Procesi i Berlinit? Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te Rehabilitimi i HEC-it të Fierzës! Projektet për vitet 2024-2027

15 Tetor 2023, 19:49Ekonomia TEMA

Procesi i Berlinit? Nga hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, te Rehabilitimi

Nga Fatos Çoçoli 

Komisioni Evropian, në mbledhjen e nivelit të lartë të Procesit të Berlinit nesër në Tiranë, do të parathotë një paketë të madhe me investime nga buxheti i Bashkimit Evropian. Paketën në detaje pritet ta paraqesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të muajit nëntor, kur edhe do të publikohet programi vjetor i zgjerimit me raportet e progresit për vendet që u janë hapur bisedimet për anëtarësim, si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si  dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Kosova dhe Bosnje-Hercegovina.

Kosova tashmë është nën masa ndërshkuese të BE-së, që përfshijnë edhe mosshqyrtimin e disa projekteve që financohen nga Bashkimi Evropian. Shpresohet që në Tiranë tonet të ulen për Kosovën dhe projektet të rifuten për shqyrtim, sidomos pas sulmit terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023. Serbia është nën orbitën e vendosjes së sanksioneve të BE-së, në varësi të rezultateve të hetimit për sulmin terrorist.

Axhenda e Konektivitetit (Ndërlidhjes) e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit është një nismë e ish-Kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me korridoret evropiane të ndërlidhjes, pas pasigurisë së krijuar nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në po këtë vit.

Procesi i Berlinit ka si plan kryesor planin e quajtur Axhenda e Konektivitetit(Ndërlidhjes). Kjo axhendë ka si objektiv përgatitjen dhe financimin e një numri projektesh të rëndësisë strategjike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë të lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor me fort me njëra-tjetrën dhe me Bashkimin Europian. Fokusi është kryesisht në projekte të transportit, por dhe të ndërlidhjes energjetike. Një theks të veçantë ka marrë ndërlidhja dixhitale dhe tregu dixhital.

Deri në shtator 2023, në vlerë totale, Shqipëria përfaqësonte rreth 13% të projekteve të Axhendës (nga 7% në fund të vitit 2019 dhe 11 përqind në fund të vitit 2020), duke përmirësuar pozicionin e saj, për shkak të miratimit të dy projekteve të reja në samitin e Sofjes, për rehabilitimin e HEC-it te Fierzës dhe By-Pass-it të Tiranës. Shqipëria ka dhe shpërndarjen më të gjerë të investimeve në bazë sektori, duke përfshirë transportin, energjinë dhe sektorin dixhital.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor

Procesi i Berlinit ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor një instrument financues, që është Instrumenti i Investimit të Ballkanit Perëndimor. Instrumenti siguron mbështetjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Komisioni i Bashkimit Europian, me grante dhe bashkë-financime nga institucione të tjera financiare, siç janë bankat e zhvillimit(Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, Banka gjermane KfW, Banka Botërore, etj.), përmes kredive te buta.

Së bashku me përfituesit në Ballkanin Perëndimor, Instrumenti i Investimi i Ballkanit Perendimor është pjesë e një partneriteti unik që përcakton përparësitë dhe paketat e ndihmës për investime strategjike dhe reformë institucionale në rajon. Instrumenti kontribuon në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur investime që përmirësojnë konkurrencën dhe rritjen ekonomike.

Që nga viti 2010, instrumenti ka dhënë 1.3 miliardë euro grante për mbi 230 projekte dhe 20.8 miliardë euro investime në transport, energjetike dhe rrjetet digjitale, në energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiente, në furnizimin me ujë dhe sistemin e menaxhimit të ujërave të zeza, në mbrojtjen nga përmbytja, në arsim, qendra kërkimi shkencor dhe të kulturës, në institucionet shëndetësore dhe gjyqësore, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Në këtë proces, Shqipëria deri tani ka qenë një nga vendet më aktive. Shqipëria ka lëvizur nga vendi i katërt, në vitin 2014, në vendin e dytë në vitin 2016-2017 dhe në vitet 2021-2022, në lidhje me aplikimin dhe thithjen e fondeve që ofron Instrumenti i Investimeve i Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë, pas Serbisë, me 36 përqind të fondeve të përthithura. Në disa thirrje për projekt-propozime të Instrumentit të Ballkanit Perëndimor, që mbështet përgatitjen me asistencë teknike të disa projekteve të rëndësishme të gjashtë vendeve përfituese, Shqipëria u rendit në vendin e parë për vitet 2021-2022.

 Projektet e Shqipërisë

Mbështetje në ndërtimin e by-pass-it të Tiranës         150.9 mln euro

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës        91.5 mln euro

Interkonjeksioni Shqipëri-Maqedoni e Veriut 70 mln euro

Internet broadband(me bazë të gjerë) 40 mln euro

Kalatat 1 dhe 2 Porti i Durrësit  62.4 mln euro

Rehabilitimi HEC i Fierzës     42.7 mln euro

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor është një platformë unike dhe e suksesshme bashkëpunimi që i bashkon përfituesit, donatorët dhe huamarrësit për të përmirësuar harmonizimin dhe bashkëpunimin e investimeve për zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Instrumenti është një iniciativë e përbashkët e Komisionit Evropian, Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, donatorëve dypalësh dhe vendeve përfituese në Ballkanin Perëndimor, e nisur në dhjetor 2009, për të siguruar asistencë teknike dhe financiare për investime strategjike ne rajon. Instrumentit iu bashkuan edhe Banka Gjermane për Zhvillimi dhe Banka Botërore, e më pas edhe Agjencia Franceze e Zhvillimit.

Instrumenti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor kombinon grante, hua dhe kontribute të përfituesve për investime në infrastrukturë në sektorët e energjisë, mjedisit, sektorin social, transportit dhe digjital, si dhe për zhvillimin e sektorit privat.

15 Komente

  1. T
    Tani

    Kalatat e portit jane anulluar.By passi nuk dihet kur do fillojne punimet. Interkoneksioni me Maqedonine nuk eshte vene ne pune. Hekurudha nuk dihet kur do perfundoje. Deshtim te gjithe projektet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lloqe kavaje thote populli. Pa ofenduar kavajasit.

      Kush do ti beje projektet hajdutet e rilindjes. Ne kemi patur hekurudhen funksionale dhe Durres Tirane rilindja e zhduku dhe stacionin dhe trenin. Cdo qytet e ka stacionin e trenit ne qender te qytetit jo ne fund te tij. Projekte 3D kemi pare boll realizine nje M te madhe me shume lloqe nga pas.

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        me te vertete po bene lloqe( jo kavaje) saliu,se ideatori dhe realizusi i shkatrrimit ishte sali komunisti me cekun e bardhe se kishte alergji nga arritjet e idhullit te tij enver,dhe kujtoi se duke shkatrruar do ja kalonte atij qe e solli nga shpellat dhe i jdha doren qe nuk e lante.Dhe ti qe ben lloqe saliu duhet te jesh nje nga ata qe mund te kesh vjedhur shinat

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tirana

        Ja ke futur kote. Shko digjo saliun

        Përgjigjjuni
        1. k
          keshem dhe ne hekurudhe,por na e shkatrroi saliu

          vetem nje gje nuk ka deshtuar ne kete vend,pasuria e politikaneve hajdute qe shtohet nga dita ne dite.Hekurudha ka 30 vjet qe do ndertohet dhe u be si legjenda e kalas shkodres

          Përgjigjjuni
        2. F
          Free mind

          Hajde edhe krahasoi këto arna (që hiqen si investime të mëdha nga një superfuqi ekonomike si BEja, që në 30 vjet varrà vingo të kota, na zhdëp me gënjeshtra dhe lugën bosh të propagandës së integrimit, në koliben prapa mureve të saj), me investimet e Kinës së varfër në vitet 60-70?! Mbi 500 fabrika të industrisë së rëndë, industrisë ushtarake dhe përpunimit të lëndëve të para. Investime në laboratorë, shkencë dhe universitete. Investime në të gjithë aksin nacional të hekurudhës shqiptare. Investime në flotën detare. Investime në mjekësi. Kualifikimin e mijëra inxhinierëve, mjekëve, kuadrove dhe ushtarakëve. Investime historike në hidrocentrale dhe çentrale energjitikë. Investime kolosale në bujqësinë industriale. Investime marramendëse për sigurinë, ushtrinë, teknologjinë ushtarake, fortifikimin, bazat e fortifikuara, bazën materiale. Investime në aeroporte të fortifikuar ushtarakë, dhe baza detare të fortifikuara. Investime në të gjithë sektorin infrastrukturor.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            cfare kerkoni nga evropi krv ju mahmuta? keni baba turkine, keni plot ndertime xhamish, gezuar ramazonin

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pordhe me rigone....

            Rreth 450 mln€ investme/ndihme nga BE!!! Ku jane 30mld€!? Erdogan: pjesen tjeter do ju ngre xhamija e teqe dhe qindra hale ala turka.... gezuar ramazonin.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Himarjoti Lab

              Pordhe o zhabzi grek qire na rrufsh topet ti, Karjan Çani, Dule dhjaku e papuja me gjithe dhespot kaken. Na henshi i kokerr muti te tere. Gezuar Pashken paliKari

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pargaliu

                Plas" pordhe" vetem mos harro te lyesh bithen me vaj qe te pallohesh kollaj me papune e dhespot mutin. Yt evgjito grek qiret e hales.qe mbani era perç n

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Janulles bole kokes

                  Pordhe a me ha mune me pak rigon. Coji pak dhe Bejler bythes ta haje se i ben mire kur ta çpojne djemte nga prapa e se ndjen aromen e te gjatit

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sufllaqja me qepe.

                  Deja vu keto historite me çeqe. Pervec kesaj, Rama i anullon projektet e BE e ti jape koncension ose ppp

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    po po me pare SPAK te denoi sali berishen qe i dogji dhe i shkateroj dhe ti konfiskoji gjithe pasurin qe volli dhe ka fituar pa drejteshit

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Katunari

                      Ke shume te drejte Free mind, harroje ate kohe, ishte Cecua pa mustaqe, qe e beri Shqiperine nuse per ate kohe, packa se e dhjeu ne gjerat e tjera, po na erdhi ky kryekomunisti, i persekutuari i varkes se Drilonit, qe i beri gjemen Shqiperise e nuk la gje pa shkaterruar, vecse nuk i doli koha se dhe Hidrocentralet qe i ngelen, ishte betuar qe dhe ato do i prishte, se filloi te ndertonte te vetet si kerpudhat mbas shiut, e plot e plot zullume te tjera, ne kurriz te popullit e per perfitimet e tija e te zagareve te tije te PDse.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vasili

                        Me ne fund Europa e gjeti rrugen. Skish si te ndodhte ndryshe, kjo eshte toka e ZOTIT e bekuara dhe e moçmja Shqiperi

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje