Ministri i Financave ndodhet në konferencë me median me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së.
Ministri Ervin Mete njoftoi vendimin që Shqipëria të dalë nga lista gri
“Shqipëria nuk është më në listën gri për pastrimin e parave. Vendimi është marrë sot nga FATF. Ky është lajm inkurajues për të vazhduar luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u fut në listën gri për pastrimin e parave në shkurt 2020.
Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.”
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Ervin Mete dhe Guvernatorin e BSH, Gent Sejko, shefja e FMN u shpreh se tani është koha për të avancuar më tej drejt përmirësimit të mjedisit të biznesit për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor.
“Vendimi i fundit i FATF është një vendim i madh dhe i rëndësishëm për ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri. Tani është koha e duhur për të avancuar më tej drejt përmirësimit të mjedisit të biznesit për të ruajtur dhe zhvilluar kapitalin njerëzor dhe për të bërë përparim në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike. Kjo do të kërkojë një sërë politikash, burime të mjaftueshme buxhetore, planifikim dhe monitorim adekuate dhe ngritje kapacitetesh. FMN mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit dhe do të vazhdojë të mbështesë autoritetet shqiptare për të nxitur stabilitetin makro ekonomik me standarde me të larta jetese”, tha ndër të tjera Anke Weber.
Zhvillimi eshte i dukshem ne cdo fushe. Kjo duket ne xhapat e biznesit, por jo te pensionisteve. Qeveria duhet te beje nje revolucion per rritjen e pensioneve.
Genjen si derr!Arrestimet e Soak tregojne te kunderten!
Po sakte, tregon qe te gjithe kullat ne Tirane dhe investimet strategjike po ndertohen dhe mendojne me plane ne bregdet apo ne toke pyjore dhe bujqesore. Jane ne hetim dhe sèkuestrim. Vetem Palase qe po hetohet, po dalin me cfare eshte investuar dhe kush i ka blere vilat. Kullat ne Tirane dalengadale po dalin se jane para te pista nga tenderimet si inceneratoret, hyrjet paligjshme ne dogana dhe trafikim narkotik. E fundit investimi strategjik i Gjokes qe eshte sekuestruar 390 mije m2, ku i gjeti 52 mln euro per kete investim. Mete ekonomine e ke zero, po shtrengoni qytetaret me rritje taksash, nderkohe ministria jote eshte nje kosh plehrash me mashtruesa dhe rrumpalle, nuk punohet per te ndihmuar subjektet. Paraja e piset po investohet nen tutelen e Rames, bizneset po mbyllen dhe falimentojne. Sot bankat I ke bosh, ska levizje.
Paska dale Shqiperia nga lista e zeze e pastrimit te parave?!?!?!?! Mooooos edhe kete primat qe kishim e humbem?!?!?!
Çoji në pastrim kimik!
Me gazhelin ne dogana veshtire se te beson kush. Grabitje dhe tmerr perjeton sistemi doganor.
Ky jeton ne nje planet tjeter, di nja 5 fjalè nga Harvardi dhe eshte i bindur qè eshte specialist finance...do e shohim sa do vazhdoje tè èndèrojè...
Shqipëria, fanar që ndriçon në tërë botën!