Duty-free/ "Kastrati grup", ka nënshkruar me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère

17 Tetor 2023, 17:49Ekonomia TEMA

 

Duty-free/ "Kastrati grup", ka nënshkruar me konglomeratin e

Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit "Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe  Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère).

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës  së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili  solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.  Marrëveshja e nënshkruar  mes Kastrati grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin  ndjeshëm  cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

Kastrati grup është themeluar në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit, duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati i njohur kryesisht për tregëtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishme në fusha si: sigurimet, ndërtimi, infrastruktura, turizmi, industria e automjeteve, etj.

Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etc.

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Po Met Hasa ishte ne ceremoni?

    Përgjigjjuni
    1. h
      ha ha ha Kastrati grup degradoj Rinasin

      te duket Rinasi si ni Stalle Koopertivistesh uo sa kom qesh . Hibriti Grup

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deda...

        Me ndjeni për padijen, à prodhojne ndonjë send këto duty...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisti sufllaqexhi

          Shesin 1 shishe ujë 3 euro nga 50cent që kushton normalisht

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje