Të dhënat e buxhetit 2024, MIA flet me shifra: 1/3 e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, nga pensionistët te foshnjet

11 Nëntor 2023, 10:48Ekonomia TEMA

Të dhënat e buxhetit 2024, MIA flet me shifra: 1/3 e shpenzimeve

Buxheti i vitit 2024, i cili është në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare parashikon në total 735,9 miliardë lekë shpenzime të përgjithshme.

Por sa është ky buxhet, një buxhet që i shërben nevojave dhe kujdesit social të shqiptarëve?

Një grafik të dhënash, i publikuar nga Agjencia për Media dhe Informim, tregon se nga totali i këtyre shpenzimeve, qeveria ka parashikuar që 1/3 e tyre ose 33.4% do të shkojë për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë.

Më konkretisht, këto shpenzime janë të dedikuara për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, bonusin e bebes.

Po ashtu, për ish-të përndjekurit dhe për ish-pronarët.

1 Komente

  1. Y
    Y

    Skemen e prishin ishet si te persekutuarit ish pronaret e ishet pa fund

    Lini një Përgjigje