1 orë punë për një litër naftë, Shqipëria e 11 në botë për çmimin më të shtrenjtë  

26 Gusht 2022, 19:40Ekonomia TEMA

1 orë punë për një litër naftë, Shqipëria e

Një litër naftë kushton sot sa 55 minuta pune në Shqipëri.

Vlera llogaritet me pagën mesatare të punonjësve dhe çmimin e fiksuar të karburantit në 6 muajt e fundit.

Mesatarisht, në 8 shtetet e tjera europiane, ku nafta është më e shtrenjtë se këtu, nevojiten 7 deri në 10 minuta punë për të blerë një litër naftë.

Këtë javë një litër naftë shitet në treg 239 lekë, duke pozicionuar vendin tonë të 11-tin në botë për çmimin më të shtrenjtë.

Edhe në shtete si Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi, me një orë punë mund të blihet më shumë karburant se sa në Shqipëri.

Në rajon, Shqipëria mban prej disa vitesh vendin e parë për çmimin më të lartë të blerjes në pompë, e ndikuar kjo nga taksat direkte që vilen për çdo litër që hidhet në makinë.

2 Komente

  1. J
    Jari

    Po ku do fitoi Kryetari i Bordit, Çet Kastrati nga taksat tona, prandaj shkon 239 lekë.

    1. K
      Koke cepi byth lepires

      Kerkoi llogari dhe Meros patronazhistit numer 1

    Lini një Përgjigje