Sektori në pikën e vdekjes, a do ta “ringjallë” hekurudhën shqiptare procesi i Berlinit?

16 Tetor 2023, 17:50Ekonomia TEMA
Sektori në pikën e vdekjes, a do ta “ringjallë”

Hekurudha shqiptare po shkon në pikën e “vdekjes”. Nga 224 kilometër gjatë 2021-shit, gjatësia e rrjetit hekurudhor në vend u rrudh në rreth 204 kilometër vitin e shkuar. Gati 20 kilometër më pak në vetëm dy vite.

Kjo është reflektuar edhe te numri i udhëtarëve, numri i të cilëve ra në më pak se 11 mijë vitin e shkuar nga mbi 24 mijë gjatë 2021-shit.

“Ka ardhur koha tashmë për restaurimin e rrjetit hekurudhor shqiptar pasi infrastruktura i shërben vendit jo vetëm për çështjet e brendshme, por edhe për integrimin e tij në Bashkimin Europian”, shprehet par A2, kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha.

“Rizgjimin” i sektorit hekurudhor, në rënie të lirë prej shumë vitesh mund të vijë me anë të Procesit të Berlinit vlerësojnë ekspertët.

“Do të bëjë të mundur ringjalljen e rrjetit hekurudhor shqiptar, por edhe zgjerimin e  tij”, tha Hoxha.

Disa nga projektet për rigjallërimin e hekurudhës shqiptare përfshijnë aksin Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas, Vorë-Hani i Hotit Durrës-Prishtinë dhe Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë.

“Korridori i Mëndafshtë do të merrte një tjetër ecuri. Kina është një konkurrente e madhe në këtë drejtim", shprehet Hoxha.

Aktualisht rrjeti hekurudhor shqiptar është funksional  në akset Durrës – Elbasan, Fier – Vlorë dhe Kufi – Gjorm.

3 Komente

  1. R
    Redsox3

    Nese projekti ka fizibilitet ekonomik ai duhet te vihet ne Jete sidomos nje hekurudhe Durres Prishtine , meqens keta kan hedhur idene e portit te thate ne Prishtine, Projekte te tilla nuk duhet te behen me parate e BE keto duhet te behen me sipermarje publike, NESE KANE INTERES EKONOMIK GJITHMONE, investitor te jete Populli (publiku) Shqiptar dhe Ai i Kosoves , ne vend qe njerezit te investojne ne shtepi e pallate per ti bere leket rrush e kumbulla ne sipermarje imobiliare te dyshimta le te blejne aksione te veprave publike fitimprurese qe e zhvillojne vendin , duke qene vet kontributore te veprave te medha publike Populli behet kontrollor direkt i parase dhe perfitues ekonomik i tyre ne formen e dividendit qe kompania do te ndaje ne fund te vitit, kjo vlen jo vetem per Hejurodhat por edhe per vvepra te tjera si Resorte ne bregdet (nuk ka pje ja japim Gaz Pajes apo Artan Gacit) Tunelet ( si ai i palases qe dihet kujt i shkojn per perfitim dhe me leket e kujt u Bene) inceneratoret e qyteteve , Kompani Sherbimesh si ajo e pasaportave , Vepra energjitike si centralet fotovvoltaike , Ferma te medha bujqsore , agrobiznese etje etj...GJITHE PUSHTETI EKONOMIK TEK PUBLIKU

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Mos na beni te qeshim te lutem. Kurvat e pushtetit kane zhvatur cdo gje e ne cdo cep kan ndertuar e betonizuar vila 500 m2. Boll me me keto komedira.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Kryetari i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha. Super mashtrues....., i pacipe. Me duket shkoi diku jashte ca vite, do e kene kapur me mashtrime, eshte kthyer ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje