52.8 mld lekë për infrastrukturën, Balluku: Autostrada Tiranë-Durrës zgjerohet me 4 korsi, nisin punimet e "Korridorit 8"

14 Nëntor 2023, 22:10Ekonomia TEMA
52.8 mld lekë për infrastrukturën, Balluku: Autostrada

Për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por dhe energjetike në vitin 2024 do të vihen në dispozicion 52.8 miliardë lekë.

Në prezantimin e buxhetit për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ministrja Belinda Balluku e konsideroj një buxhet të rëndësishëm i cili do të shpërndahet fokusohet në investimet rrugore për lehtësimin e trafikut dhe qarkullimit në vend.

“Ne kemi parashikuar brenda këtij buxheti zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës me dy korsi nga secila anë. Një korsi për t’iu shtuar rrugë ekzistente dhe një korsi emergjence. Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan-Lekaj, “Korridori 8”, faza e parë. Zgjerimi i rrugës Levan-Gjirokastër, faza e parë. Qendra e monitorimit të trafikut, vazhdimi i fazës së dytë. Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Loti 2”, tha ministrja Belinda Balluku.

Më shumë para do të shkojnë në drejtim të transportit rrugor, zë i cili do të marrë nga ky buxhet 23 miliardë lekë e pasuar nga sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime 11.5 miliardë lekë dhe 8.8 miliardë lekë për transportin detar.

Energjia si një sektor i rëndësishëm do të marrë 3.2 miliardë lekë.

“Jemi në rrugën e duhur sa i përket energjisë. Është momenti i duhur për të firmosur një memorandum bashkëpunimi me palën italiane për fillimin e ndërtimit të interkonjeksionit, linjës nënujore që do të lidh brigjet e Shqipërisë me brigjet e Italisë”, tha Balluku.

Sipas Ballukut investimet e parashikuara në  2024 do të sjellin zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë në një periudhë e cila po tërheq vëmendjen dhe të vendeve të tjera.

3 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Shqiperia ka hyre ne nje stad tjeter zhvillimi. Po behen vepra te perspektives. Mendoj qe rruga Kashar-Peze-Rrogozhine do ishte nje zgjidhje per Tiranen. Ata qe shkojne ne Kavaje, Rrogozhine, Lushnje berat, Fier, Vlore, Sarande nuk kane pse te kalojne nga Durresi. Megjithate rruget po behen me cilesi, me perspektive. Keta qe drejtojne dine te punojne, iku koha e rrumpalles.

    1. T
      Toni

      Po si pallati sportit dhe si teatri kultures qe ngelen ne letra dhe parku i madh ne portoromane shum i bukur ne 3D...kto jan tendera o vlla qe behen per interesin e tyre dhe cilsi ska.

      1. çeti

        Padyshim Pilo qe Shqiperia ka hyre ne nje stad tjeter zhvillimi ,por keto nuk jane vepra te prespektives por qe i kerkon koha sot si urgenca.Vepra prespektive jane kur ne rrugen e mepareshme te jene lene fitila per zgjerimin e kapaciteteve te saj me tre apo kater korsi dhe jo te filloje ngushtimi i rruges duke krijuar nje mbingarkese e trafik te papare.Ndoshta pare me kete sy mos ndoshta po vjen 2025 dhe duhen para per zgjedhjet???????????????? Apo tani ka transparence se opozit s'ka me (jo se ka patur) dhe "hyp xhixhi"drejt firoreve te medha.Te kuptohemi te gjitha duhen por te shoqeruara me transparence .

      Lini një Përgjigje