
Nga Michael Dobbs
-“Në Shqipëri, po shikojnë telenovelën ‘Dinastia’ nga televizioni i Beogradit dhe duket se ndryshimi ka filluar, pasi Ramiz Alia, si mysliman gegë, po emëron njerëzit e tij, në udhëheqjen e lartë…”! –
Ndoshta në asnjë vend nuk është analizuar vdekja e tre muajve më parë, e udhëheqësit shqiptar Enver Hoxha, me më shumë kujdes, sesa është bërë në Jugosllavi, në një vend stabiliteti i të cilit, ndikohet direkt nga politikat e vendit më sekret të Evropës. Shqipëria staliniste, ka figuruar në shumë nga “skenarët më të këqij”, të ëndërruar nga njerëzit, detyra e të cilëve është të analizojnë të ardhmen e Ballkanit, rajonit më të nxehtë të Evropës.
Nëse vendi i vogël malor në Detin Mesdhe, do të rikthehej nën tutelën sovjetike, kjo mund të sillte probleme të rënda për fqinjët e tyre jugosllavë, për shkak të minoritetit etnik shqiptar, që është i tensionuar politikisht. Prandaj, një analist i marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Jugosllavi, dëgjonte me shumë kujdes një zyrtar shqiptar, që e përshkruante fabulën e serialit “Dinastia” të televizionit amerikan, si një detaj të ndërlikuar.
Doli që nga e gjithë retorika marksiste-leniniste e këtij zyrtari, ai na qenkësh një pëlqyes i telenovelës kapitaliste, e cila transmetohet në anglisht, nga televizioni jugosllav, frekuenca e të cilit, shkon edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Një incident i vogël në pamje të parë, por që është një tregues shumë i qartë, se si Shqipëria gradualisht – shumë gradualisht, po del nga katër dekadat e vetizolimit.
Vetëm disa vjet më parë, të shikoje stacionet e huaja televizive, ishte rreptësisht e ndaluar, ashtu siç ishin të ndaluara dhe simbolet e tjera të Perëndimit “dekadent”, flokët e gjata, leximi i Biblës apo, qarkullimi me një makinë private. Në këndvështrimin e jugosllavëve, udhëheqësit e rinj të Shqipërisë, tashmë gjenden në një udhëkryq historik.
Një krizë ekonomike gjithnjë e në rritje dhe dëshira për të lehtësuar vështirësitë e jetës së përditshme, bën që 2.5 milionë banorët e Shqipërisë, të jenë në favor të një hapjeje të vendit me botën e jashtme. Por trashëgimia politike e Enver Hoxhës, një shenjë e ashpër e nacionalizmit dhe fraksioneve brenda udhëheqjes, e bëjnë një ndryshim të menjëhershëm, të rrezikshëm dhe të pamundur.
Në Jugosllavi, si diplomatët perëndimorë, ashtu edhe analistët jugosllavë, bien dakord se pasardhësi i zgjedhur i Hoxhës, Ramiz Alia, 59 vjeç, është ende duke konsoliduar fuqinë e tij politike, pas emërimit si Sekretar i Parë i Partisë Shqiptare të Punës, prillin e kaluar. Si një shqiptar mysliman nga Veriu, pra një geg, duhet të ecë veçanërisht me kujdes, në një udhëheqje të dominuar nga toskët, (jugorët).
“Në rast se Alia, ndihet mbi të gjitha i pasigurt, ai do të vazhdojë të ndjekë politikat aktuale, edhe pse situata politike është e vështirë”, – thotë një zyrtar jugosllav. “Pasi të stabilizohet dhe të vendosë në postet kyçe njerëzit e tij, pastaj ndoshta mund të ketë disa ndryshime”.
Javën e shkuar, Shqipëria botoi disa deklarata të politikës së jashtme të Hoxhës, pas vdekjes së udhëheqësit, që shprehnin kundërshtitë për të ngatërruar lidhjet politike dhe ato tregtare, me shtete me ideologji të ndryshme. Analistët perëndimorë e vlerësuan këtë deklaratë të përsëritur dhe morën konfirmimin, se ndryshimi nuk do të ishte i menjëhershëm.
Problemet aktuale të ekonomisë shqiptare vijnë si rezultat i ndarjes me Kinën në fundin e viteve ’70-të, duke e lënë vendin pa një kujdestar për herë të parë në më shumë se katër dekada. Hoxha, një mësues i edukuar në Francë, i cili drejtoi kryengritjen kundër pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ka ndërprerë marrëdhëniet e aleancës me Jugosllavinë më 1948 dhe Bashkimin Sovjetik, më 1962.
Vizitorët e pakët perëndimorë që lejohen të hyjnë në Shqipëri, duket sikur kthehen prapa në shekullin XIX-të. Teknikat agrikulturore janë primitive, me përjashtim të Kombinatit të Çelikut në qytetin e Shqipërisë së Mesme, Elbasan, i ndërtuar me ndihmën e kinezëve, ndërsa shumë fabrika të tjera, duken në sytë e Perëndimit, sikur janë relike në fazat e para të Revolucionit Industrial.
Të privuar nga ndihma kineze apo sovjetike, e vetmja mënyrë për të hapur Shqipërinë dhe modernizmin e aseteve të saj të vjetra është rritja e tregtisë me jashtë. Marrja e kredive është e ndaluar me Kushtetutë, kështu që e gjithë tregtia, bëhet kryesisht me anë të shkëmbimeve. Sipas statistikave jugosllave, xhiroja totale e shkëmbimeve tregtare me jashtë, tani kap shifrën e vogël të 800 milionë dollarëve amerikanë, në vit.
Shqipëria eksporton krom (është vendi i katërt prodhues në botë për këtë mineral), energji elektrike dhe vaj, të cilin e shkëmben për të marrë makineri, të cilat nuk mund t’i prodhojë vetë. “Vështirësitë e tyre ekonomike duket se po rriten”, – thotë një zyrtar jugosllav. “Dita-ditës në median zyrtare flitet, për më pak shkurtime. Është e qartë se udhëheqja shqiptare, është e shqetësuar me problemet e brendshme”.
Ashtu si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jugosllavia ka një interes strategjik të qartë, për të ndalur Bashkimin Sovjetik që të fitojë akses në portet e ujërave të ngrohta shqiptare, në Adriatik. Në këtë pikë, ata janë inkurajuar nga refuzimi i ashpër i Alisë, pas një mesazhi ngushëllues, ardhur nga udhëheqja ruse pas vdekjes së Hoxhës, një shenjë e qartë që kërkon nisjen e një ere të re marrëdhëniesh, ndërmjet Kremlinit dhe Shqipërisë.
Udhëheqësit jugosllavë janë gjithashtu të shqetësuar për atë që ata e shohin si përpjekjet e Tiranës, për të nxitur tensionet mes 1 milion shqiptarëve etnikë të Kosovës, në provincën jugosllave në kufirin verior me Shqipërinë. Klima politike në Kosovë, është ende e tensionuar, pas rebelimit serioz më 1981, atëherë kur demonstruesit shqiptarë, kërkonin për provincën statusin e republikës federale.
Në pikëpamjen e shumë politikanëve në Beograd, ky do të ishte hapi i parë i shpërbërjes së Jugosllavisë, në një shtet shumëkombësh. Balancat delikate etnike, kërcënohen nga eksodet masive të serbëve nga Kosova, për shkak të kërcënimeve shqiptare dhe presionit të popullsisë. Ironikisht, prapambetja ekonomike shqiptare dhe natyra e ashpër e regjimit të saj, mund të shikohet si shërbim ndaj interesave afatshkurtra jugosllave, nga pikëpamja e disa analistëve.
Edhe pse shumë nga shqiptaro-jugosllavët e shikojnë Shqipërinë si atdheun e tyre, ata janë gjithashtu të vetëdijshëm, se niveli i jetesës nga ana tjetër e kufirit, është më i ulët se e tyrja. Pas inkurajimit të lidhjeve kulturore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës më 1970, zyrtarët jugosllavë janë shumë të ndjeshëm, për atë që ata i referohen si “ndërhyrje” e Tiranës, në rajon.
Bisedimet për një marrëveshje të re shkëmbimi kulturor, u ndërprenë nëntorin e kaluar, me Jugosllavinë që akuzonte Shqipërinë, se refuzonte të njihte të drejtat e minoriteteve të Jugosllavisë. Rrjeti i parë hekurudhor ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës, do të përurohet më vonë këtë vit, pasi të përfundojë puna, në linjën që lidh Titogradin jugosllav me Shkodrën, në Shqipërinë Veriore.
Por shqiptarët kanë dhënë një sinjal të qartë, se kjo nuk është një hapje e menjëhershme me botën e jashtme. Kur pala jugosllave sugjeroi kohët e fundit, shërbimin e rregullt hekurudhor për pasagjerët ndërmjet dy vendeve, ideja u hodh poshtë nga Shqipëria. Të paktën, tani për tani, trenat e linjës Shkodër-Titograd, do të transportojnë ngarkesa me krom – jo me njerëz. Memorie.al
Si shikojme dot keto Figura HIPOKRITE . Fatkeqesi per kete POPULL
Ne jugosllavi kishte liri ,,, neve nuk na lejohej te lexonim KURANIN ,,,si myslyman ,,,,dhe kristjanet nuk u lejohej UNGJILLI ,,BIBLA ta lexonin ,,,,
U pa liria ne ish RFJ ne vitet 90, 3 luftra per 8 vjet. Ti do jesh ndodnje ngaa ata nostalgjiket e pozdravit. Sa seriozisht e paske marr mer jahu. Harron qe jeta e nje shqiptari ne RFJ-ne e endrrave te tua vlente zero. Ca besimi fetar thua ti, po gjate luftrave aty u vrane dhe u kanosen te gjithe me njeri tjetrin katolike, muslimane dhe ortodokse. Ku e shikove harmonine ti?! Soj lloj idootesirash shkruani vetem qe te perbaltni vendin tuaj.
Sakte. Ajo qe quhej "liri" ne ate kohe ne Jugosllavi ishte e drejta per te emigruar. Kur Jugosllavia kishte nivelin me te larte te jeteses ne Europe fale kredive te pafundme qe Tito merrte nga Europa, vendet e punes ne Jugosllavi dhe kryesisht ne Kosove e Maqedoni ishin rezervuar per serbet dhe bullgaro-maqedonet. Shqiptareve ju rezervohej puna e rende e punetorit ne rastin me te mire, ose emigrimi. Kur gjendja ekonomike ne Jugosllavi filloi te bjere nen nivelin e vendeve si Zvira apo Gjermania ku shumica e shqiptareve kishte emigruar, keta te fundit vazhdonin qe te dergonin para ne familjete tyre ne Kosove e Maqedoni duke blere pronat qe sllavet i kishin konfiskuar qe para L2B dhe akoma me perpara duke u fuqizuar gje qe krijoi shume xhelozi te sllaveve atje. Ndarja e Jugosllavise ishte nje proces i pashmangshem, sidomos kur te mirat materiale filluan qe te zvogelohen dhe cdo republike atje i kerkonte per veten e saj. Nen federate, Serbia merrte nga republikat e tjere te ardhurat kryesore dhe kjo beri qe te ashpersohen kontradiktat e ketyre republikave qe shikonin se te ardhurat qe ato krijonin, nuk investoheshin ne vendin ku krijoheshin, por shkonin ne Serbi. Keshtu e para u shkeput Sllovenia, nen ndikimin shume te madh te Gjermanise dhe Austrise. Maqedonia nuk kishte shume interes per Serbine pasi ekonomia e saj ishte e mbeshtetur ne bujqesi dhe per te shkuar atje duhej te kalohej nga Kosova, nje territor aspak miqesor per serbet, keshtuqe Maqedonia u shkeput prej federates pa lufte. Problemi kryesor ishte Kroacia, Bosnja dhe me pak Mali i Zi. Nese me kete te fundit, serbet kishin marrdhenie te ngushta si rezultat i lidhjeve dhe origjines se perbashket me te hershme, boshnjaket dhe sidomos kroatet kane qene gjithmone kunder serbeve dhe keto dy republika sillnin edhe te ardhurat me te medha, prandaj nisi lufta per shkeputje nga Serbia, qe eshte nje territor shterpe, pa asnje zone te pasur minerare apo ekonomike ne pergjithesi. Pjesa tjeter e hsitorise dihet.
"Pikëpamjet e zyrtarit jugosllav." Jugosllavët, veçanërisht serbët, kur kishin rastin të bënin gjoja analiza për shtypin e huaj, gjithmonë kanë dhënë deklarata përçarëse.
Mbaj mend një shkrim në revistën politike "Danas" të vitit 1982, autor i të cilës ishte Miroslav Lazanski komentator ushtarako-politik. Autori i këtij shkrimi, Lazanski, së fundi, ishte ambasador i Serbisë në Moskë. Vdiq kur ishte në pushim në Beograd nga infarkti i zemrës pak para agresionit rus kundër Ukrainës. Në atë shkrim të vitit 1982 Lazanski kishte qëlluar "rastësisht" në aeroplanin francez të linjës Paris-Zagreb. Lazanski tregonte se një stjuardese i lajmëroi udhëtarët (pasagjerët) jugosllavë që të kenë mirëkuptim sepse aeroplani do ta shmangte linjën e udhëtimit dhe së pari do të ateronte në Tiranë sepse në aeroplan ishte vajza e Enver Hoxhës e cila kthehej nga Parizi ku kishte lindur një foshnje. Stjuardesa i luti pasagjerët që të mos provokojnë me këngë ose në mënyra tjera. Autori tegonte se të gjithë u gëzuan se papritur iu dha rasti ta shohin pak Shqipërinë e mbyllur. "Por" - vazhdoi Autori - "kush mund t'i ndalonte njerëzit tanë që pas një dite shopingu në Paris, t'i thonin këngës zëshëm dhe ia krisën këngës Jugosllavio, Jugosllavio." Pastaj tregon çka kishte pa(rë) nga aeroplani dhe në aeroport, ku nuk i kishin lënë të zbresin. Përshkruan bunkerët e shumtë me këto fjalë: "Bunkerë të shumtë të madhësive të ndryshme, të hedhur gjithandej pa kurrfarë logjike fortifikuese." Në fund, kur aeroplani francez ngritet në ajër bën edhe një ulje të çuditshme për të cilën ulje Lazanski pyet "çdeshi me këtë ulje kjo agjensi ajrore e mrekullueshme Air France?" Kam menduar shumë herë, kush e ftoi në aeroplan këtë analist ushtarako-politik dhe gazetar, së fundi edhe ambasador i Serbisë në Moskë, pikërisht kur me këtë aeroplan fluturonte për Tiranë e bija e Enver Hoxhës?
Idiotizmi qendron ne ate qe pse duhet te lajmerohen udhetaret e nje avioni se ne bord qenka vajza e filanit a fistekut qe paska lindur femije ne Paris a Londer. Udhetareve u thuhet qe per arsye teknike do ulemi disa minuta ne Tirane dhe kaq. E kam llafin qe eshte shpikje ky pershkrimi i ketij jugosllavit te cilit nuk i paska pelqyer as skema e vendosjes se bunkereve...
Natyrisht qe vendosja e bunkereve nuk mund t'i pelqente jugosllaveve ose ruseve. Shiko c'behet ne Ukraine dhe pavaresisht bindjeve te secilit nga ne, ata bunkere do te shpetonin mbrojtjen e linjave ukrainase. P.S. une nuk jam ekspert ushtarak.
Pika qe sju bie atyre qe besojne se pasagjeret jugosllave paska shkuar ne Paris per nje dite shoppingu dhe pastaj ktheheshin ne Beograd.
vini re pergatitjen e tij per saktesine profetike te asaj qe po vinte. asnje gazetar nuk bazohej ne informacione te rendomta interneti qe ishte joekzitent logjikshem per vitet qe flitet. kenaqesi ta lexosh.
Gjithë analizat e Perëndimit janë mbështetur në analizat e jugosllavëve/ serbëve, të cilët kuptohet ndiqnin me shumë vëmendje gjithçka ndodhte në Shqipëri; natyrisht duke përcjellë edhe perspektivën/këndshikimin, edhe parashikimet, gjithnjë në favor të tyre. E gjitha kjo sepse ata, jugosllavët, mendohej se ishin të vetmit që e njihnin vërtet ç'ndodhte këtu ose të paktën e dinin më mirë se analistët e Perëndimit. Në përgjithësi, Perëndimi nuk e kishte në qendër të vëmendjes Shqipërinë, si jugosllavët, nuk investonin të përgatisnin ekspertë për këtë fushë, të rekrutonin e sponsorizonin agjentë shqiptarë e grupe "anti-enveriste" (ky ishte justifikimi për t'i shpëtuar emërtimit si tradhtarë - zëvendësimi i motivit atdhetar me motivin politik, që siguronte edhe shpërblimet personale bashkë me rreziqet), siç vazhduan të bënin me të njëjtin intensitet për dekada jugosllavët, edhe pas dështimeve spektakolare të përpjekjeve për ta lidhur Tiranën pas qerres së tyre, madje siç vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Jugosllavia kishte brenda saj gati 2 milion shqiptarë, kjo shpjegon vazhdimësinë e interesimit agjenturor dhe të luftës propagandistike në të dy anët e kufirit. Hoxha thoshte për këtë se "ata na kanë në syrin e pushkës, ne i kemi në syrin e topit". Jeta dhe politika janë tejet të ndërlikuara, por, në analizë të fundit, fitorja u takoi shqiptarëve, edhe pse me shumë kosto e sakrifica (Fishta thoshte për këtë: "ne kem pas fatin e zi/ për me pasë dreqnit kojshi"), që shpresohet t'i ndreqë koha, dhe që ta shkurtojë kohën do të varet nga zgjuarsia e tyre dhe... nga fati...
Dy here e permendi perkatesine "mysliman geg nga veriu" dhe Ramiz qeni nuk tradhtoi. Si vemje e bute blindoi fillimisht Bashkimin e Rinise me veriore. Pasi konsolidoi postet kyce nenshkroi Karten e Kajros mbi te drejtat e njeriut sipas Sherihatit ku dhe procesin e plotesoi zagari i tij, Sali Kerma duke u futur ne Konferencen Islamike pas fteses se marre ne Kajro. Sipas Zef Pellumbit ky ishte testamenti politik i Enverit para se te vdiste (Shenime mbi Lindjen e Mesme) Si skile politike refuzoi Mosken kur vdiq Enveri por ku u be President me 1991 viziten e pare zyrtare e beri ne Moske cka ne gjuhen diplomatike tregon orientimin. Sot luhet epilogu i litarit sllavo-islamik qe la jashte Ramiz Qeni dhe Zagari i tij Sali Kerma. Demi u be. Shqiperia u zbraz.
Dy here e permendi perkatesine "mysliman geg nga veriu" dhe Ramiz qeni nuk tradhtoi. Si vemje e bute blindoi fillimisht Bashkimin e Rinise me veriore. Pasi konsolidoi postet kyce nenshkroi Karten e Kajros mbi te drejtat e njeriut sipas Sherihatit ku dhe procesin e plotesoi zagari i tij, Sali Kerma duke u futur ne Konferencen Islamike pas fteses se marre ne Kajro. Sipas Zef Pellumbit ky ishte testamenti politik i Enverit para se te vdiste (Shenime mbi Lindjen e Mesme) Si skile politike refuzoi Mosken kur vdiq Enveri por ku u be President me 1991 viziten e pare zyrtare e beri ne Moske cka ne gjuhen diplomatike tregon orientimin. Sot luhet epilogu i litarit sllavo-islamik qe la jashte Ramiz Qeni dhe Zagari i tij Sali Kerma. Demi u be. Shqiperia u zbraz.
"2 herë e përmendi mysliman gegë". Këto fjalë janë citim i fjalëve të zyrtarit jugosllav/serb/shka.
sa per gazetari te sakte ...ne ate kohe nk kane qene 1 milion por 4 milion shqiptare ne Kosove.....