'Pakoja e madhe, Rama zbulon shpërblimin për punonjësit e administratës

31 Dhjetor 2022, 09:14Ekonomia TEMA

'Pakoja e madhe, Rama zbulon shpërblimin për punonjësit

12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të marrin një shpërblim prej 20.000 lekës të rejash.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shpërblimi vjen pas vendimit të qeverisë për Pakon e Madhe të ndihmës.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000 Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkroi Rama në Facebook.

1 Komente

  1. F
    Falco

    Pako e "madhe" eshte me teper nje lemoshe ,pavaresisht se me kete gjest qeveria mundohet te bleje heshtjen per vjedhjen po ashtu te madhe madhe qe iu behet shqiptareve nga spekulantet e cmimeve dhe kartelet .Gjithsesi ne nje dite feste si kjo le te perpiqemi te harrojme sadopak padrejtesite qe na behen dhe te shohim anen pozitive.Ajo qe do te sugjeroja ne nje vizion pak me strategjik, do te ishte qe qeveria ne cdo PROJECT ECONOMIK ku shteti eshte bashkfinancues ti ofroje publikut po ashtu ne forme paketash aksionere pjese te caktuara te vleres ne menyre qe edhe ai (POPULLI SHQIPTAR dhe jo VETEM SHTETI ,qe shpesh merr trajta partiake dhe perfaqsohet nga funksionare jo dinjitoze) te kete mundesi te investoje nese deshiron kursimet e veta nga puna ose emigracioni,ne menyre qe shqiptaret te perfshihen direkt ne projekte ekonomike kombetare jo thjesht ate lokale ku perspektiva e zhvillimit mbetet e zbehte prej dekadash, aty ku suksesi nuk varet gjithmone nga paraja e investuar apo ideja e investua por edhe nga faktore objektive dhe ku njerezit nuk mund te investojne dot lokalisht duke riskuar kapitalin e tyre modest fjala bie ne nje qytet te dores se dyte ku shpesh mendojne si te hapin nje kafene aty ku ka edhe 1000 kafene te tjera dhe pastaj falimentojne.Kjo formule do ti bente njerezit pronare te pasurive kombetare,do ti bente te interesuar ti mbronte e ti zhvillonte keto projekte duke qene me i intersuar te paguante ne forme faturash, taksash biletash cdo detyrim qe keto do te prodhonin, do ti bente me te pergjegjshem ndaj parase duke mos e shperdoruar ne budallalleqe si baste sportive etje, do te rriste llogaridhenien dhe transparencen e shtetareve ne projekte financiare ku publiku do te ishte i pranishem, kjo do ti jepte gjithashtu nje dimension te ri patriotizmit duke e bere edhe ekonomik ate qe deri tani ka qene kryesisht folklorik, dhe kjo po ashtu mund te ndalte edhe shpopullimin e vendit nga rinia apo edhe forca aktive sepse duke investuar nga xhepi i tyre dhe nga xhepi i baballareve te tyre nuk do ta braktisnin nje prone te tyren duke qene njekohesisht edhe nje copez Shqiperie dhe njerezit do te qendronin ketu

    Lini një Përgjigje