Vetëvrasja e Mehmet Shehut, çfarë thuhet në letrën e fundit të tij - Flet Pëllumb Xhufi!

31 Maj 2024, 18:05Dossier TEMA
Vetëvrasja e Mehmet Shehut, çfarë thuhet në letrën e

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për figurën e Enver Hoxhës gjatë regjimit komunist. Historiani foli për përplasjet e Enver Hoxhës me njerëzit e tij, kryesisht me Mehmet Shehun. Xhufi tregon pse Hoxha nuk donte t’ia linte pushtetin Mehmet Shehut dhe pse ky i fundit u vetëvra. Pak para vetëvrasjes thotë Xhufi, Mehmet Shehu, shkroi me qetësi dhe një letër.

“Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë Mehmet Shehut, edhe pse ishte krahu i djathtë i tij. Mehmet Shehu ishte autoritet i padiskutueshëm. Vetëvrasja e Mehmet Shehut i dha fund sistemit në ‘81-shin, edhe Enver Hoxha nuk e mori më veten.

Kështu u tërhoq zvarrë deri në 85-ën. Ramiz Alia nuk kishte ashpërsinë për të marrë vendime si Enver Hoxha dhe kështu ra sistemi. Ngaqë Hoxha nuk donte t’ia linte pushtetin Mehmet Shehut, filloi ta godasë. Në fillim i hoqi krahët, ca ushtarakë. Ndoshta Enver Hoxha trembej nga Mehmet Shehu.

Por ai linte kokën për Enver Hoxhën dhe kjo as nuk diskutohet pasi ka dhënë prova për këtë. Por ka pasur sjellje të ashpra, të luftës, për të cilat Komiteti i Partisë dhe Kryesia e Fronit e ka kritikuar Mehmet Shehun. Unë nuk besoj se Mehmet Shehu u vra sepse ai ka lënë edhe një letër, një lloj testamenti të shkruar në qetësi.

Mehmet Shehu u fye rëndë sepse ishte njeri me sedër, autoritet. Ku kishte si Mehmeti në gjithë udhëheqjen e kampit socialist, por edhe në Perëndim, njeri me 5 gjuhë, luftëtar i Spanjës që 20 vjeç, revolucionar profesionist, ngriti brigadën e parë. Por edhe në ekonomi në Shqipëri mblidhte njerëz të aftë. Ka marrë njerëz nga internimi dhe i ka futur në Kryeministri”, tregon profesor Xhufi.

7 Komente

  1. F
    Fatmira

    Akademiku Pellumb Xhufi eshte kompetent per historine e Shqiperise te shekullit X, per shekullin XX eshte akademiku Beqir Meta. Pellumbi ben gabim qe leron aren e tjetrit...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasan Spahiu.

      Zoti Pellumb,Nese te miren dhe te keqen e Ke pare te ashpersia,Pra nuk e quan as vendosmeri,me mire mos u merr me historine moderne te shqiperise.Merru me mesjeten tende. Ti,Pellumb di te punosh dhe interpretosh mire dokumentat.Fat i madh qe gjithecka Enverit e Ka lene te shkruar dhe te botuar,Ca te publikuara dhe Ca per perdorim te brendeshem per ate kohe.Per kohen e sotme merr iniciativen si Antare i Akademise te financohet botimi dhe publikimi i tyre.Do bindesh popullin qe ,ne pergjithesi Enverit kish te drejten.Lexoje mbi strategjine e imperializmit amerikan.Nuk i hiqet asnje presje. Ajo qe eshte e vertete eshte se Enverit eshte sabotuat nnga ATA qe kish rrotull,perfshi dhe Mehmetin.Ka shembujt sa te duash. Mehmeti Ka qene poliagjent.Nuk i referohem Enverit,por intervista e te sotmet te botuara ne shtyp.Nje ish gjeneral i MPB,i denuar Edhe si agjent italian me grupin e kadriut thote:-per lirimin e Mehmetit nga kampi ne france u interesua vete Mbreti i Italise.Pse ky interesim i mbretit?Ai vazhdon:" Mehmetit ndenji tre dite e tre net ne shtepine e Mon kulaleshit.Ti e di qe Moni ishte shef i spiunazhit ne kuesturen e Tiranes.Dhe vazhdon:- kur erdhi ne corrusch e informava per luften antifashiste.Cfare attributi kish Mehmetit qe ky duhet ta informo te? Ramizi?Kam pare nje emision ne TV keto vite ku Enverit fliste per ate qe Quhet "grushtin i shtetit i tipit hrushovian.ne nje Pleniume te KQPPSh."-...kush eshte Hrushovit i Shqiperise?Ai qendron prapa meje dhe ferkon duart".E Ke pare pleniumin kur u zgjodh Ramizi Sekretar i pare? Del Nexhi ne podium dhe thote:" Enverit Ka lene amanet qe Sekretar i pare te zgjidhet Ramizi Alia".Ke gjetur ndonje leter apo testamento te lene nga Enverit per kete?Jo,se Asnjehere Enverit nuk e trajtoi partine si prone e tij..Sot Edhe mjeku i Enverit,pjestar "i grupit te mjekeve " ,lindur ne 1942,shkruani per ato qe Ka pare e degjuar per Enverin Nexhin,Qemalin ne 1942. Se fundit,kerkojne ne arriva mikeofilmin qe pruri Ndreci Plasari nga arkivat e londres ne vitet 1980. apo 1981.Atje do te gjesh kartelen e Mehmet Shehut si agjent englez te ne shkruar e plotesuar kur nderhyri Mbreti i Italise ne 1940.Kerko dokumentin e cia-s te rrembyer nga zbulimit shqiptar ne 19 86 ku del qarte marveshja me Mehmetin per rezmin e pushtetit popullore ne shqiperi kundrejt 6 milioni dollaret e shperblim.Bejini publike keto dokumentat.Do jete merite,por Edhe sakrifice e madhe per Ty

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kujtimi Spahivogli

        Z. Hasan e vlersoi komentin tuaj si intelktual i zbritur nga mali. Me siguri ke mbaruar ackademin ne Rusi duke len dhite ne fshat ne meshire te fatit. ....I besn Piro Anton KOQES. E perdori CIA, se genjehet lete ,veri para nje p..dh. Piro K..it ...... Pirua ja hodhi CIA-s. Shkurt dhe Ju I dashur jeni koqe.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje i Moshuar

          Enver Hoxha do mbetet nje figure POZITIVE per popullin e thjeshte , ka bere shume per ta kujtuar dhe vleresuar . Por e keqja eshte se e kane SABOTUAR deri ne baze ku duhet te gjente zbatim vepra e tij , Jane tre gjerat me kryesore qe eshte sabotuar : prishja e kishave dhe xhamive jo te gjtha ato qe ishin me vlere te ruheshin Monument Kulture ,Tufezimi i Bagetive u be ne forme Aksioni, vone kam lexuar ne nje nga veprat e tij per perdorim te brendshem ku thuhej : Une thashe te behet tufezimi ,atje ku ka ka mundesi ,por jo te ngelen kalamanet pa QUMESHT , dhe etreta LUFTA e Klasesqe u thellua mbas vitit 1967 dhe une them se keto e fundosen Shqiperine .Kujt i interesonte te fundosej Shqiperia ????

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dauti

            Pellumb Xhufi eshte historian me vlere. Beqir Meta nuk i arrin as te maja e thorit. Beqiri ngre ballistet dhe ul clirimtaret e vertete te vendit. Kurse ky Hasan Spahiu qenka idiot. Mehmeti u lirua nga mbreti i Italise, thote. Paska gjetur Mihallaq Zicishtin per ti besuar. Por edhe Mihallaqi nuk ka folur keshtu. Mehmeti ishte i afte, poliglot dhe jo poliagjent, trim dhe i zgjuar. Ishte edhe me huqe, i serte deri ne terrorist. Po ndaj kujt? Ndaj atyre qe shisnin atdheun dhe i sherbenin te huajit. Po me ke te flasesh...

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flamur Struga

              Po lexojme ,shohim emisione per ate periudhe qe ka kaluar nje pjese e kombit tone..cfare nuk lexojme ,cfare nuk ndigjojme ,cfare duhet te pervetesojme ne brezi i ri ?.Lexojme komplote,internime ,burgosje ,vrasje ,spiune ne favor te rusoserbeve,grekeve,angloamerikaneve...te gjitha keto ,shkruejn nga emocione nga simpatia ose nga urrejtjet? kjo nenkuptohet se kush ku ka punuar cfare edukate dhe pune ka kryer.Nga te gjitha keto ,ne ndiem dhimbje,per menyren se si jane inskenuar dhe vrare kuadro te zgjuara ,intelektual,ushtarak..Personalisht me shqeteson: verte te gjitha keto artikuj ,analiza jane te sakta?u besoj internimeve,pritjes ne radhe per qumesht,luften e klasave,por e kuptoj edhe kete se: synimi kryesor ka qen qe SHQIPERIA te mbetet toke e shenjte per shqiptaret...Tani ,historianet dhe te gjithe ata qe kane kaluar ate karvan ,duhet te japin nje mesazh te qarte per brezin tim(32vjecaret dhe me te rij me te moshuar) qe ne duhet te kemi dashuri per Atdheun tone,per trojet tona te okupuara,keshtu me kete stil cfare mberrihet ,kush e kupton mire duhet te kontriboje .Kombi yne eshte liridashes,e adhuron lirine,demokracine,pregatitet per te mbrojtur tokat tona,(kete fryme kete busull e kam verejtur )vetem tek ata te cilet kane sherbyer ne Forcat e Ushtrise Shqiptare..Historianet,figura te shquara te nderuara,duhet te orientohen me shume se si do ndikoj nje ngjarje e inskenuar,se si u burgosen u vrane u persekutuan,Verte ishin fajtor?se keshtu them qe kjo hije e zeze po na ndjek pas....E kaluara nuk harrohet,po ne cfare duhet te bejme per ATDHEUN? dhe per cdo pellembe te trojeve tona,duhet te mbillet dashuri per kombin per lirine dhe urrejtje per ata armiq shekullor greko rusoserb..

              Përgjigjjuni
              1. p
                pirro

                Enver Hoxha e fali Mehmetin por lobi Nexhmije-Ilir Hoxha qe aktualisht drejtonin vendin nga viti 1981-1985 deshen tja jepnin drejtimin Ramiz Alise . Shkaku ishte se Klani Hoxha kishte kontrate me Inteligjence Servisin britanik dhe Inteligjence Servisi britanik nuk deshte qe drejtimin ne Shqiperi ta merrte Mehmet Shehu i CIA-s amerikane.. Vetem pas viteve `90 me ardhjen e rajersonit CIA AMERIKANE CVENDOSI iNTELIGJENCE sERVISIN ANGLES NGA sHQIPERIA.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje