OSHEE rrit pagat për punonjësit, rroga mesatare shkon 70 mijë lekë, përfitojnë 7 mijë punonjës

6 Nëntor 2023, 19:20Ekonomia TEMA

OSHEE rrit pagat për punonjësit, rroga mesatare shkon 70 mijë

Rreth 7 mijë punonjës në sistemin energjetik, konkretisht në grupin OSHEE nga ky muaj do të përfitojnë rritje page.

Më shumë se 50 %  e tyre janë punonjës terreni, konkretisht elektricistë, teknik apo dhe faturues, të cilët përballen me vështirësi pune.

Me këtë rritje paga mesatare e një elektricisti arrin në 70 mijë lekë, ndërkohë që për herë të parë në këtë sistem do për të përfshihet edhe vjetërsia e  punës.

Paga e elektricistit që deri më sot ka qenë rreth 50 mijë lekë, shkon në 70 mijë lekë, ashtu siç administratori tha, kini parasysh që do të aplikohet për herë të parë edhe vjetërsia në punë, duke u bazuar mbi atë skemë që tashmë është aplikuar edhe në administratën publike. 0.6% është llogaritja e vjetërsisë së punës për 10 vitet e para, 0.8% nga viti 10 deri në vitin e 20 dhe 1% për 10 vitet e treta në punë. Nga çfarë di unë në këtë ndërmarrje ka plot njerëz me vështirësi, shumë të gjatë në punë mbi 20 vjet, rreth 30 vjet-tha Belinda Balluku zv/kryeministre  .

Në total rritja e pagës për të gjitha funksionet në operatorin e shpërndarjes së energjisë kap vlerën e 30 %.

Të gjithë punonjësit e OSHEE grup së bashku me kompanitë e saj do të preken nga kjo rritje që kap vlerën e 30%. Kryesorët janë 3000 punonjës të terrenit, si elektricistë  apo dhe faturistë-u shpreh Enea Karakaçi administrator i OSHEE

Ky vendim i OSHEE grup vjen në të njëjtën linjë me politikën e qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik. Paralelisht po nisin edhe investimet në këtë sektor, të cilat ishin bllokuar për shkak të situatës së jashtëzakonshme të miratuar nga qeveria, pas krizës së çmimeve që preku produktet energjetike.

Lini një Përgjigje