
Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit "Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère). Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.
Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë. Marrëveshja e nënshkruar mes Kastrati grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri.
Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve. Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës.
Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj. Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj.
Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etc.
Vetem dyqane, dyqane, dyqane ,tani te gjitha keto marifete te sofistikuara per ta marre Euron dhe per ta cuar rishtaz ne BE andej nga vjen dhe pa e levizur xhep me xhep ne ekonomine tone te ngordhur, me ndonje shitese qe do te lyeje buzet dhe do te kujdeset per thonjte ne pritje te ndonje klienti , Ne Parim Nuk Jam Kunder Dyqaneve me standarte , por ne nje vend qe s prodhon asgje , vec speca dhe domate, eshte e padrejte qe te mos kete aktivitete te tjera prodhuese , Jane keto lloj investimesh jane te rendesishme per ekonomine e vendit ato qe gjenerojne VLERE dhe EKONOMI reale me ane te prodhimit, Jo ato qe punesojne dy shitese dhe dy shofere aq me teper qe qenkan edhe DUTY FREE , keto gjetje qe e perseris nuk prodhojne asgje thjesht marin lekun dhe Madje e vjedhin deri diku duke vendosur cmime si i duan pa konkurence ose me monopole te heshtura qe mbrohen nga shteti keto jane thjesht hile qe i perfitojne nje grupi te vogel njerezish
E gjeti mundesin Rama te shperbleje per prishjen e hotelit...shqiptaret zihen per cfsre shohin nga icebergu...po pjesen me te madhe nuk e shohin deri sa del ne siperfaqe dhe eshte vone.