Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, AFET, të kryesuar nga Kryetari David McAllister. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës për njohjen nga afër me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kryetari Peleshi dhe anëtarët e delegacionit zhvilluan një diskutim të hapur mbi arritjet, sfidat dhe hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe AFET për përshpejtimin e këtij procesi.
Kryetari Peleshi vlerësoi mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Europian dhe theksoi se zgjerimi i BE-së përbën një investim për sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e Europës.
Ai nënvizoi se Shqipëria ndodhet tashmë në një fazë të re të procesit, duke kaluar nga integrimi drejt anëtarësimit, ndërsa Kuvendi ka ndërmarrë ndryshime ligjore dhe ristrukturime për të forcuar rolin e tij në këtë proces. Objektivi i vendit mbetet përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, një synim ambicioz, por realist.
Kryetari i Kuvendit evidentoi progresin e Shqipërisë në hapjen e negociatave për të gjithë grupkapitujt, si dhe angazhimin e Kuvendit dhe të institucioneve për përmbushjen e piketave të ndërmjetme në fushat kyçe, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e të drejtave themelore. Kuvendi, theksoi ai, ka luajtur një rol qendror përmes miratimit të një sërë ligjesh që afrojnë legjislacionin shqiptar me acquis të BE-së dhe përmes forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsensusit politik e parlamentar për anëtarësimin në familjen europiane.
Gjithashtu, Kryetari Peleshi riafirmoi përputhjen e plotë të politikës së jashtme të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke theksuar se vendi mbetet një partner i besueshëm dhe i angazhuar në kampin euroatlantik. Ai falënderoi delegacionin e AFET dhe Kryetarin McAllister për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm në të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ky takim, një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ka ardhur koha qe Shqiperia, vec integrimit ne BE, duhet te kete edhe nje prioritet alternativ kombetar po aq te rendesishem sa integrimi, meqe BE duket se eshte "mall pa garanci". Ky prioritet alternativ duhet te jete pergatitja e terrent per bashkim kombetar. Kete prioritet mund ta arrijme vetem me mbeshtetjen e Amerikes nepermjet Bordit te Paqes, fillimisht. Rama duhet te pyese hapur Gjermanine se pse nuk i do shqiptaret ne BE, dhe pse ata perdorin mosprekjen e drejtesise e deshtuar si vije te kuqe! Rama duhet ti beje te qarte BE-se se per shqptaret ka me shume rendesi Usa se BE qe nuk ka fijen e respektit per vendet e Ballkanit.