Pëllumb Xhufi: Tri gabimet e Enver Hoxhës sipas Stalinit!

31 Maj 2024, 10:40Dossier TEMA
Pëllumb Xhufi: Tri gabimet e Enver Hoxhës sipas Stalinit!

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se si u krijua Partia Komuniste e Shqipërisë, si e mori pushtetin Enver Hoxha dhe qëndroi rreth 40 vjet si diktator.

Xhufi foli edhe për gabimet që bëri Enver Hoxha gjatë pushtetit të tij. Janë tri gabime, thotë Xhufi, që ia vuri në dukje edhe Stalini, kur Hoxha i shkoi në Rusi; përbërja fetare e popullit shqiptar, lufta e klasave dhe krijimi i kooperativave.

“Enver Hoxha luftonte edhe për pushtet personal. Duke ditur psikologjinë e diktatorëve, fillojnë u pëlqen vetja dhe nuk kanë besim te të tjerët. Ky është problemi. Këtu dalin dhe gabimet që ka bërë Enver Hoxha.

Janë 3 gabime që ia ka vënë në dukje vetë Stalini. E ka paralajmëruar për tri gjëra për të cilat Enveri po nxitonte shumë. Në 1947-ën kur shkon Hoxha tek ajo parada e famshme, e pret Stalini.

Hoxha shkoi me një delegacion prej shtatë vetash, të Byrosë Politike. Në fjalën e tij Stalini i thotë Hoxhës që t’i prezantojë shokët e Byrosë. Enveri ia prezantoi të shtatë.

Në një moment Stalini e ndalon dhe e pyet se çfarë përbërjeje fetare ka populli shqiptar. “70% janë myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë”, i tha Enver Hoxha.

Stalini ia kthen: “Edhe në Byronë Politike dhe në parti duhet paraqitur kjo përbërje.” Ky ishte gabimi i parë.

I dyti ishte për luftën e klasave. Filloi të raportojë Enver Hoxha dhe tha: “Ne kemi çuar studentët tanë në vendet e Bashkimit Sovjetik, në demokracitë e tjera popullore. Ata shumë shpejt do kthehen dhe me ta do zëvendësojmë burokratët e vjetër.”

Stalini i thotë: “Ata të vjetrit vërtetë nuk janë komunistë si ne, por janë patriotë. Ata do ikin kur të mbushin moshën. Nuk ka pse të nxitosh kaq shumë.”

Mësimi i tretë ishte për ekonominë, kryesisht me bujqësinë.

Enveri tregoi përparimet që kishin bërë dhe projektin për krijimin e kolkozeve, kooperativave. Stalini i tha: “Ju jeni vend i vogël dhe i varfër. Në punën e kolkozeve kemi bërë gabime të mëdha ne. Mos i bëni dhe ju këto gabime. Prandaj ecni me ngadalë!”

Këto janë tri nga problemet në të cilat Enveri eci nxitimthi.”, tha Xhufi.

6 Komente

  1. a
    abc

    Më shumë se gabime Enveri ka kryer krime të pafundme. Enveri ishte thjesht një kriminel paranojak që mendonte se do të mbetej i pavdekshëm. Dhe vrau e preu si një i çmendur. Miq e armiq. Deri edhe shokët e tij të luftës! Krime të tilla nuk kanë bërë as Stalini dhe as Hitleri. Mirë që nuk të pëlqen më, mirë qê ka bêrê gabime! Hiqe nga puna atëhere. Çoje në fshat. Po përse duhet t'ia presësh kokën dhe ti persekutosh edhe familjen?! Pasi ke ngrënë dhe ke pirë dreka dhe darka te shtëpia e tyre! Pasi ke luftuar dhe ke ndarë me ta bukën gjatë operacioneve të dimrit! Pasi je strehuar në shtêpitë dhe bazat e tyre?! Thjesht një kriminel. Një djall me fytyrë të bukur. Sa më shumë kalon koha aq më shumë humbas çdo lloj respekti për të.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      Historiani Pellumb Xhufi eshte nje personalitet i Historise se Shqiperise per periudhen Bizantine; per periudhen Komuniste flet sikur ka pire nje fuci me raki...

      Përgjigjjuni
      1. z
        zzz

        Nuk i takon xhufit te perfaqsoj ,,periudhen bizantine si historjan ,,,se eshte myslyman ,,,duhet te jet nje orthodhoks historjan i bizantit ,,,xhufi te jet per historin osmane,,,,

        Përgjigjjuni
      2. D
        Deda...

        Nuk janë gabime zoteri, janë genocid mbi të cilin vazhdoi shteti Shqiptar pas 1990-es...

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xen Bolja

          Po ky Xhufka ishte aty kur ja tha Stalini mo? Se nuk i keshem ditur me pare!!! Stalua i ka thenur: pak ke bere, qijua nanen me fort te te therrasin bab e at, edhe none do te thrrasin. Stalua tolerant!!! Kuje

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            Pellumb Xhufi eshte dhendri i nipit te Enver Hoxhes. (Luan Omarit). Motra e Enverit e ka dhender. Pra dhendri i familjes. Imagjinoni se sa i paanshem eshte ky historian komunist.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje