Zgjidhet drejtuesi i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri

2 Nëntor 2023, 19:09Ekonomia TEMA
Zgjidhet drejtuesi i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë në

Grant Van Cleve është zgjedhur drejtues i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i cili do të pasojë Enio Jaçon që e mbajti këtë post për dy mandate.

Grant Van Cleve është një sipërmarrës global. Aktualisht ai është investuar në 90 startupe, kryesisht në Kaliforni, por prej rreth 30 vitesh është i angazhuar në ekosistemin e Shqipërisë dhe zhvillimin e tij.

Kujtojmë që Enio Jaço në fjalën e tij bëri thirrje për progres të prekshëm në përmirësimin e klimës së investimeve.

Jaço foli gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të AmCham në praninë e 256 kompanive anëtare ku deklaroi se, duhet ende shumë punë që Shqipëria të bëhet ‘magneti i Ballkanit’ për investitorët e huaj.

Ai u bëri thirrje bizneseve anëtare të përfshihen sa më shumë që zëri i tyre të dëgjohet ndërsa drejtuesve të AmCham të “zhvishen nga kostumi individual i korporatës” që përfaqësojnë dhe të mbrojnë të drejtat e gjithe komunitetit te biznesit.

3 Komente

  1. ?
    ?xyz

    Çfarë është kjo "Dhoma Amerikane e Tregtisë"?! Pse quhet kështu?! Çfarë misioni ka?! Mê duket si ajo e Spitalit Amerikan ku nuk ka asnjë këmbë amerikani! Apo si Konfindustria! Sikur Shqipëria ka industri tejet të zhvilluar dhe të gjithanshme dhe ka nevojë për një Konfederatë Industriale?! Ndofta për prodhimin e kosit!

    1. t
      tpc

      Keta jane vampiret qe partia Republikane ne Amerike leshon neper bote te pijne gjakun e popujve te varfer. Parazite ne Amerike e parazite neper bote.

      1. K
        Koli

        Dhoma dypaleshe te tregetise i ka gjithe bota - keto jane si organizma lehtesuese qe informojne bizneset per klimen e investimeve ne vend si dhe bejne dhe lidhje apo rekomandime per investime.

        Lini një Përgjigje