Dikur shërbeu si vend strehim për nëndetëset, kurse sot një destinacion turistik. Dera e çeliktë u hap dje për herë të parë pas 32 vitesh.
Bëhet fjalë për portën e tunelit të Porto Palermos. Hapja e këtij tuneli që në kohën e komunizmit ishte një sekret ushtarak, është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetësimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.
Hapja e portës prej çeliku të këtij tuneli ujor të veshur me betonarme vuri për herë të parë në lëvizje mekanizmin e saj, pas mbi 3 dekadave mosaktivizim. Hapja e tunelit u krye nën drejtimin e stafit inxhinierik të batalionit të Xhenios dhe kaloi pa asnjë problem. Ishte vetë Kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamjet nga hapja e këtij tuneli. Kreu i qeverisë theksoi se me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos ka nisur projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.
“Mirëmëngjesi dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, – shkruan Rama.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijimin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.
Projekti synon miradministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore. Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë Detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik të Batalionit të Xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988.
Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur. Nga frika e armiqve, diktatori Enver Hoxha ndërtoi 175 mijë bunkerë në të gjithë vendin dhe tuneli I Porto Palermos është njëri prej tyre. Ky bunker për nëndetëset është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Tuneli është 650 metra i gjatë me bazë të fortë inxhinierike.
Tuneli ka dy porta, njëra në hyrje, ndërsa tjetra në detin Jon. Kështu që nëndetëset ose anijet e shpejta mund të vinin në këtë anë të gjirit, të furnizoheshin me karburant e municione dhe më pas të dilnin në anën tjetër. Shumë efektive si metodë, por që nuk u përdor kurrë. Bunkeri i fortifikuar me dyer të mëdha prej hekuri në të dy anët e tunelit synonte të ndalonte çdo formë sulmi. Brenda tunelit kishte edhe reparte për mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve. Ndaj shumë njerëz qëndronin aty gjatë Luftës së Ftohtë.
Misteri
Tuneli i Porto Palermos pretendohet të jetë një bunker nëndetësesh i ndërtuar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë gjatë sundimit të diktatorit Enver Hoxha. Ndodhet në skajin verior të Gjirit të Porto Palermos. Ai nuk është më në përdorim si i tillë, por mbetet në një zonë kufizimi ushtarak.
Pothuajse me siguri funksioni i tij kryesor ishte si një bazë për mjetet e sulmit të shpejtë. Ndryshe nga nëndetëset, këto anije janë anije mbrojtëse bregdetare me rreze të shkurtër veprimi që shtrihen të fshehura gjatë ditës afër vendit ku duhet të operojnë natën. Nëndetëset shqiptare të klasës “Whisky ishin anije me rreze të gjatë dhe zakonisht bazoheshin më larg nga baza detare e Pashalimanit në Gjirin e Vlorës. Në pension në vitin 1998, nëndetëset gjenden ende në Pashaliman.
Tuneli i Porto Palermos është një vepër gjigante nga ato që nuk janë të dukshme, por që vlera e tij është sa tri hidrocentrale të kaskadës së Drinit të marra së bashku. Ky tunel ka qëndruar i fshehur për vite me radhë në brendësinë e një mali dhe nuk u shfrytëzua kurrë. Kjo sepse në momentet e përfundimit të tij regjimi komunist ra. Kjo vepër nuk u pa kurrë nga njerëzit, me përjashtim të atyre që ishin të përzgjedhur me kujdes për ndërtimin e saj. Tuneli i Porto Palermos ndodhet në një prej perlave të turizmit shqiptar, në Gjirin e Porto Palermos.
Aty gjithashtu është edhe një nga kalatë më të famshme ndërtuar në fillim të shekullit XIX nga Ali Pashë Tepelena mbi rrënojat e një kalaje veneciane. Ky gji ishte menduar nga regjimi komunist të ishte një nga strofullat më të heshtura të katër mjeteve lundruese. Historia fillon në vitin 1969, sovjetikët ishin ata që projektuan një mbrojtje perfekte në atë zonë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishin kinezët ata që morën përsipër vijimin e projektit. Tuneli është 980 metra i gjatë, 11 metra i lartë dhe 8 deri në 11 metra i thellë, 12 metra i gjerë dhe që shoqërohet me disa ndërtime deri në 4 kate.
Kjo vepër, sipas kalkulimeve të asaj kohe, ka kapur shifrën 418 milionë Dollarë ose e konvertuar me vlerën e sotme sipas një kalkulimi që bëhet në internet 1.8 miliardë Euro. Ndërtimi i tij nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Regjimi komunist nuk e çoi dot as deri në fund marrëzinë e super kushtueshme që do t’i mbronte nga sulmet imagjinare. Për ndërtimin e tij kanë punuar rreth 1000 persona në kushte ekstreme. Sipas të dhënave të procesverbaleve të mbajtura në bazën ushtarake, vetëm një prej menteshave, ardhur nga Kina, kushton 75 mijë Euro. Dyert e vendosura në tunel ishin llogaritur t’i rezistoni çfarëdolloj shpërthimi, madje edhe shpërthimeve atomike.
Gjatë ndërtimit të tij kanë humbur jetën rreth 100 punonjës, por vetëm 93 prej tyre janë dokumentuar. Shifrat mbeten kaotike pasi jo të gjitha vdekjet brenda tunelit raportoheshin. Për ndërtimin e tij janë dashur më shumë se 20 vite punë. Porto Palermo është përdorur kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta me vende të tjera. Më 28 Prill 2013, USS Monterey mori pjesë në një stërvitje katërorëshe për testimin e aftësive të Forcave Detare Shqiptare në Porto Palermo. Stërvitja përfshiu marinarët shqiptarë që reagonin ndaj thirrjeve të simuluara të shqetësimit dhe raporteve për aktivitet të dyshimtë. Stërvitja Shqiptare Lion 2014 përfshiu forcat shqiptare dhe britanike që praktikonin një sulm amfib në Porto Palermo.
Stërvitjet Albanian Lion ’14 u zhvilluan edhe në Bizë, Zall-Herr, Kuçovë dhe Pashaliman, me seli në Kepin e Palit. Ministria Shqiptare e Mbrojtjes njoftoi se në stërvitje morën pjesë 600 trupa dhe katër anije. Pas shkëputjes nga BRSS-ja në Porto Palermo mbeti vetëm një nëndetëse, 8 i morën rusët, tre u vendosën më në veri të Porto Palermos dhe u çuan për skrap. Ndërsa baza ushtarake është ende funksionale sot e kësaj dite, thotë fotoreporteri, ambienti rreth saj është fantastik. Ndaj thotë fotoreporteri, nëse keni qenë pjesë e ushtrisë do të ishte një kënaqësi e madhe të qëndronit në plazhin afër bazës ushtarake. Kjo bazë, që u bë vendstrehimi i 12 nëndetëseve të Bashkimit Sovjetik. (Valentina Madani)
Jepi edhe tokat atyre "investuesve strategjikë" per hotele, dhe je në rregull or byrazer. Gazeta Metro e Londres kishte nje artikull per bregdetin e Jugut, ku autorja qe e kishte vizituar mburret shumë natyren shqipetare, por Shane shtetin qe e kishte betonizuar çdo gjë me ndertime pa kriter dhe pa plan, si ne Sarande edhe ne Ksamil. Plus çmimet.e paresyeshme. Por perkthyesit e Top Channel, me urdher nga lart, i kishin hequr te tere kritikat nga artikulli, dhe kishin lënë vetem pjeset ku ajo mburrte bregdetin shqipetar duke e krahasuar me Maldivet. Ajo ne fakt tha qe "dëti" dhe natyra jane si ne Maldivet, por po prishen nga ndertimet.dhe nga super shfrytezimi. "Ishim ne Ksamil tek Poda tha, dhe u ngritem.e ikëm sepse ishim bythë me bythë dhe nuk ofronte asgje qe ta krahasoje me Maldivet. Edhe per ndertimet ne Sarande foli shumë keq. Po e shkruaj komentin këtu, sepse ne sajtin e Top Channel vetem mund te lexoja, pa koment. Saliu ju dha prona kstunarëve ne bregdet, ky po u jep gjithë atyre qe kane para te ndertojne, dhe nuk ka më "Maldive" pastaj. "Dhe me keto ndertime qe po betonojne gjithë bregdetin e Jugut qe nga Palasa e deri ne Ksamil, ju uroj nje të Hënë të kendshme".
Pse tani e more veshe qe shqiperia ka pjerdhur se kishim komandant nje kriminel spiun qe pellete cdo dite nga penxherja....ne vend te ishte denuar me varje ne litare.. Ha ka ngelur krim pa i bere shqiperise dhe te gjithe qytetareve ai krimineli.. I zhveshi nga breket me firmat piramamidale .. shiti te gjithe shqiperine....futi ne lufte civile te gjithe popullin....apja e depove te armeve....etj etj etj krime....sote ciceron cdo mbremje.....ne vend te qe te ishte denjuar me varje..
Ja ka futur pordhës kjo shkronjësja. 80% janë gënjeshtra të mbledhura nga kompjuteri.
per shifrat ja ka futur si kau peles, show per te mbledhur klikime
Asnjëherë nuk ka qenë për nëndetset por për anijen sulmuese të shpejta rraketahedhëse OSA 1 ose OSA 2. Por u prishëm me Kinën dhe ato nuk erdhën... Pastaj menduar t'a përdorim për nëndetse por kur nuk u bë bazë prioritare pasi nuk rrezikonte kush katër nëndetse në një tunel. Një bombë kundër tuneleve apo raketë në hyrje dhe ngeleshin brenda. Bazë parësore e marinës edhe pse ka qenë Bisht Palla (Kepi i Palit). Ka qenë Pashalimani për nëndetset dhe bazën shoqeruese Tomori (ish Nemçinov). Madje në Pashaliman ka qenë dhe një dok lundrues apostafat për ti ngritur ato për remonte të pjesshëm nga shqiptarët, të plotë nga kinezët. Dokun e mbytën në 1997 (fatkeqesi). Të blesh apo bësh tjetër sot kushton sa qimet e kokës. Futja e nëndetses në tunel për muze pa remont sot në atë gjendje gati për t'u mbytur në tunel do jetë katastrofë se ka për t'u mbyt brenda aq e kalbur është... Sa për sqarim tuneli mezi sa i merr ato brenda qoftë gjerësi ose thellësi. Si dhe nëndetset nuk ishin kinezët por Ruse prodhuar në Shën Petersburg dhe ardhur prej andej karvan ... Tipi projekt 613 C. Exporti. Kur erdhën dy nga këto ishin 3-4 vjeçare dhe dy 5-6 vjeçare. Kopje identike e rusëve të nëndetseve Gjermane më të fundit të luftës së dytë model ubot elektrobot XXI. (Një examplar i saj (ndoshta i vetmi) është muze në lum në Bremen).
Lexuam me ne fund shkrimin e nje specialisti te vertete dhe real,pasi na mbyten alabaket pafund.
Nje shkrim shume konfuz, kontradiktor, u ndërtua kot se nuk u perdor, se lufta nuk ka ekzistuar dhe kurrë nuk do te kete e plot brockulla si keto, kohe mjerane me gazetare akoma me te mjere.
Ej sensasion i pa degjuar me par, edi rama me ushtrin e vet hapi porten e tynelit te porto palermos , sensacion arritje e pa par, ushtria jon shtypi butonin hapi deren , kta vetem i bejn reklam vetes , askush nuk thot sikur nje fjal per ata qe sakrifikuan dhe jeten qe e ndertuan , brez bastardesh mosmirnjosish per punen e te parve te tyre . Dhe vrimen e bythes i kan treguar botes, vetem ne nuk kemi asgjo mo me mçef .
Politikë sharlatanësh, ushtri sharlatanësh. Ushtarakët e xhenjos shqiptare punojnë me atlete të kuqe Adidas..
Marrëzia e satëme
Nuk kalon shumë kohë e do i falenderoheni Enver Hoxhës,për bunkeret e strehimoret e ndërtuara.Do i shpallni armiq ata që shkatrruan Ushtrinë Shqiptare sado që shumica jush ishit pjesëmarrës,se kështu u kërkonte serbi e greku që u jepnin edhe ndonjë lek.
*Tuneli ka dy porta, njëra në hyrje, ndërsa tjetra në detin Jon.* Mund të ma shpjegojë njeri çdo të thotë gazetari me këtë fjali?
Shkrim me shume pasaktesi.Me vjen keq qe nje gazet kaq shume E lexuare ,boton shkrim te pa saketa.
Te pakten qe nga 1997 kur shteti u rrezua nga vete shqiptaret me ndihmen e haleateve Enveri u shenjterua...Ushtria per nje shtet eshte si puna e hallateve...Jemi i vetmi shtet ne Europe pa ushtri te mirefillte.PA HALLATE .ne nje kohe qe na ruajne avionet e grekut apo anijet e Italianit..
Beni dhe Ju sot sa cereku i asaj qe beri Enverit dhe Populli shqiptar ne ate kohe.Historia do Ju vleresoje si shkaterrues te mbrojtjes se Lirise dhe pavarsidse se vendita.
Sa keq per Shqiperine,sa turp per udheheqjen shqiptare qe,nuk lane me sekrete pa nxjerre ne shesh .Enveri i ndertoi 175 mije tunele per te mbrojtur popullin nga luftrat , termete, permbytje , ku u deshen shume e shume vite per tu ndertuar e shume veshtiresi e sakrifice nga punetoret qe punonin ne kushte ekstreme, kurse keta te shiturit ,te pafytyrat, hajdutet e kriminelat , qe udheheqin vendin,e kthyen vendet strategjike ,qe i lakmojne gjithe bota,mbi te gjitha Amerika,ne vende turistike, dmth ,i thote gjithe botes ,qe ne jemi 1 vend pa ushtri dhe i pa mbrojtur ku portat jane te hapura dhe mund te vije kush te doje e te bleje ke vend te doje pa problem,boll te paguhen mire pushtetaret tane. O NJEREZ ,fajin ta kerkojme te vetja jone ,qe po i leme te shesin Shqiperine , do ngelemi pa truall .
Enveri i ndetoi 175 mije tunele per te mbrojtur popullin nga luftrat,termetet permbytjet e te tjera fatkeqesi naturore,kurse Saliu Edi ,Iliri. po i shesin per ta nxjerre fitime kolosale personale,duke e lene kete popull ne dore te fatit, pa ushtri industti,buqesi,.Enveri mjeksin ,shkollat i kishte falas ,kurse keta sot e kane lene Shqiperine ne varferi te plote.Mallkuar qofshin,te gjithe tradhetaret e vendit,bashke me te pjellte e tyre.