"Në 2005, kur isha në Kretë, pjesa e Shqipërisë ishte e mbuluar nga errësira. Por tani do të bëhet një prej destinacioneve më tërheqëse në Europë"

28 Tetor 2023, 10:44Ekonomia TEMA
"Në 2005, kur isha në Kretë, pjesa e Shqipërisë

Ishte maji i vitit 2005, kur gjatë një udhëtimi në Korfuz, Michael O’Leary, themeluesi dhe CEO i kompanisë së fluturimeve me kosto të ulëta, Ryanair, u befasua kur vuri re se pjesa e Shqipërisë ishte e mbuluar nga errësira, ndërkohë që ishulli ishte i ndriçuar në tërësisë e tij.

“Aty kuptova potencialin që Shqipëria ka për zhvillimin e turizmit” – pohon O’Leary në një intervistë për “Monitor”.

Dhe sot, pas të gjitha këtyre viteve dhe pas dy vitesh negociatash, operatori i fluturimeve Ryanair do të nisë fluturimet në Shqipëri.

Me 17 destinacione dhe 200 fluturime në javë, ky operator i fluturimeve “low cost” fillon rrugëtimin e tij më 31 tetor.

O’Leary, i cili përshkruhet nga mediat e huaja si lider karizmatik dhe i guximshëm, që nuk ngurron të thotë atë që mendon, iu bashkua Ryanair në 1987 dhe e transformoi atë nga një kompani me humbje në një ndër markat e fluturimeve më me vlerë në botë.

Ai njihet për stilin ndryshe të menaxhimit dhe nuhatjen e tij për biznes. Këtë nuhatje, ai duket se e ka dhe për vendin tonë, kur thotë se Shqipëria vetëm sa e ka prekur sektorin e turizmit, dhe se në vitin e tretë, kompania e tij pritet të arrijë 5 milionë udhëtarë në vit, duke e u bërë më e madhja në vend.

Ai sheh një interes të jashtëzakonshëm nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Polonia, që përkthehet në një rritje të mundshme për Tiranën dhe Shqipërinë.

O’Leary shton se vendi ynë do të kishte një avantazh konkurrues më të madh nëse taksa për vizitorët turistikë do të bëhej zero. Sfida më e madhe për ta është hapja e një baze në Tiranë, proces që po përballet me vështirësi, për shkak të negociatave të forta nga aeroporti.

Operatorit irlandez i deshën tre vjet të arrinte një marrëveshje me aeroportin. Ai thotë se kjo është një dëshmi se sa të vështirë janë aeroportet për t’u negociuar.

“Ne menduam se irlandezët ishin negociatorë të mirë, por shqiptarët janë edhe më të fortë se irlandezët”.

Cilat janë disa nga sfidat logjistike dhe operacionale me të cilat jeni duke u përballur në tregun shqiptar?

Ne nuk kemi të bëjmë me qeverinë e Shqipërisë. Negociatat kanë vazhduar me aeroportin dhe grupin Kastrati, dhe këto negociata kanë qenë të vështira.

Kemi zbuluar me humbje se shqiptarët janë negociatorë shumë të ashpër, kështu që është dashur kohë të arrihet në këtë marrëveshje.

Por mendojmë se pasi kemi arritur këtë marrëveshje, mund të rritemi shumë shpejt këtu.

Sfida më e madhe për ne është që dëshirojmë të hapim një bazë këtu në Tiranë. Pse duhet një bazë? Sepse nëse kemi avionë këtu, atëherë mund të lidhim Tiranën me shumë më shumë nga aeroportet në të cilat fluturojmë në të gjithë Europën.

Ndërsa Tirana mbetet vetëm një destinacion, ne mund ta lidhim atë vetëm me bazat tona që kemi në vende të tjera. Prandaj, për momentin, në vitin e parë do të nisemi me 17 rrugë. Mendoj se do të rritemi ndoshta në 25 ose 30 rrugë në verën e vitit 2024. Por do të shpresonim të arrinim një marrëveshje bazë me aeroportin.

Një nga arsyet pse trafiku dhe turizmi janë rritur kaq shpejt këtu në Shqipëri në vitet e fundit lidhet me uljen e tarifës për vizitorët turistikë nga 11 euro në 2 euro.

Unë do të shkoja edhe një hap tjetër tani dhe do ta ulja nga 2 në 0, sepse kjo i jep Shqipërisë një avantazh konkurrues të madh kur qeveritë e tjera europiane po rrisin taksat për vizitorët turistikë.

Nëse Shqipëria është në zero, mendoj se do të shihni shumë trafik të devijohet, që ndryshe do të shkonte në Greqi. Jugorët e Italisë do të vijnë në Shqipëri dhe është e rëndësishme për ne të jemi në gjendje të themi se Shqipëria ofron një akses të lirë në kosto të ulët, kur po shesim bileta ajrore vetëm për 15 euro.

Këta pasagjerë nuk duan të paguajnë edhe një taksë prej 2 euro. Kështu që nuk kemi biseduar me qeverinë, por dua të them se dua të lavdëroj dhe të ndëshkoj politikat fiskale vizionare që qeveria ka ndjekur këtu në vitet e fundit.

Pse vendosët të hyni në tregun shqiptar?

Ne kemi tentuar të fluturojmë në Shqipëri për rreth tre vjet, por nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me aeroportin në kushte që do të mund të mbështesnin çmimet shumë të ulëta të biletave tona.

Dhe sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne, sepse ka janë dashur tre vjet të arrinim një marrëveshje me aeroportin.

Mendoj se kjo është një dëshmi se sa të vështirë janë aeroportet për t’u negociuar. Ne menduam se irlandezët ishin negociatorë të mirë, por shqiptarët janë edhe më të fortë se irlandezët.

Pra, pse Shqipëria? Isha në Korfuz me gruan time në maj 2005 për 29-vjetorin e saj të lindjes. Dhe na befasoi shumë mënyra si në orën e natës, në të gjithë Korfuzin, ndriçonin dritat tërë rrugës poshtë deri në det, ndërsa unë shikoja nga larg në Shqipëri dhe ishte i errët.

Dhe mendoj se kjo tregon potencialin e turizmit, zhvillimit që ka këtu në Shqipëri.

Është një vend i hapur me Perëndimin, por ka nevojë për shumë investime infrastrukturore dhe zhvillimi.

Pika fillestare kritike për këtë është që një grup si Grupi Kastrati të investojë në aeroport dhe të përmirësojë objektivat e aeroportit, dhe pastaj që Ryanair të arrijë këtu me më shumë avionë të rinj Boeing dhe të hapë 20, 30 deri në 50 rrugë të reja nga Europa në Shqipëri.

Mendoj se Shqipëria do të bëhet një prej destinacioneve më tërheqëse në Europë dhe Tirana do të jetë një prej qyteteve që do të shfaqet në tërë Europën si një vend i ri për udhëtim, ku është interesante, çfarë është ndryshe, shko në Tiranë.

Është një vend që kemi dëgjuar në të gjithë Europën, por askush nuk ka shkuar atje. Dhe mendoj se ka potencial të madh turistik.

Kombinimi i Ryanair me Grupin Kastrati dhe Tiranën, bashkë me mbështetjen e qeverisë, do të sjellë revolucion në numrin e vizitorëve që vijnë këtu.

Dhe u befasova, kur hymë në aeroport, me numrin e punimeve zhvillimore që po bëhen. Jo vetëm hotele, zyra, po ndërtohet shumë këtu. Ne duhet të sjellim shumë vizitorë në Tiranë dhe të mbushin të gjitha këto objekte. Kështu që kjo është arsyeja pse zgjodhëm Shqipërinë.

Cili është vizioni afatgjatë për praninë e Ryanair në Shqipëri?

Dua të shoh rritjen tonë me 1.6 milionë udhëtarë në vitin e parë, 3.2 milionë në vitin e dytë, 5 milionë në vitin e tretë, duke u bërë kështu kompania më e madhe ajrore në Shqipëri brenda tre vjetësh.

Dhe mendoj se këtë gjë mund ta realizojmë duke punuar ngushtë me Tiranën gjithashtu.

Pra, nuk ka asgjë, por kjo do të ndodhë sepse ka një interes të jashtëzakonshëm në tërë Europën dhe njerëzit vijnë për të parë Tiranën, ata nuk e përdorin atë si një qendër për të shkuar diku tjetër.

Sa konkurrues e shihni tregun shqiptar, cili do të jetë ndikimi i Ryanair?

Ne do të jemi më të suksesshëm. Sepse kemi flotën më të madhe të avionëve me mbi 570 avionë, kemi avionët më të rinj. Kështu që do të keni çmime të ulëta për fluturime dhe nuk do të ketë anulime, përveçse kur kontrolli i trafikut ajror francez bën grevë.

Prandaj kemi një rekord shumë më të mirë të ofrimit se çdo linjë ajrore tjetër në Europë. Dhe në kundërshtim me linjat ajrore të tjera, ne nuk flasim vetëm për çmime të ulëta, ne ofrojmë çmime të ulëta çdo ditë.

Ne po fillojmë sot me një ofertë në shitje, 50,000 vende të disponueshme për vetëm 15 euro për një rrugë. Dhe mund të udhëtoni nga nëntori deri në mars për 15 euro në të gjithë Europën.

Mendoj se aeroporti po rritej me linja ajrore të tjera me çmime të larta. Në vitet e fundit, këto linja ajrore kanë ndalur rritjen dhe kanë rritur çmimet. Prandaj mendoj se aeroporti është drejtuar te Ryanair dhe i ka thënë, shikoni, kemi nevojë për më shumë konkurrencë këtu, duam çmime me të vërtetë të ulëta.

Dhe mendoj se kështu kemi arritur të bëjmë një marrëveshje me aeroportin tani.

Kohët e fundit, Shqipëria është kthyer në një destinacion të preferuar turistik. Sa potencial sheh Ryanair në këtë drejtim?

Shqipëria sapo e ka prekur turizmin. Trafiku në aeroport vitin e kaluar ishte rreth 5 milionë udhëtarë. Për një aeroport të kryeqytetit në Europë me një popullsi prej sa? Një, një milion e gjysmë.

Dublini ka një popullsi prej 1.5 milionë banorësh.

Ne kemi pasur 30 milionë udhëtarë vitin e kaluar. Kështu që Tirana dhe Shqipëria është vetëm në fillim të asaj që mendoj se do të jetë një revolucion turistik. Ajo do të udhëhiqet nga çmimet e ulëta të Ryanair.

Ne synojmë të rrisim numrin e udhëtarëve nga zero në 5 milionë udhëtarë brenda tre ose katër vitesh.

A keni plane te shtoni destinacione të reja, cilat mendohet të jenë disa prej tyre?

Ne dëshirojmë të bëjmë një njoftim vetëm kur të kemi rrugët e reja të planifikuara. Ka disa qytete të mëdha europiane që ne nuk i kemi lidhur ende me Tiranën, të cilat do të vijnë në verën e ardhshme, fillimisht në fund të marsit.

Mendoj se do të kthehem këtu, me shpresë në janar ose shkurt, duke njoftuar rrugë të reja për verën e vitit 2024.

Dhe mendoj se, nëse arrijmë një marrëveshje me aeroportin, do të shihni një rritje të shpejtë nga Ryanair dhe çmime të ulëta.

A do të lidhë Rynair Shqipërinë vetëm me vendet europiane apo do të mundësojë fluturime drejt kontinenteve të tjera?

Po, ne fluturojmë tashmë në Izrael, Marok, Jordani dhe në Turqi dhe jam i sigurt se do ta lidhim Shqipërinë edhe me këto vende.

Sigurisht, për momentin, ne shohim se kërkesa e madhe ka tani është nga vizitorët që vijnë në Shqipëri nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Holanda, Polonia.

Ka një rritje të jashtëzakonshme, interes të madh dhe rritje të mundshme për Tiranën dhe Shqipërinë.

Intervistoi: Armela Toska

11 Komente

  1. b
    boll na cat carin me kta hipokrike te ndyre

    kujt po i krruhen bolet per te tlla "Lajme" o nastradinat e hales mediatike . Rinasi eshte shndruar ne nj stalle koperativistesh me marrjen e tij nag Kastrati mbas se clt fshhet famlja berisha ,qe cuditem se si nuk thirret nga Spak

    1. T
      Taku

      Nuk eshte lajm per ty mos u nxeh kot

    2. L
      Lexhenda

      Keni ngaterruar Kreten me Korfuzin te titulli o gazekara…

      1. n
        nacionalisti

        o nishi i gjeografise Corfuzi ndodhet ne Krete, o hajdar me zile... dhe eshte nje nga qytetet turistik te Kretes

        1. t
          tornitorii

          ????????????????

        2. A
          Abdurahim Ashiku

          NJË LAJM QË NA GËZON, NA LUMTURON, NA HARRON E DISKREDITON... Fejton Lajm, vërtet lajm... Kastrati group sjell Ryanair në Shqipëri Javën e ardhshme, të martën më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur per muajin e parë të operimeve. LAJM... Nga ata që të gëzojnë, që të shkurtojnë rrugën, (nga 12 orë në një orë), që të lehtësojnë xhepin, (nga 35 euro në 15 euro), që të lehtësojnë kalimin... Këtë nuk mund ta shkurtoj në një fjali por në një fejton mbi fejton përjetuar si pasagjer më 15 tetor 2023 në Kakavijë... ASGJË NUK NDRYSHON, ÇDO GJË KALON NGA E KEQJA NË MË TË KEQEN Kakavijë, 15 tetor 2023 Fejton ...Hymë, pas afro pesë orë udhëtimi, në sheshin e madh të Kakavijës. Për çudi (nuk e kisha përjetuar asnjëherë) përpara nesh, asnjë autobus në pritje. U gëzova duke kujtuar radhët, orët e gjata të ndenjjes në këmbë. Autobusi mori krahun e majtë të rrugës dhe ndaloi. Një urdhër i padiskutueshëm: Zbrisni bagazhet... I nxorëm me vështirësitë e krahut të një të moshuari. Ishte ndërtuar një mur... Ishin ndërtuar dy palë shkallë njeri mbi tjetrën... Ishte ndërtuar edhe një dishezë me diku tek 50 gradë pjerrësi... Valixhet, bagazhet duheshin ngjit nga rrafshi, nga asfalti dhjetë metra lart, në katin e dytë të ndërtesës së sajuar për “shërbim të kulturuar”. Një rrëmujë... Të moshuar që kërkonin ndihmë për ti ngjitur valixhet... Të rinj që nuk munguan t’i ndihmonin... Të qara fëmijësh në krahë prindërish.. Radhë njerëzish para kabinës ku dy policë vulosnin pasaportat. Ngatërresa bagazhesh nëpër këmbë që nuk matnin ku shkelnin. Një doganier përpara një tavoline të gjatë të ftonte të shtroje e hapje bagazhin për të fut duart thellë e më thellë sikur desh të gjente fundin e rrënjëve të kanabisit... Të qara foshnjash... Thirrje policëve nga një punëtor me jelek të verdhë për tu dhënë përparësi në radhë prindërve me fëmijë... Doganieri ma bëri me shenjë ti kaloj valixhet pa futur duart në to. E pyeta se pse nuk venë karroca për lëvizjen e bagazheve, pse nuk venë elevatorë për ngjitje, pse... Ngriti supet duke belbëzuar fjalët “nuk di shqip”... U befasova... Në dalje e njëjta pamje... Shkallë që duhen zbrit... Dishezë që po ta tërhiqje valixhen të merrte me vete... Një trotuar buzë rrugës... Trotuar i ngushtë. Nuk munda ta kapërcejsh. Bie në rrugë makinash, pikë rreziku! Deri tash nuk ka pas ngjarje. Mund të ketë. Sigurimi i njerëzve është zero. Me bagazhet çapëlyer nga ngjitje-zbritja presim autobusin të kthehet nga skanimi. Erdhi. Ndaloi. Hapi bagazhet... Na pret në korsinë e djathtë. Diku 15-20 metra larg. Përsëri lëvizje bagazhesh, lëvizje në një shesh ku qarkullojnë makina. Pikë rreziku. Koha është e mirë. Nuk e di se si do ta përshkruaja gjendjen në një ditë me furtunë, me shi e borë, me fëmijë në krah që mërdhijnë, qajnë nga të ftohti, me pleq që zvarriten mbi shkop... E pyes një polic pse është bërë kështu. Më thotë që t’i detyrojmë pasagjerët të mos marrin shumë plaçka, marrin shumë ushqime!!! Me të ishte edhe doganieri që nuk e fliste shqipen. Më tha se është kroat (!!!) Ka ardhë për të ndihmuar !!! U çudita. E kanë ngjitur kontrollin doganor në katin e dytë të ndërtesës. Kat që duhet të ngjitesh e zbresësh nëpër shkallë. Dhe kjo që pasagjerët të marrin pak plaçka, aspak ushqime... Kjo ndërkohë që në lajmërimet e agjencive të transportit të udhëtarëve shkruhet se mund të marrësh deri në dy valixhe...me peshë deri 40 kilogram. Kjo kur ikën... Kur kthehesh. Përsëri një kat mbi shesh. Vetëm kontroll pasaportash. Bagazhet nuk i zbresin nga autobusi... Mbase edhe do t’i zbresin... Mbase do t’i ngjisin zvarrë... Dreqin që ua kujtova... Ku, ku, ku...sa valixhe, çanta, kuti... hyjnë çdo ditë... Çfarë nuk ndodh... Në vend që të krijojnë hapësirë shërbimi në tokë... Në atë shesh të madh me një çati për tu mbrojtur nga fenomenet atmosferike, me një dhomë të ngrohtë në dimër e të freskët në verë, me një dhomë për nënat dhe fëmijët...me... me kulturë evropiane... Kanë krijuar shërbim në qiell... Ku nuk i shkon mendja shërbimit tonë doganor... Shtetit tonë... Vetëm tek shërbimi ndaj njerëzve nuk u shkon... Vetëm për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve nuk mendojnë. Kështu do të vazhdojë. Kjo për tri dekada (27 vjet për mua). Të shtrydhin, të detyrojnë të qëndrosh i mërdhirë në shi, dëborë, erë e suferinë, me fëmijë në krah që qajnë deri në dhimbje, me pleq që zvarriten rrëshqanthi mbi “gjymtyrën e pestë të jetës”... Kjo është “bukuria që vret”, migjeniane, vret mërgimtarët shqiptarë që të pamundur të paguajnë 200 apo 300 euro me avion, zgjedhin autobusët, agjencitë e shumta që gëlojnë pa përgjegjësi për udhëtarin, pa zë për trajtimin qytetar në udhëtim... Kthehemi tek lajmi i gëzuar për emigrantët shqiptarë në perëndim, mollë e ndaluar për emigrantët shqiptarë në Greqi. Ryanair, kompania ajrore me emër të madh, me ndërhyrjen e Kastrati Grup, do të fluturojë në 17 vende e aeroporte të Evropës me 15 euro një udhëtim... Do të fluturojë në Romë, Milano, Paris, Londër... Për fluturim në Athinë e kthim nuk ka asnjë fjalë të shkruar në shtyp e asnjë zë në televizorë. ASNJË! Emigrantët shqiptarë në Greqi do të vazhdojnë të udhëtojnë në rrugë ajrore me një kompani, greke, AEGEN, pa të dytë, pa konkurrencë që i rrit çmimet në një të përpjetë që synon Olimpin. Do të udhëtojnë me autobusë nëpër një itinerar që të shtrydh. Është mërgata më e madhe në numër (500.000 legalë e 500.000 ilegalë). Është mërgata që ka mbajt dhe mban gjallë Shqipërinë. Nën dhunë, në trusni të papara, nën racizëm Mërgatë e harruar, mërgatë që kujtohet vetëm në statistikat “remitancash”. Mërgatë e urtë, pa zë e figurë në kërkesat e saj. Këtë e tregon edhe lajmi i përcjellë më 25 tetor nga Kastrati Grup që ka pushtuar aeroportin e Tiranës. Emigrantët në Greqi, si gjithnjë do të jenë prapa listës, prapa diellit, në anën e errët të hënës. Epo gëzuar! Rrugë të mbarë! Abdurahim Ashiku Gazetar Athinë, 26 tetor 2023

          1. t
            tornitorii

            "Emigrantët shqiptarë në Greqi do të vazhdojnë të udhëtojnë në rrugë ajrore me një kompani, greke, AEGEAN" E ka edhe wizzair Athinen or mik ,kreten ,selanikun ....mos bli bileta tek agjensite po informohu e bliji vete .....

          2. A
            Arvanit

            Edhe Turqia eshte shtet i Europes.

            1. R
              Rikardo Laçjani

              Ishte koha e Lexhendes or ti dy gishta larte si çetniket serb na canin k*rin me lexhenden e tyre dhjes iz mirekell uf frridhem por qe mbrapa ja mbathen sa syte kembet sapo ra lexhenda dhe iken ne Perendim dhe kta i mbajten deri sa u ngopen nga cecenizmi pederast i tyre dhe na i kthyen mbrapsht tani hane 24/7 drurin e policise se Rrumbullakut lot..peshtyj dy here dhe te bie ne fytyre e ne sy ky eshte truri i mbeshteteseve te Lexhendes

              1. E
                Eni

                Ecen koha o trim...po Kukesi pse ka stopuar? Jane miliona Shqiptare jashte e kthehen nga halli sa kane prinderit e pronat. Koqe....

              2. T
                Ton

                Wizz ka cmime re tmerrshme nga Wiena. E cuditeshme , njesoj si te Austrian. Hyni ne Austri .

                Lini një Përgjigje