Pse Berisha është bërë nostalgjik për ata që i ka përjashtuar vetë nga PD?

1 Prill 2025, 19:38Editorial Mero Baze

Sali Berisha u përpoq dje të bënte të besueshëm episodin e përjashtimit nga Lulzim Basha të shumë figurave të njohura të PD-së nga listat për deputetë më 2017. Ishte fjala për Selamin, Boden, Patozin, Bregun, Topallin etj., të cilët nuk u gdhinë në listat e kandidatëve për deputetë. Berisha thotë se ka thirrur Lulzim Bashën dhe i ka thënë që “ata kanë të drejtë të reagojnë politikisht ndaj teje”.

Në fakt, ata reaguan politikisht. Bënë deklaratat e tyre, madje pas humbjes së thellë në zgjedhje u konstatua se PD uli me 250 mijë vota korpusin e saj të votuesve, dhe kjo iu faturua edhe këtij veprimi.

Po cili ishte qëndrimi politik i Berishës ndaj kritikave të tyre?

Gjatë intervistës në emisionin “Studio e Hapur” në News24, më 22 maj 2017, i pyetur se çfarë mendonte për Bregun, Selamin, Topallin Boden dhe Patozin që e kishin kundërshtuar hapur disa herë Lulzim Bashën, Berisha deklaroi me bindje se:

“PD ka pasur, ka dhe duhet të ketë mendimin ndryshe. Nuk dëmtohet një parti nga mendimi ndryshe.”

Pra, Berisha ka qenë tërësisht në anën e Bashës dhe i ka quajtur këta thjesht mbartës të “mendimit ndryshe”.

Në fakt, i ka tallur.

Tani, pas tetë vitesh, kur atij i kanë mbetur në dorë gërmadhat e partisë së tij, po përpiqet të zbusë rrënimin, duke ia hedhur fajin Lulzim Bashës.

Po a nuk ishte ky që ka sulmuar partinë e Astrit Patozit më 2019 dhe thërriste kandidatët e tij në zyrë, tek kati i 12-të, për t’i tërhequr nga gara dhe për ta denoncuar Patozin si dikë që i kishte futur në listë pa i pyetur?

A nuk ishte ky që denoncoi Ridvan Boden, pse pranoi të bëhej anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë – një detyrë tërësisht profesionale, që lidhej me përvojën e tij si ish-ministër i Financave?

A nuk ishte ky që injoroi kritikat e Eduard Selamit për manipulime në Kuvendin ku ai garoi përballë Bashës, dhe më pas tallej duke i thënë:

“I ke ngulur thikë pas shpine PD-së që nuk denoncon manipulimet”?

A nuk ishte ky që denonconte Topallin, pse krijoi një parti tjetër më 2021, madje vinte “zagarët” e vet ta akuzonin se po e copëtonte partinë me urdhër të Ramës përmes OSHEE-së?

A nuk ishte ky që sulmoi Majlinda Bregun, pse u bë drejtuese e RCC-së, një institucioni të BE-së për rajonin, vetëm sepse për këtë duhej miratim i qeverisë shqiptare?

Po, nëse ai mendonte vërtet që “ata kishin të drejtë të reagonin politikisht ndaj Bashës”, pse nuk u doli zot atyre, por Bashës?

Në fakt, i doli zot vendimit që mori kundër tyre.

Dhe nëse e kishte kaq merak, tani që ka zaptuar PD-në me forcë, pse nuk e vuri në vend këtë padrejtësi, duke i kthyer ata në PD dhe duke i vendosur në lista të sigurta në shenjë reflektimi ndaj asaj që paska bërë Basha? E ka bërë këtë vetëm për Topallin, tek besnikëria e së cilës nuk dyshon.

Tani e di mirë që do të humbasë dhe nuk do të ketë njerëz që mund t’i bëjnë gjyq më 12 maj.

Kaq është e gjithë “apologjia” e tij për ata që ka përjashtuar nga PD ndër vite.

Ai po bën sikur po vajton sot për ata që, edhe po t’i lutësh, nuk kthehen më në ato gërmadha që ai ka lënë në PD – pikërisht sepse e dinë kush është Berisha.

Po të ndjente se do të shkonin, do të vazhdonte t’i mallkonte si armiq të PD-së dhe përçarës të saj. Siç ka bërë 33 vjet me radhë.

16 Komente

  1. L
    L.Xh

    Sali Berisha, është duke ngrënë, atë që ka dhjerë vetë. Shqip, i thonë, po ha mutin e vet.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      U bofsh mut e te hongt Rama.

      Përgjigjjuni
      1. n
        ne

        Salihi...ti je nje mut qe po te Sala

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Salih i hë gësh mutin vetes tënde.

          Përgjigjjuni
      2. M
        Munika

        E verteta eshte se Basha nuk bente as shurren pa lejen e Saliut. Po te respektohej mendimi ndryshe sic pretendon llapaqeni, mund te mos ish fare kryetar Basha, por do ish Selami, Olldashi a ndonje tjeter. Vari hebet se s'ja vlen te merresh me percartjet e nje kufome te veremosur.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cfurku

          Ose historia e kesaj partie është nje mësuese e keqe, ose nxënsit e saj janë tepër gomerë. Kam pershtypjen se janë të dyja gjërat bashkë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Akoma nuk e kuptoni se Berisha nuk ka asnje skrupull, pervec skrupullit te vet?

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Monstra komuniste Salikadavra eshte duke dhene shpirt dale e ngadale...ashtu sic e meriton.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gopisti

                C'mund te beje me shume se kaq nje katragjysh si Berisha? Gjithsesi,Respekte!

                Përgjigjjuni
                1. 6
                  66

                  Pse merreni akoma me këtë copë muti?! Ka vdekur politikisht, edhe si figurë historike një jashtëqitje. I shporrur nga të gjithë di ndyrësir e neveritshme, as Kosova nuk e fton. Nuk e ndyn veten me Esad pashë Toptanin dhe Spiro Milon. Kanë derdhur aq shumë gjak për të mos u ndyrë me këtë prostitutë të fëlliqur, që jeton vetëm për karrige, gojën e tij dhe dy shushunjave që ka pjellë. Vetëm shtetit shqiptar duhet t'i vijë turp. Kjo lloj jashtëqitje duhet të ishte nën torturë në vrimat më të errëta të birucave tona të përgjigjej për tradhëti të lartë ndaj vendit dhe kombit, bashkë me atë motërqrin tjetër lab analfabet që e shurroi në gojë ishpresidentin tonë tropojan në Peshkëpi dhe që tani e ka nënshtruar në prostitutë të vetën personale. Kjo lloj Shqipërie pa forcën e grushtit është e shkërdhyer keqazi dhe nuk ka për të jetuar gjatë.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Ore ai s.esht.me.ne.pushtet. Shif ramen,qe nga 2013,per cdo fushate, te njetat arena,uje 24.ore,rruge etj etj. Nderkoh asnje rruge se.ka.mbaruar tamam. Te.ka.ngel.ora te berisha, si dikur eterit e tu shpirteror te mbreti zog

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saliu

                      Saliu gjithmone ja ka mbajtur deren e PD hapur plangprishurve te ikur me inat e te kthyer me qetesi e urti aty prane tij. Edhe ti o Mero deren hapur e ke atje...mjaft te ri-botosh serish ato kartelat e shtrimeve ne Spitalin Psikiatrik Elbasan te Edvin Kristaq Rames (sot Edi)

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        pyetje nga publiku

                        Si thua ti o Mero si ca i brendeshem qe je ne oborrin e kryeministrise - Po ky Rama ka ndonje nostalgji per ata qe ka hedhur ne preher te SPAK (me Veline ne krye) pasi i ka shtrydhur me pare si limonj?

                        Përgjigjjuni
                        1. i
                          i drejti

                          Mero foli hakun Berishes 81 vjeq me panoline eshte me i forte se kurre i mori te gjitha vulen partine seline i shane cdo dite Ramen e shumicen ju nxjerr hordhiqet korrupsionin vjedhjet qe bejne e nuk munden ta thyejne ta ndalin e nje fjale e vjeter thote ku ka ze nuk eshte pa gje e Mero qa thua ti u mundove mjafte per Lalin e sbere gje te qoj edhe fjale qe te sulmosh prokurorin gjykatesin Edin por sja dole Mero mbeti brenda dhe spo ndihet se po te ndihet e zhdukun haaaa eshte bere qengj Veliaj e jane te thedha disa pune o Mero nuk ju dilet se te iken kaptina por ti je mire se shane e flet e shkruan kunder SDaliut e ndonje gje fiton nga babloku aaaa djalin e ke ne bashki apo e hoqen nuk na e the haaaaaa Mero nje keshille rri urte se nuk e kane problem te plasin brena edhe ty si limon i shtrydhur haaaaaa ajde Mero mos u merzit ti je i vetmi qe duhet te ulerasish rrofte Sali Berisha qe te mbane me buke OK MERO SHKERDHATA.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Ku ku lokja per loqen qe polli!

                            Ashtu si e nisi po e bitis. Duke u zvarritur si krimb, duke puthur këmbë e lëpirë vrima bythe , nga Shtëpia e Enver Hoxhës tek strofulla e sillogjove greke . Kur ishte puna për privilegje i zvarritej edhe Nexhmie Hoxhës duke i vajtur për ditëlindje, kur ajo qyqja vdiq në pulari, nuk i çoi një tufë me lule. E futi edhe në burg 70 vjeçe. Por s'e bëri dot pis. Nexhmie Hoxha nuk iku si hajdute, si Liri Berisha.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              Maloku qen ka qenë ,qen është dhe qen do të vdesë.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje