Salvatore Zagaria, sipërmarrës italian ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli për biznesin e tij në vendin tonë .
Ai theksoi se në Shqipëri nuk ka burokraci ashtu si në Itali.
Më tej ajo theksoi se hasi në vështirësi në gjetjen e personelit pasi shumë të rinj janë larguar, ndërsa shtoi se tashmë stafin e trajton si familje.
“Burokracia është diçka që po vret Italinë. Këtu është ndryshe. Kjo është gjëja që i ndihmon më shumë. Pastaj regjimi fiskal është goxha i përshtatshëm, krahasuar me vendet e tjera. Në Shqipëri gjendet ajo që në botë është më e vështirë për t’u gjetur. Një sipërmarrës në Shqipëri ka mundësi të jetoj më mirë.
Unë hasa në vështirësi për personelin, sidomos nga dëshira e të rinjve për të shkuar jashtë shtetit. Edhe në Itali ka qenë ky problem, por kemi arritur të krijojmë një staf që ne e trajtojmë si një familje. Duhet të ju jepet një stimul që ata të ndihen mirë. Duhet të kemi parasysh kostot qëndrimit dhe strehimit. Në Shqipëri ke mundësi të punosh në një sipërmarrje serioze sepse kostot janë më të ulëta dhe munt t’i ofrosh garanci personelit që të rri i qetë”-tha ai.
Lini një Përgjigje