Ngjarja e panjohur me oficerin rebel nga Tepelena, që tronditi udhëheqjen e lartë komuniste, deri Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun
Nga Elisabeta Ilnica
Ajo ishte shumë e bukur, çapkëne dhe e gojës. Një nivicjote që të bënte për vete, por… ishte vajza e “armikut”. Shumëkush druhej t’i fliste, sepse asokohe mund ta pësoje për pak gjë, ndërsa Zeman Saliaj, shkoi deri aty sa ta marrte për grua. Ja sepse ishte kokëshkretë, ja se i kishte shpatullat e ngrohta, Zemani nuk pyeti për askënd. Një dashuri e pazakontë, lindur në kushtet e internimit, veçse ai aty ishte drejtori dhe ajo e dënuara. Një histori, jehona e së cilës shkoi deri lart, tek Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.
Komunistët krijuan sistemin e kampeve të përqendrimit, menjëherë sa morën pushtetin në fund të 1944-ës. Qëllimi fillestar i kampeve, ishte të internonte familjet e të burgosurve politikë dhe të presë familjet e shpërngulura të ish-klasave të ulëta, për të zënë shtëpitë e tyre, me anëtarët e regjimit të ri.
Më vonë, kur filloi qëndresa kundër komunizmit, nisën tentativat masive për arratisje jashtë shtetit. Këto kampe u zgjeruan më shumë për të përfshirë të gjithë elementët e cilësuar të rrezikshëm për regjimin, fshatarët e pabindur, familjet ose farefisin e atyre, që kishin arritur të iknin jashtë vendit.
Aty nga 15 shtatori 1947, ish-kryeministri Enver Hoxha, pranoi qenien e kampeve të përqendrimit. Në një fjalim të madh të mbajtur në Shkodër, ai deklaroi se elementët kundërshtarë, ishin të internuar në kampe të tilla. Kështu, duke filluar pas prishjes me Titon, Byronë Informative në 1948-ën, qeveria e Tiranës filloi heqjen e një numri të madh njerëzish, duke marrë persona nga një pjesë e vendit dhe duke i vendosur ata në kampe përqendrimi, në një cep tjetër.
Nga fundi i 1949-ës, pas vrasjes së Bardhok Bibës, ministri i Brendshëm, gjeneral Mehmet Shehu, ndërmori një varg të madh internimesh. Në një ekspeditë ndëshkimore, në këtë krahinë ai hoqi rreth 400 veta nga krahina, për në kampet e Jugut. Si rregull, njerëzit nga Veriu, u dërguan në kampe në Jug, sidomos në Tepelenë, Himarë (Porto Palermo), Fier, Berat etj. Ndërsa njerëzit e Jugut, u internuan në Krujë, Burrel, Kamzë, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në Veri.
Kështu ndodhi edhe me familjen e Misto Papadhimës, një avokat që u arratis në Greqi, por që bashkëshortja dhe 5 vajzat, përfunduan në kampin e Krujës. Aty ku nga mizëria e internimit lindi një dashuri, fundi i lumtur i së cilës është i paprecedentë në diktaturën e Enver Hoxhës…!
Nica ishte vajza e madhe e familjes Papadhima, nga Nivica e Delvinës. I ati i saj, avokati Misto Papadhima, ishte partizan gjatë Luftës. Pas çlirimit, doli hapur kundër diktaturës komuniste, që po instalohej me shpejtësi. Ai u arratis drejt Greqisë, fill pas çlirimit, në dhjetor të vitit 1944, pasi ishte informuar më parë, se kishte dalë urdhër arresti për të.
Pasuria iu konfiskua, përfshirë shtëpinë. Gruaja Ana dhe pesë vajzat; Nica, Lilika, Minerva, Elsa dhe Jorgjia, u internuan vetëm me rrobat e trupit. Pasi ndërruan disa zona internimi, në vitin 1950, u dërguan në kampin e Krujës, një rrethim me tela me gjemba, që ruhej nga policia.
Ato ishin nën mbikëqyrjen e komandantit të kampit, toger Zeman Saliaj, që njëkohësisht ishte dhe drejtor burgu. Zemani asokohe ishte në kulmin e karrierës, kishte qenë drejtor i kampit të internimit në Tepelenë, ishte transferuar në Krujë, ishte mjaft i preferuar nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Mehmet Shehu, aq sa përflitej për zëvendësministër i tij.
Por karriera iu përmbys, që në çastin kur u takua me Nicën, për dashurinë e së cilës braktisi gjithçka dhe nga drejtor burgu, përfundoi në një ofiçinë, në Sukth. Kjo lidhje ishte aq e fortë, saqë edhe pas ndërhyrjeve direkte të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, çifti nuk u arrit të ndahej.
Përpjekjet e Mehmet Shehut, pushuan atëherë kur mori vesh se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe Nica lindi në Shkodër, djalin e Zemanit. Atëherë ministri i Brendshëm, i dërgoi një letër Enver Hoxhës, ku i kërkoi lirimin nga detyra të Zemanit, me argumentimin: “Duke parë qëndrimin e tija në punë dhe fejesën e tija me vajza reaksionare, jemi të mendimit, të qitet në lirim. Lutem për aprovim. Ministër i Punëve të Brendshme, Gjeneral Lejtnant Mehmet Shehu”.
Në raportimet e ndryshme të vitit 1950-1953 nga Dega e Brendshme që bëhen për lidhjen e Zemanit me Nicën, bie në sy që; pavarësisht se ajo cilësohet vazhdimisht, si “vajza e armikut”, “reaksionarja”, etj., theksohet fakti që është shumë e bukur.
“Është plot hire dhe e pa rezistueshme”, shkruhet në njërën nga letrat, si për të justifikuar në njëfarë mënyre zgjedhjen e Zemanit dhe për ta lehtësuar “fajin” që u martua me “armiken e klasës”. Në një tjetër letër, që zv/drejtori i Policisë së Krujës, i dërgon Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet ndër të tjera se; “përveçse është peri, Nica është fort e gojës dhe çapraze”.
“Është e vështirë që të flasësh me të dy. Zemani dhe Nica, ndryshe tregojnë dhe ndryshe veprojnë. Ata janë fejuar në fshehtësi. Nica është shumë e bukur dhe e shkathët dhe ia ka prishur mendjen Zemanit. Ajo po pret një fëmijë dhe nuk kemi më çfarë të bëjmë, Zemani e ka ndarë mendjen, për ta marrë”, thuhet në letër.
Pas këtyre raportimeve, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu “u dorëzuan”, duke e lënë çiftin që të vijojë jetën e tyre. Zemanit ia morën shtëpinë, që kishte në “Rrugën e Kavajës” dhe e çuan të jetojë në një dhomë, në dalje të Tiranës, aty ku lindi e rriti edhe 3 djem të tjerë.
E punësuan në SMT-në e Sukthit, në ofiçinë, ndërsa Nica e nisi fillimisht mbarë, si ekonomiste, por shpejt përfundoi si pastruese në kopsht. Zeman Saliaj, ndërroi jetë në dhjetor të vitit 1993, ndërsa Nica, u shua në nëntor 2014. Në të njëjtën dhomë, ku e dërgoi të jetojë regjimi komunist…!
Kampet e përqendrimit
Nga 40 burgje politike dhe kampe përqendrimi, që kanë qenë në veprim në Shqipëri, nga viti 1944, thuhet se mbi 16 mijë njerëz, humbën jetën në një kohë prej 10 vjetësh. Mësohet se nga mbarimi i luftës, 80 mijë persona, kanë kaluar nga këto burgje dhe kampe përqendrimi. Numri i përgjithshëm i banorëve në to, sot çmohet të jetë 10–15 mijë veta, ndërsa numri në burgjet politike, çmohet të jetë rreth 10 mijë.
Nga mbarimi i luftës, një numër amnistish janë dekretuar në Shqipëri, por ato kanë qenë të shtyra kryesisht nga një dëshirë e autoriteteve të hiqnin qafe elementet joprodhues dhe të bënin vend për arritje të reja. Këto të dhëna bëhen publike nga kapitulli i dytë i raportit të qeverisë amerikane për shkeljen e të drejtave të njeriut në vitin 1955, i titulluar “Puna e detyrueshme në kampet e ndërtimit në Shqipëri”.
Eshtrat e babait
Nica nuk arriti të takohej më me të atin, Misto Papadhima, sa ishte gjallë. Ai ndërroi jetë në arrati, në Greqi dhe pas rënies së regjimit komunist, ajo nisi kërkimin e eshtrave të të atit. Arriti ta gjejë dhe bëri një rivarrim ceremonial në Tiranë, pranë nënës së saj, Ana.
Drejtori ra ne nocke per here te pare, ju duk film me ngjyra, nuk u nda me .... Pastaj hengri ka.ret gjithe jeten. Megjithate nuk e paskan internuar, denuar, vetem e zhveshen nga oficer, e lane te punonte mekanik. Te tjeret kane hapur kanalet e terbufit, Shtyllasit...
Ah fara e keqe komuniste ne Shqiperi ferre e paçitur,keto kelysha qe drejtojne sot vendin nga qeveria dhe drejtesia etj pasardhesit e felliqur te komunisteve jane.Nuk thonin kot ne 1945 “rane malet u ngriten halet”
"Rane malet, u ngriten halet" ka qene shprehja e preferuar e gjyshes time. Ajo vete vinte nga nje dere e madhe intelektualesh te kohes dhe sa here degjonte ne radio qe permendej emri i Enverit apo te tjere karafilesh qe i sherbenin, me qesendi permendte si neper dhembe ata shprehje, prej te ciles trembej im ate, pasi ne ishim femije dhe dihet qe femijet imitojne me te medhenjte, sidomos ato qe i kishin si guide te jetes se tyre dhe ne kete pike, ne kalamajte e degjonim shume ate grua te forte dhe shume te mencur. Imagjinoni se cfare mundet te ndodhte sikur ne femijet te dilnim jasht dhe te thonim me ze te larte ate shprehje te gjyshes. Regjimi komunist kishte veshe kudo ...
Me keto Tema te ndryshme per te kaluaren qe lexojme me shume dhimbje te madhe .. Fatekeqesia me e madhe eshte dhe do te jete,deri sa ai brezi i se kaluares, flase per ato qe kane perlyer duart me gjakun e viktimave me pasion... akoma jane ne shpirt te zi ...akoma perjetojne me nostalgji te kaluaren, edhe pse pse ardhja e lirise te demokracise erdhi mbas 90 e caluar...por te pakten keto histori te trishtuar nuk perseriten me ..Dhe shyqyr zoti dhe em ndimen e zotit dhe te demokracise lirise qe po perjetojme.. Fatekeqesi dhe shpirt zijnte qe i kane lyer duart me gjake, edhe pse u pasuruan me gjakun e popullit mbas vitit 90,akoma ne shpirt katran kane nostalgji.. Por me besimin ne zote atyre krimineleve zoti po ju vjene hakut...se hakmarja nuk do te ishte rruge e drejte, edhe pse nje pjese e meritojne..
Po sot, a lexoni ndonje histori te dhimbeshme? Mos u mjaftoni atje ku jane tretur dhe kockat por luftoni te mos u hahet mishi te gjalleve, se ngelet ne historine e lafeve duke harrur jetene perditeshme!
Tël umtë o burneshë!
Goxha "burre" Mistua. La gruan dhe 5 vajzat, kur e dinte se si do ndodhte, dhe iku shpetoi per vehte....
do hante plumbin, do i linte se do i linte
E zgjur e besoj por jo e bukur, bazuar ne fotografin
Nje rresht me siper thuhet 80 000 te internuar e te burgosur, nje rresht me poshte 25 000. Ndajeni mendjen sa, aq apo kaq.
Mjaft genjyet duke heroizu veten , ishte e bukur plot hire thot , ajo si Fernandeli past hijen e vet , mjaft genjyet 30 vjet se naj shpifet , ju kemi njoft dhe ne at koh rrall gjeje njerez per te qen nga ju , hiq ata te politikes kush ishte i shkolluar qe ishin me gishtat e dores , te tjeret nuk i pranonte komuniteti se ishin problematik , thoni nganjeher dhe te verteten se ju ben mir per veten.
Themistokliu (Misto "Skiptari") iku nga bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj qe gjysherit e tyre ishin Administeata Osmne ne Vorio Epirin e Kastriotit. Populli heroik i fshatrave Greke te Bregdetit mbajten me Nder Identitetin dhe Traditen (Tradition and Identity) Epirote. Emrat Athina,Odhise (Sevo),Dhimiter,Vasil,Irakli (Herkuli),Urania (Qielli shqip),Aristotel,Platon etj. Krimet qe kane bere "Myslimanet dhe Katoliket" Arnaute qe mbyllen Skoliot (shkolle "shqip") Greke mijeravjecare demtoi rende historine dhe Kombin Greko-Ilyre. Vete Perandori i Romes Lindore Megas Kostantinos ishte Ilyre nga Nausa (sot Nishi i pushtuar nga sllavet Serbe). Polisi (Qitet "shqip" nga Cita ital) ne Nder (Honor) te Tij Kostantino-poleos tregon Injorancen dhe Tradhetine (Ignorant and Traitor) qe i eshte bere ketij populli *popola ital) te Lashte Greke. Fuqite e Medha vendosen General Telinin per ta bere kete Pashallek turk me te Madh me kufij deri ne Preveze! Eshte fatkeqesi (este fate) e barbaret po e zhdukin kete popull me Politizmo (Culture "shqip") Greke miheravjecare.
O koqe, kane dale se fundi shume informacione rreth origjines te minorikareve si puna jote. Sipas provave te ADN-se, shumica e tyre jane sllave te greqizuar. Po ju dalin lakrat sheshit. Cdo dite po dalin informacione te reja qe i tregojne botes, qe keni mbi 200 vjet qe e genjeni, se kush jeni ne te vertete.
haha ,,,nica kaurka u martua me zeman turkallvanosin,,,,