nako Spiros(komisar i Brigades se Pare dhe Dalip Nikollit ne Luzni te Dibres. Brigada kishte zbritur nga Lishani i Luznise ne Katundin e Ri po te Luznis. Per pake ishin perleshur populli me partizanet. Brigada(fanfara) luante marshe sllave e partizanet parakalonin. Te rinjte u afruan te shohin kureshtar. Nako Spiro i pyeti: a ka ndonje burre te mençem ne kete fshat? E kemi nji i thone te rinjte. Ku asht i pyeti Nako? Ne shtepi i thane. Shkuan te rinjte e gjeten tui prashit ne are dhe ju luten te vije e t'i perfaqsoje tek Komisari Partizan.///// I thane te rinjte- shoku Komisar/ Kete burre per mene e kemi te pare :***** Partizanet menjehere jane rreshtue,/ Prapa Nakos per te ndegjue/ Nako Spiro e pa si nen hetim/ Kap nje flamur u kthye me rrembim/ I thote: -O xhaje mbi kete a ka/ Per kete jemi ngrite e vdesim me urra!?/ -Ka thote Dalipi si nje lis i lasht/* Tmerrue Nako bertet -kush asht?/ -Asht gjuha Shqipe n'kete ane e matane: N'shkofshim pas ketij gjysme ka me na lane/ Sepse flamur gjithkush e kupton/ Asht shenje afrimi qe shume gjuhe bashkon/ Kurse tek ne u ngrite si "hileqar"/ Gjysem per gjysem duke na ndar/ Ndaj sot asht ora per gjuhe me luftue/ Me e ba shkolle(instutucion) aty ku e kane ndalue/ Ylle -draper -çekan çe paski qendis(!)/ Keshtu veç ja ule vlerat Shqiperise/ Dhe Ismail Beun me e ngrite apet/ E ngrene naganten e veten e vret/ Ndaj hidhnje per toke si shenje te tradhtise/ Ta bajme lecke e lajme plloçat e shpise/ E kush asht burre me u hedhe matane/ E t'marrim ate qe pa t'drejte na ndane/ E na thefte forca e marrin prap/ Ju leme te drejten brezave lufte me rihap///// Nga blloku partizane u ngrite nji ofsham/ Si bishe e plagosur qe urlon me gjame/ Se shtazes i mungone fjala me u kuptue/ Vdes n'lloin e vete e s'pranon me ndrrue///// E qeshen te rinjte me nje Luznakçe te holle: E Nakos ju nxi fytyra si sholle/ Shoqeruesi i afrohet flet ne vesh tinzar: -Ta terheqim diku e vrasim si tradhtar///// -Jo ja kthene Nako, ne asnje menyre/ Jane pregatit(te armatos) dhe per ate menxyre/ T'luajme si ne Jug taktiken e vjeter/ Te ikim durueshem, kthejme njehere tjeter. vazhdone Nako lajmeroi Dushanin dhe serbo sllavet i bane nje rrethim djalit te vetem te Dalip Nikollit qe ishte vullnetar bashke me shoke, ne tokat e lirueme per mbarvajtjen e gjuhes shqipe ne Radastush. Abdulla Hoxha plagoset, Rrem Balla humb dy syte, djali i Dalipit shpetoi. Pas kesaj u porosit Haxhiu dhe i dergoi nje fira qe e mbante ne shtepine e tije dhe e vrane me taktike guerile. Tani Edi Rama sa ka folur nje fjale te mire ne Selanik si Dalip Nikolli, Opozita(!) e trazon mire muhabetin me diversitet: thote marrveshja jone me greket per detin ishte ma e mire se e Edit. Mirpo si me shifer flasin e ma pare duhet te rregullohet e drejta Dheut(!), e sjellin bukur me Ujun. Kurse shqiptaret dritshkurter te sodit ma keq se partizanet qe u ngriten per komunizmin Stalinist bertasin e çirren jo ky asht tradhtari, jo ky asht patrioti dhe shkojne e festojne 80 vjetorin e luftes Nacional- sllavo-tradhtare qe na solli humbjen e tokave te lirueme, e Shqiperine e leshoi ne skllaveri. Do zoti na bie dhe njihere mbare e ti rilirojme tokat e lirueme dhe bujrum te hyjme ne Europe. Mirpo na duhen miqte e MIRE e s'duhet t'i bajme te na urrejne. Duhet te dijme te sillemi si Izraeli ose te hyjme pese breza borxhe e te perveshim krahat me shkolla e ne pune te palodhur....(!)

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Nuk eshte e vertete qe Zogu nuk luftoj per bashkimin kombetar, vete fakti qe u emerua Mbreti i shqiptareve eshte nje tregues, ne vitin 1926 gusht ka nje marveshje te fshete me Italianet per pushtimin e Jugosllavise nga Italia e Shqiperia dhe Shqiperia do merte te gjithe tokat ku banoret flisnin shqip. Musolini e zbatoi planin per bashkimin e shqiptareve por pa Zogun. Zogu ishte nacionalist qe vepronte ne kushtet e mundesite e shtetit te Shqiperise se kohes, gjithashtu Hasan Prishtina ishte nacionalist por mjetet qe deshironin ti perdornin per qellimet e tyre nacionale ishin te ndryeshme dhe armiqesite midis tyre ishin normale. Fatkeqesisht shqiptaret deri ne vitet 1990 mendesite e ndryeshme politike i zgjidhnin ne shumicen e rasteve me dhune ekstreme.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Buda

              Bashkimi Kombetar i Shqiptareve do te behet ne vitin 2030 kur Shqiperia, Serbia, Mali i Zi, maqedonia dhe Kosova do te futen ne BASHKIMIN EUROPIAN dhe kugijte do te behen simbolike.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NJE KATUNAR PO KATUNAR TIRANE

                PSE NUK NA BASHKON AMERIKA SIC NA BASHKOI ITALIA FASHISTE?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje