Nga Afrim Imaj
Skëder Xhafa, njëri nga inxhinierët më të njohur të industrisë ushtarake, ka qënë ndër pro tagonistët e projekteve për prodhimin e armëve të Perëndimit në kohën e regjimit komunist.
I porsakthyer nga Italia ku shkon shpesh për të vizituar djalin që jeton aty, në përgjigje të interesimit tonë për të hedhur dritë mbi këto proçese të panjohura e të mbajtura secret në atë kohë, preferon të fokusohet kryesisht te projekti për prodhimin e automatikut të Xhevdet Musafës, kreut të bandës që zbarkoi në vjeshtën e vitin ’82, që ka qënë dhe një nga projektet më të vështira.
Arma e prodhimit amerikan e “faluar” nga banda terroristet, vlerësohej nga autoritetet e kohës një rast i mirë e mundësi reale për të nisur nga prodhimi i armëve perëndimore. Më shumë se novacion i rastit, futja në linjën “Made in Albania” e prodhimit të armëve të mbërritura nga matanë Atlantikut, shfaqej si një sfidë e rëndësishme politike.
Si e tillë vlerësohej mbi të gjitha nga krerët e kupolës së shtetit, të cilët prej kësaj mendonin për t’i hedhur në eksport këto prodhime. Pak a shumë ky ishte sfondi në të cilin nisi nga puna projekti për prodhimin e automatikut të kapobandës Xhevdet Mustafa, i cili vlerësohej nga specialistët e kohës si armë shumë e sofistikuar. Në përmbushjen e këtij projekti, njëherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinateve ushtarake, morën pjesë rreth 1000 inxhinierë e specialistë nga më të mirët e sistemit të industrisë mekanike të vendit. U deshën dy vjet punë e përpjekje që arsenali shqiptar i armatimeve të koleksiononte të parin automatik perëndimor, kampionin e të cilit e solli një shqiptar, por jo me këtë destinacion. Në rrëfimin për gazetën “Panorama”, Skënder Xhafa sjellë një retrospektivë të plotë të përpjekjeve intensive për prodhimin e automatikut
“P-84”, i njohur si “kallashi i Xhevdet Mustafës”. Ish-drejtori i Uzinës së Artilerisë dhe një nga konstruktorëte automatikut model “Mustafa”, zbulon disa nga enigmat e kësaj historie dhe shfaq rezervat e tij për mënyrën e trafikut që nisi të bëhej në atë kohë, por edhe më vonë me armët e prodhuara në vend. Në tërë rrëfimin inxhinieri Xhafa nuk e fsheh krenarinë për mjeshtërinë e lartë të kolegëve, të cilët në kushte teje të vështira kanë mundur të realizojnë produkte të rralla, me të cilat në të tjera vende do të ishin laureuar disa herë e do të siguronin një të ardhme të mrekullueshme për jetën e tyre…
Zoti Skënder, njiheni si inxhinier në sistemin e industrisë ushtarake dhe kryesisht asaj të prodhimit tëarmëve. Në vitet e fundit të regjimit komunist, kjo industri ka implementuar në kushte të fshehta “Projekti 84” që përflitej se destinohej për prodhimin e armëve të markave Perëndimore. Çfarë mund të tregoni pas kaq vitesh për këtë histori misterioze?
Një histori e vjetër, e harruar tashmë kur jetojmë në kushte të tjera. “Projekt 84” ishte një nga nismat e rëndësishme që inicioi udhëheqja e lartë për t’u zbatuar në sistemin industrisë ushtarake diku në mesin e viteve ’80. Nëpërmjet tij synohej prodhimi i një automatiku të ri të tipit perëndimor. Deri atëherë uzinat e kombinatet tona kishin prodhuar vetëm armë të tipave lindorë.
Sfida këtë radhë kishte të bënte me prodhimin e një arme tjetër. Ishte periudha kur krerët politikë promovonin moton “Shqipëria, as Lindje dhe as Perëndim”. Asaj do t’i përgjigjej edhe strategjia e industrisë ushtarake. “Projekt 84” ishte një nga sfidat e saj. Ishte koha kur kishim kopjuar gati tërë arsenalin e armëve të vendeve të Traktatit të Varshavës dhe synonim të provonim produktet e vendeve të NATO-s. Dhe diçka bëmë…
Çfarë kishte për objektiv “Projekt 84”?
Objektivi i tij ishte prodhimi i automatiku P-84. Një armë perëndimore me precizon të lartë dhe e manovrueshme për luftime të afërta. Për të mbërritur deri te ky produkt, u deshën gati dy vjet punë. Ishin me qindra inxhinierë, specialistë, konstruktorë e mjeshtër prodhimi, që vunë emrin e tyre në patentën e këtij produkti. Madje, jo vetëm nga sistemi i industrisë ushtarake, por nga tërë korpusi i ekspertëve të industrisë mekanike…
Si u realizua në atë kohë ky produkt nga konstruktorët e mjeshtrit e sistemit të uzinave ushtarake?
Besoj se është pa interes procedura teknike që u ndoq deri te realizimi i automatikut “P 84”. Procesi teknologjik ishte shumë kompleks dhe u materializua në dhjetëra ndërmarrje. Vetëm numri i inxhinierëve që u morën me konstruktimin e armës dhe linjave të prodhimit të sa arrinte aty te 250 vetë. Shumë të tjerë, mjeshtër prodhimi e konstruktorë, punuan për muaj me radhë për të mbërritur deri te produkti që i kishim premtuar partisë dhe udhëheqjes politike.
Në atë kohë, nga njerëz afër uzinave ushtarake qarkullonin zëra se automatiku “P-84” ishte një kopjim i armës së Xhevdet Mustafës?
Duhet theksuar se asokohe çdo gjë bëhej në kushtet e një sekreti të jashtëzakonshëm. Gjithsesi, nga gjithë ajo mori njerëzish e specialistësh që punuan për muaj me radhë, dikush e nxori sekretin. E vërteta është se “P-84” është një riprodhim i automatikut që iu kap Xhevdet Mustafës gjatë asgjësimit të bandës në vjeshtën e ’82 Udhëheqja e lartë e vlerësoi këtë një rast të mirë për t’i shtuar koleksionit të armëve “Made in Albania” edhe këtë armë të prodhimit perëndimor. Pikërisht këtu nisi edhe zanafilla e “Projektit 84”. Sfida u shfaq e vështirë qysh në fillim…
Diçka më konkrete për procesin e modifikimit të automatikut të Xhevdet Mustafës…
Duhet sqaruar se nuk bëhej fjalë për modifikim por për prodhim. Ishte një urdhër politik mbi bazën e të cilit u ndërtua tërë projekti. Pas asgjësimit të bandës së Xhevdet Mustafës në fillimin e viteve ’80, vetë kreu i shtetit rekomandoi prodhimin e armës së tij. Mjaftoi kaq për t’u ndezur tërë motorët e sistemit të industrisë ush- tarake. Specialistët më të mirë të saj, fillimisht morën kopjen që ishte në muzeun e Ministrisë së Brendshme. Prej aty filluan grupet e punës. Gjithçka drejtohej nga Instituti nr. 6, i destinuar për teknologjinë ushtarake. Mandej modeli u përthye në dhjetëra projekte…
Nga projektet te puna për prodhimin e automatikut “P-84″…
Automatiku i Xhevdet Mustafës ishte një prodhim artizanal. Ky ishte konkluzioni i parë që bënë special istët pas analizave shkencore të modelit. Prodhimi në linjë teknologjike, në këtë rast, bëhej shumë i vështirë, madje duhet thënë gati i pamundur. Të paktën për kapacitetet që ne posedonim në atë kohë. Debatet e mëtejshme na çuan në nevojën e thirrjes së specialistëve të huaj. Prania e tyre ishte e domosdoshme. Me informacionet që kishim përzgjodhëm tre specialistë italianë, nga më të mirët e fushës së prodhimit të armëve në rrugë artizanale. Dhe nuk u zhgënjyem…
Ju po thoni se kopjen e parë të automatikut “P-84” e bënë specialistët italianë, po mjeshtrit shqiptarë çfarë procesi realizuan në këtë projekt?
Demostrimi i “Kallashit të Xhevdet Mustahës” në paradën e vitit ’94 “Zhulali ua prezantoi për herë të parë amerikanëve”. Specialistët italianë u thirrën në ndihmë. Për ta u krijua një repart special në zonën e Bradasheshit. Ishte kjo një strukturë sekrete e uzinës së Çekinit në rrethin e Gramshit. Ata për muaj me radhë bënë me dhjetëra eksperimentime, të gjitha në rrugë artizanale për të prodhuar pjesët e këtij lloj automatiku. Çfarë u kërkua prej tyre, më në fund u realizua.
Madje nuk u prodhua një, por pesë automatikë tip P-84. Gjithsesi, kjo ishte vetëm një pjesë e punës. E para, se automatiku që mundën të riprodhojnë ata, kishte jo pak defekte e pasaktësi. Tjera kishte të bënte me faktin se nuk kërkohej të prodhonim thjesht një automatik që të ngjasojë me atë të Xhevdet Mustafës, por synonim krijimin e teknologjisë për ta prodhuar në seri “P-84”. Në fund të fundit, ky ishte edhe objektivi i “Projektit 84″…
Çfarë treguan eksperimetimet e para?
Në qoftë se në Bradashesh u bë eksperimentimi me pesë automatikët e parë, implementimi i linjës teknologjike u shtri në dhjetëra ndërmarrje të ushtrisë dhe të tjera të sistemit të industrisë mekanike të ekono misë. Gjithçka në këtë sipërmarrje drejtohej nga grupi i inxhinierëve të caktuar për këtë projekt në instituti numër 6, që kryesohej nga inxhinieri i talentuar Ilir Andoni.
Grupet që operonin në ndërmarrjet e ndryshme, kishin detyrime specifike. Çdonjëra prej tyre kishte për detyrë prodhimin e pjesëve të veçanta të kësaj arme. Finalen e këtij projekti duhej ta përmbyllte Uzina e Artilerisë, e cila kishte për detyrim të bënte montimin dhe kolaudimin e armës. Ju thoni se për prodhimin e automatikut të Xhevdet Mustafës kanë punuar dhjetëra ndërmarrje në të njëjtën kohë…
E vërteta është se ka qenë një sipërmarrje e jashtëzakonshme, në të cilën janë angazhuar shumë nga kombinatet dhe uzinat mekanike të vendit, sipas profilit dhe kushteve teknologjike që ofronin. Ndërkaq, ndërmarrjet e sistemit të industrisë ushtarake ishin të gjitha të integruara në këtë projekt të rëndësishëm…
A u kujtohen proceset që kryen ndërmarrjet në zbatim të këtij projekti?
Patjetër që më kujtohen, madje mbaj mend me hollësi të gjitha operacionet, të cilat prodhuan detalet e kësaj arme. Mjafton të kem përpara një automatik “P-84”, për të përshkruar prodhuesin e elementëve përbërës të tij. Të vijmë te konkretja. Trupi i “P-84” u prodhua në uzinën e autotraktorëve në Tiranë dhe në Kombinatin e Poliçanit. Shuli u realizua në uzinën e Çekinit në Gramsh dhe në atë të instrumenteve “Petro Papi” në Korçë. Karikatori në Uzinën e Artilerisë.
Fisheku 9 m/m në kombinatin e Poliçanit. Baruti në uzinën e Mjekësit. Ndërkaq, ndërmarrje të tjera të sistemit të industrisë mekanike, prodhuan detajet e tjera të konstruksionit të armës së Xhevdetit. Në këtë sipërmarrje u angazhua uzina “Partizani” e Tiranës, UEM-i i Durrësit, UMB e Korçës, Uzina Mekanike e Beratit, ajo e Patosit, uzina “Tirana” etj. Shkurt, një korpus i tërë njerëzish e ndër marrjesh prodhuese. Dhe jo në pak ditë, por për dy vjet me radhë deri sa nisi prodhimi në seri…
Cilat ishin vështirësitë më të mëdha që u përballuan gjatë këtij projekti?
I tërë procesi për prodhimin e automatikut P-84 ishte një sfidë e vështirë. Të riprodhoje në linjë teknologjike një armë të realizuar në rrugë artizanale, duhej kapërcyer një barrierë e jashtëzakonshme. Prandaj u desh kohë për të mbërritur pas shumë peripecive te produkti i parë. Në ecurinë e projektit hera-herës dilnin defekte të papritura. Një herë dilte me defekt karikatori, herën tjetër fisheku. Dorë pas dore u zgjidhën defektet që shfaqeshin në konstruktin e shulit, në atë të tytës, te kapsolla etj. Mbaj mend p.sh., problemet me fishekun.
Ndërkohë që kishim zgjidhur gati përfundimisht çështjen e konstruktit të automatikut, ishim duke dështuar me fishekun. Fillimisht operuam me fishekë austriakë. Me ta arma nuk paraqiste asnjë lloj shqetësimi. Më vonë zgjidhëm edhe prodhimin vendas të fishekut parabolë 9 mm që përdorte kjo lloj arme.
Dhe kur u zgjidh përfundimisht prodhimi i automatikut të Xhevdet Mustafës?
Aty nga fundi i vitit 1986, prodhimi u fut në linjë teknologjike. Për kohën ishte një arritje e madhe, por u kalua pa bujë. Madje, gjithçka u rezervua top sekret. Më shumë se një produkt ushtarak, automatiku “P-84” ishte menduar për t’i dhënë impakte eksportit. Qëllimi ishte për t’u futur në trafikun e fshehtë të armatimit…
A pati ndryshime automatiku “P-84” që u prodhua nga mjeshtrit shqiptarë nga ai i Xhevdet Mustafës?
Për të mbërritur deri te produkti përfundimtar, dolën mjaft skarcitete, kuptohet me një kosto goxha të lartë. Megjithatë këmbëngulja ishte e jashtëzakonshme dhe më në fund mbërritëm te suksesi, nxorëm në dritë au- tomatikun “Made in Albania”, sipas origjinalit dhe në parametrat teknikë e fizikë. Problemi i fundit ishte eliminimi i zhurmës, të cilën mundëm ta realizojmë pas disa eksperimentimeve. Filluam pastaj nga prodhimi në seri…
Sa armë të tilla u prodhuan?
Nga sa më kujtohet, deri në fundin e viteve ’80, u prodhuan rreth katër mijë automatikë “P-84”. Objektivi i qeverisë komuniste synonte të prodhoheshin mbi 2 mijë të tilla në vit. Gjithnjë me synim eksportin, i cili siç flitej nën zë në atë kohë ishte me shumë interes. Por rrethanat që erdhën e ndërprenë procesin. Unë mbaj mend që ky lloj automatiku u demostrua për herë të parë në paradën e vitit ’94. Aty, ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali ua prezantoi dhe ushtarakëve amerikanë… (Panorama)
Jo po nuk kishim gjë, nuk punohej, nuk prodhohej, dhe pastaj ky far ministri i shiti, gjithë armët dhe për të mbuluar paratë e vjedhura nga pasuria e popullit, sajuan piramidat me bekimin e atij në katin e tetë, hapën depot që të fshihnin poshtërsitë e bëra, dhe dihet fundi. Ky ministri iku për lesh, e nongrata duhet të japë llogari edhe për këto armët kujt ja shiti.
Si nuk doli një shqiptarë të bëjë një shpikje qe me të vërtetë të ketë markën e prodhimit Made in Albania , por mundohen ti kopjojnë , del njona që thotë prodhoj autombulanca, tjetri thote kom shpik supervetura , ky pensionisti automatikët , shumë gallatë me këta shqiptarët
Inovimi kerkon te mbledhesh talentin e botes ne nje vend edhe te derdhesh miliarda ne kapital per vite me rradhe. Pastaj te duhet ta shesesh produktin perreth globit per te rekuperuar investimin e bere. Duhet te kesh edhe mbeshtetje politike, diplomatike dhe ligjore per te mbrojtur patentat nga kopjuesit. Sipas teje, mor filozof, sa vende ne bote i permbushin keto kushte?
Ku qënnddon interesi i këtij shkrimi,ju lutem???A PO se për pak harova është më mirë ta bësh vehtë apo t'u LËPISH ....të tjerëve.Ju bëj rixha më tregoni një mall MADE IN ALBANIA ...përveç fuqis puntore.
Me gjithe respektin per inxhinieret qe humben kohen per te kopjuar automatikun e Xhevdetit, P-84 ishte nje arme skarco qe i shtremberohej tyta nga nxehtesia. Te njejtin problem kishte dhe pushka model 56, edhe kallashnikovi shqiptar. Me siguri per shkak te cilesise se çelikut te perdorur. Gjithe kjo energji e cuar dem per te riprodhuar dicka qe te tjeret e prodhonin me lehtesi. Sic e permend dhe inxhinieri problemin e fishekeve 9mm nderkohe qe prodhimi i tyre eshte gjeja me banale per industrine ushtarake perendimore. Projekti P-84 ishte nje stermundim per te shpikur « rroten » nderkohe qe rrota ka mijera vite qe eshte shpikur. Ajo qe e ben akoma dhe me qesharake te gjithen eshte fakti qe zgjodhen armen e Xhevdetit per te kopjuar nderkohe qe mund te blinin cilindo model perendimor dhe ta rikopjonin.
Parruca, shiko se si shkruan me mburrje inxhinjeri ynë i talentuar"Në përmbushjen e këtij projekti, njëherazi me angazhimin e uzinave dhe kombinateve ushtarake, morën pjesë rreth 1000 inxhinierë e specialistë nga më të mirët e sistemit të industrisë mekanike të vendit."për të "kopjuar", jo për të shpikur,një armë artizanale,përveç 1000 gjenive shqiptarë janë dashur dhe katër italianë??po të shohësh "automatikun" e xhotës e kupton fare thjeshtë se është një armë banale!!ky lali flet për "një armë në superlativë",ndoshta ngaqë nuk ja ka pasru idenë fare se çfarë armësh kanë qarkulluar në perëndim në atë kohë!!më bën përshtypje gjëja e thjeshtë se si flet për këtë rastësi fatale që kemi pasur mundësinë të kemi në dorë një "armë perëndimore" në një kohë që në perëndim para viteve '90 armët shiteshin pothuajese si në amerikë sot,vetëm me letërnjoftim!!shteti shqiptar mund të porosiste,kontrabandë tërë tipat që shiteshin për civilët!një nga problemet e prodhimit të armëve nuk është vetëm forma dhe mënyra e funksionimit,por mbi të gjitha është cilësia e materialit dhe precizioni!!po të marrim precizionin e kallashnikovit dhe të armëve perëndimore,europiane dhe amerikane,ndryshimi është shumë i madh!!një kallashnikov ose një i ngashëm me të karabinë gjysëm automatike,precizionin e ka shumë më të ulët se një armë e ngjashme perëndimore!që lëviz në një nivel 3/1!në një armë perëndimore,përfshi dhe armët e prodhuara në ish çekosllovaki,niveli i precizionit është 1MOA,në ato sovjetike e kineze 3MOA!!çdo e keqe e ka një të mirë!!armët perëndimore bllokohen shumë më kollaj se ato sovjeto kineze!toleranca në prodhimin e pjesëve të tyre është shumë e vogël,prandaj kemi dhe precizion me të lartë,tek ato sovjeto kineze,nuk kemi bllokim ashti si dhe nuk kemi precizion!!çeliku i përdorur është dhe ana tjetër e armëve perëndimore!!gjë që sovjeto kinezët nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë!!
Ate qe ka bere dhe ben Kina sot ne teknollogji ne te gjitha fushat
Mburrje per deshtimet!? Ne 1979 u prodhua edhe traktori i pare shqiptar por me nje difekt te vogel... Nuk leviste nga vendi.
O Skënder! Ti dhe shokët e tu,kini qënë inxhiniera dhe teknikë të zotë.Suksesi më i madh i industrisë ushtarake ishte prodhimi i municioneve dhe armëve. Me lçndën e patë të Mjeksit.Me fitime kolosale nga importi. Por pse nuk flet ti për legenat dhe shuraqët të tipit,ZHULALI,IMAMI APO MAJKO. Të cilët hoqën nga aramati Kalllashnikovin,këtë armë të përsosur,duke e zëvëndësuar me armatim të kushtushëm,të një vëcilësie të dyshimtë. Në një kohë kur Izraeli.Shtet me industri ushtarake nr.1 në botë.Pas vitit 1976,pasi i bërë një m8d8fikim të vogël,e futi dhe prodhoi,atë për superushtrine izraelita.