Presidentët, dorëheqje në dy kohë dhe një vazhdimësi mes plumbash

15 Shkurt 2026, 13:10Dossier TEMA
Presidentët, dorëheqje në dy kohë dhe një

Më 30 prill të vitit 1991, Ramiz Alia u zgjodh President i Shqipërisë, post që në të vërtetë e kishte mbajtur si vazhdimësi të rolit të tij si udhëheqës i partisë-shtet, PPSH-së. Në seancën parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 31 marsit, ai u propozua nga ish-anëtari i Byrosë Politike, Xhelil Gjoni, i cili në emër të 30 deputetëve paraqiti kandidaturën e Ramiz Alisë për president. Natyrisht, presidenti u votua me shumicën parlamentare të PPSH-së, e cila kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit të atij viti.

Alia e udhëhoqi vendin mes protestash dhe trazirash të shumta për rreth një vit, deri më 22 mars 1992, kur zgjedhjet e parakohshme sollën mazhorancën e Partisë Demokratike. Më 4 prill 1992, Alia dha dorëheqjen, përmes këtij teksti drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Letra e dorëheqjes

Të nderuar deputetë,

Zgjedhjet e 22 marsit sollën një ndryshim rrënjësor në përbërjen politike të Kuvendit Popullor. Uroj që ky ndryshim të rezultojë sa më i favorshëm për zhvillimin demokratik dhe përparimin e gjithanshëm të Shqipërisë. E kam pranuar detyrën e Kryetarit të Shtetit në emër të së mirës së atdheut, në emër të unitetit të popullit, në emër të progresit politik dhe të konsolidimit të demokracisë. Janë të njëjtat arsye dhe obligime që sot më shtyjnë t’i kërkoj Kuvendit të ri Popullor pranimin e dorëheqjes sime nga ky funksion, duke shpresuar se Parlamenti do t’ia besojë këtë detyrë një personaliteti të ri që është në gjendje ta çojë vendin drejt objektivave që synohen nga shumica e popullit.

Me respekt,

Ramiz Alia

Tiranë, 4.04.1992

Në seancën ku u miratua dorëheqja e Ramiz Alisë, u zgjodh President i Republikës Sali Berisha, për ta mbajtur këtë post për pesë vite, deri në korrik të vitit 1997. Berisha u rizgjodh president po atë vit, në shkurt të vitit 1997, në një situatë kaotike, kur vendi ishte përfshirë nga revolta e shkaktuar prej firmave piramidale. Ky fenomen solli revoltën e qytetarëve shqiptarë që kishin humbur paratë në firmat rentiere dhe çoi më pas në rënien e institucioneve, hapjen e depove të armëve dhe, për pasojë, rreth 3 mijë viktima në të gjithë territorin e vendit.

Rizgjedhja e Berishës si president në këto kushte krijoi një reagim mjaft të ashpër te protestuesit në mbarë vendin. Ai mori 113 vota të një parlamenti të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të 26 majit të një viti më parë. Situata politike vijoi të ashpërsohej deri në momentin kur u vendos data e zgjedhjeve të parakohshme, më 28 qershor 1997. Këto zgjedhje i fitoi me mazhorancë të cilësuar Partia Socialiste dhe aleatët e saj, rezultat që solli edhe dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i kreut të shtetit.

Deklarata e dorëheqjes së Sali Berishës

24 korrik 1997

Për 5 vite me radhë, me votën e lirë të zgjedhësve shqiptarë, kam drejtuar shtetin. Në këto 5 vite kam mbrojtur dhe zhvilluar së bashku me shumicën e shqiptarëve alternativën e Partisë Demokratike, e cila bazohej në vlerat, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, dinjitetin njerëzor, fjalën e lirë, besimin dhe lëvizjen e lirë, pronën, tregun dhe vlerat e tij, integrimin dinjitoz të Shqipërisë në Evropë dhe në institucionet euroatlantike si një vend sovran dhe i pavarur, si dhe mbrojtjen e palëkundur të lirive dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve kudo në botë.

Kriza financiare e fajdeve, fenomen padyshim negativ i qeverisjes, u shfrytëzua si pretekst nga antikomunistët shqiptarë dhe mbështetësit e tyre për të organizuar rebelimin e armatosur komunist, rezultatet e të cilit ishin rikthimi në pushtet i nomenklaturës së fundit komuniste në Shqipëri dhe rënia e Partisë Demokratike në minorancë.

Kohët që vijnë shpresoj t’u japin mundësi shqiptarëve të rivlerësojnë edhe një herë me gjakftohtësi pesë vitet e demokracisë dhe pesë muajt e rebelimit. Ndonëse jam zgjedhur nga një parlament i dalë nga zgjedhje shumë herë më të lira dhe më të ndershme se sa ky që po mblidhet sot, kam qenë dhe mbetem i palëkundur në vendimin tim për të përfillur minorancën e Partisë Demokratike përpara bashkëqeverisjes me mazhorancën.

Prandaj deklaroj dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Shtetit, për të vazhduar jetën time politike parlamentare në mbështetje të vlerave dhe alternativës që unë besoj: alternativës së demokracisë së bazuar në vlerat e tregut, integrimin e Shqipërisë në Evropë dhe institucionet euroatlantike dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.

Në seancën e 24 korrikut, Kuvendi pranoi dorëheqjen e Berishës pa debate dhe pa e hedhur në votim. Po atë ditë, Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit miratoi mandatin e tij si deputet, me arsyetimin se, në momentin e konstituimit të Kuvendit Popullor dhe të mbledhjes së komisionit, ai kishte paraqitur dorëheqjen nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Pak ditë më pas, Berisha u betua si deputet dhe vijoi drejtimin e Partisë Demokratike deri më sot. Për tetë vite në opozitë, PD kaloi kriza të njëpasnjëshme, për t’u rikthyer në pushtet në vitin 2005. Pas tetë vitesh qeverisje, Berisha dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2013, por nuk u largua nga politika dhe as nga ndikimi në drejtimin e partisë.

Berisha u rikthye zyrtarisht në krye të Partisë Demokratike në vitin 2022, pas krizave të thella që solli përjashtimi i tij nga grupi parlamentar si pasojë e shpalljes “non grata” nga SHBA. Prej 13 vitesh, Partia Demokratike ka pësuar shtatë humbje në beteja elektorale, ndërsa lidershipi i saj nuk ka ndryshuar.

TemA

16 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Ekzistenca e sali Berishes ne poltiken shqipetare eshte fatkeqesi e madhe. Shqiperia,nen udheheqjen e tij ka psuar shume shkaterrime,sabotime,inrtiga dhe vrasje njerzish te pafajshem. Saliu,sa erdhi ne fuqi,vuri ne veprim zbatimin e politikes shkaterruese te UDB Jugosllave. U qendroi dhe punoi me besnikeri atyre.Pasi shkatrroi totalisht uzinat,fabrikat,kombinatet,hekurudhat,bujqesine,udhtrine etj,iu fut nje korruosioni te madh sa qe edhe sot me vjedhjet e medha ka akumuluar aq para qe t'i perdorin ne nje dite te keqe per vete ate dhe familjen e tij. Ne radhe te pare ai krijoi banda te fuqishme,te armatosura qe i ka perdorur dhe po i perdor edhe sot ne blerjen e prokurorve dhe gjykatesve pet te shpetuar edhe familjen. Pastaj u hodh kundra demokrscise te cilen e prezantoi me flake e zjarr si sistemin e rrezikshem dhe se socializmi ishte me i mire. Per keto dhe per shume te tjera,SHBA e shpalli non grata,damke e zeze te cilen e mban edhe sot. Euron dhe dollarin e ka derdhur lum per t'a hequr kete njolle te zeze nga vetja dhe familja e tij,por nuk ja ka dale deri sot. Edhe sot qe ai e ka shkaterruar PD,ai ngelet njeriu me negative dhe antishqipetar,gje e cila duket ne protestat e dhunshrme qe po bene. Pra,shkaterrimi i prones dhe vrasja, ngelet objektivi kryesor per Sali Berishen. SPAK edhe GJKKO, edhe pse i di te gjitha krimet e Saliut,nuk e drnon.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mark

      Faji i vetem i Saliut eshte se qe nga koha e Zogut eshte i vetmi “malok” i djathte qe i ka mundur disa here. Per kete e urrejne! Per kete e sulmojne! Per kete e kane frike!

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yxyxyxyxyx

        Saliu asnjëherë nuk ka fituar zgjedhjet por i ka vjedhur ato si në 1996, 2005 ja dha Nano po atë mes këmbëve ka marë dhe do nari vulëhumburi sali.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sali

          Saliu eshte i vetemi president ska rendesi malok apo jugor i cili i ka sjelle shqiperise aq te keqija sa as pushtuesit nuk ja kane sjelle ne shekuj,Shkateroi shtetin,shkateroi aresimin,shkateroi ushtrine,u munduat te fuste ne lufte veriun e jugun,Me femijet e tij vodhi shqiperine,Nga shkaterimi i shtetit jane vrare mijera vehta.Saliu eshte fatekeqeija me e madhe e kombit shqiptar.Ja ky eshte krimineli Sali

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            Ha ha o mark shalgjati,sali komunisti i djathte qe e solli enveri nga shpellat nga bari dhish... Na dhive se qeshuri more mark dhe ju sigurimsat qe i shkoni mbrapa ketij krimineli komunist

            Përgjigjjuni
            1. S
              Syleshi

              ????

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jo bre Mark

                Jo bre Mark se na korite.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nesër avazi

                  Mark! Ai nuk eshte "malok", por MALOK, pra pa thojza. Ai nuk ka të bëjë fare me malësorët, qoftë dhe ata më të pa shkollê, Ai eshte prototipi i njeriut të pabesë, bukshkalë, spiun dhe gjithfarë vesesh tê poshtra. Shkurt malok.

                  Përgjigjjuni
              2. p
                poshte krimineli sali berish kerma

                sali berisha do vdesi rugeve. si qen i ngordhur

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sgjou drejtesi. per kriminelin sali. se ai po pret

                  ose te meret. masa. me e repte per kriminelin sali berish kermen. ose te meren. masa te repta per spakun. kete kerkon populli shqiptar. ju faleminderit

                  Përgjigjjuni
                  1. f
                    foli debili

                    o analfabet i pagdhendur, meso shkrim e kendim! tipat si puna jote duhen ndaluar me ligj te votojne, se i rendojne dheut kot. pale zotrote, na dole te flasesh ne emer te popullit shqiptar. ik ore karkalloq, futi nje teke raki me salce, se s'eshte per ty politika.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tng

                    Kuptoje qe njerzit me komentet e tyre si qenie gjalle edhe goja ju flet ne vend te Bythes,por ajo cfar nuk kuptoje eshte se,keto qenie nuk kuptojne qe Ekonomia Jone ishte nje ekonomi shterpe,qe nuk konkuronte as ne Rajone e jo me gjere,keta derra qe flasin akoma per Traktorin e markes shqiptare nuk jane as me shume e as me pake ca te lajthitur nga mendja. Edhe per gjithcka na qenka Berisha fajtori,po mire Budallenje si nuk del nje njeri nga ju qe llapni dite e nate ti dale para Saliut edhe ta denoje. Boll se na rruajtet menderen.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Replike toTng

                      Ta paska dhene pronen badjava saliu ty , te ka fute ne thes ? He dil ti dhe vrite , do te urine gjithe populli qe nuk eshte i zoti ta vras? Te cmenduri i ka bere banda Shqiperine e zbrazi duke lene pensionistet , ka punuar keto 35 vjet e kane orjentuar agjenturat serbegreke ruse , histori e vjeter e ka filluar kete aktivitet qe ne moshe te re kot nuk e pezgjodhi ramiz haleja ?

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nikua pe Korce

                      Dhe sic tregohet qartazi, tashme edhe komunizmi eshte me mire se Saliu, sipas gazetaruceve te Temes. Faji i vetem i Berishes pas '90-tes ishte qe beri spastrim selektiv; po funderrinave komuniste iu duheshin zhdukur fare edhe fis, qe Shqiperia te kishte ndonje shans. Fati yne i keq qe nuk ndodhi kjo gje.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Syleshi

                        Po saliu nuk ishte komunist?

                        Përgjigjjuni
                      2. e
                        emigranti

                        po fajin e ka saliu sepse ai nuk luftoi per popullin po per vete dhe familjen e vete vodhi , dogji shkateroj vetem per vete ai do varrur po duhet konfiskuar pasuria me pare komplet si familje

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje