Viti 2023 ka shënuar një bum të vërtetë të të huajve që kanë marrë kredi bankare në Shqipëri. Banka e Shqipërisë raporton se stoku i kredisë për subjektet jorezidente u rrit me 3% ndaj nivelit të fundit të vitit 2022 dhe me 17% ndaj një viti më parë. Në gjysmën e parë të vitit 2023, kredia për jorezidentët ishte rreth 30 miliardë lekë, apo afërisht 300 milionë euro, ose sa 4.2% e tepricës së kredisë së sektorit bankar.
Kredia për jorezidentët u rrit më shpejt sesa teprica e kredisë gjatë gjysmës së parë të vitit, megjithatë pesha e saj ndaj totalit të kredisë së përgjithshme të sektorit bankar mbetet e ulët. Kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë për jorezidentët në terma vjetorë e ka dhënë rritja në stokun e kredisë për bizneset në valutë, e cila përfaqëson dhe pjesën dërrmuese të stokut të kredisë për subjektet jorezidente.
Në terma vjetorë, kredia bankare në total u rrit me 2% gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kontributin kryesor në këtë rritje e dhanë kredia afatshkurtër, kredia për individët dhe kredia në lekë. Kredia për individë është zgjeruar me ritme veçanërisht të shpejta gjatë periudhës dhe ndryshimi vjetor në fund të qershorit arriti në 8.1%. Kredia në lekë u zgjerua me 5.9%, ndërsa ajo në valutë e shprehur në lekë u tkurr me 2.5%.
Duke shtuar efektin statistikor të kursit të këmbimit, i cili ishte negativ për rreth 40 miliardë lekë, ndryshimi vjetor i kredisë në valutë do të llogaritej në 8.6% ndërsa ai i kredisë së përgjithshme rreth 7%. (Lorenc Rabeta)
Ne asnji vend te Botes nuk e lejon "Ligji" Rregullat e Bankave ,qe t'i jepet Kredi personave joReidente ne ate vend . Mipr po ne nji shtet si Shqipria ,ku lulezon Krimi Financiare Ekonomik, Politike e i cdo lloji , abuzohet me qellimin e mire te Vjedhjes ,Pervetesimit nga vet Bankat te cilat ne Shqiperi jane jashte cdo Kontolli te Ligjit i cili ka 32-vjet shkerdhehet brenda Bordellos Drejtesi per qejf te vet !
Sakt…
Ne c’do hallke te pushtetit qendror dhe lokal verehet nje antishqiptarizem qe do ta kishte zili edhe hasmi
Po ca ja fusni pordhes kot ,dmth dikush qe eshte rezident jashte shtetit ,mer kredi ne vendin qe jeton dhe e perdor ne shqiperi eshte e gabuar ? dhe anasjelltas nqs mer kredi ne shqiperi dhe ploteson kriteret ,ju mendoni se jeni me te zgjuar se bankat dhe politikat e tyre ,,mos more