Ekspertët: Çmimet e pronave janë artificiale, dëmtojnë ekonominë

18 Tetor 2023, 21:20Ekonomia TEMA
Ekspertët: Çmimet e pronave janë artificiale,

Pronat në Tiranë dhe në rang vendi janë shtrenjtuar pa masë. Për ekspertët vlerat e tyre nuk janë reale, por ato mbartin çmime artificiale si pasojë e blerjeve me para informale, të cilat rrezikojnë stabilitetin ekonomik në vend.

Në Shqipëri apartamentet dhe pronat janë jo vetëm mundësi strehimi, por investimi për të ruajtur ose shumuar vlerën e parave. Por sipas ekspertëve, ky treg është edhe instrumenti më i leverdisshëm për të pastruar paratë.

“Tregu i real estate në kushtet e mungesës së tregjeve të tjera financiare, ku njerëzit mund të gjejnë alternative investimi në afatgjatë është parë si një opsion investimi,” – u shpreh Selami Xhepa.

“Sektori i ndërtimit është një nga ato sektorët që në një farë mënyre nuk them që e lejon këtë gjë por mundet të krijoj skema të tilla,” – tha Mateo Spaho.

Sipas ekspertëve, pronat në Shqipëri mbartin çmime abuzive, të cilat nuk pasqyrojnë vlerën reale të tyre.

“Dhe në fakt po të shikojmë situatën në përgjithësi ka një rregull të pashkruar: në një qytet ti ke mundësi të blesh një shtëpi me pagesën e 20 viteve qira. Po të shikojmë rastin e Tiranës do të shohim që në Tiranë për të blerë të njëjtin apartament duhet të paguash jo 30 po 40 vite qira, ndërkohë që ky rregull në mënyrë indirekte vërtetohet në qytetet e tjera të Shqipërisë. Pra qiraja e paguar për 20 vjet,” – u shpreh Spaho.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në mënyrë artificiale vjen si pasojë e blerjeve pa masë me para të pagjurmueshme, të cilat sjellin inflacion në këtë sektor dhe zinxhirin në gjithë hallkat e tjera të ekonomisë.

“Prodhon efekte negative sepse duke rritur vlerën në mënyrë artificiale rrit vlerën e kolateralit, rritja e vlerës së kolateralit rrit më shumë kredinë e kështu me radhë dhe formohet ajo që njihet në tregje financiare si bouble që mund te krijohet në këto lloj tregjesh,” – tha Xhepa.

Të dhënat nga tregu imobiliar tregojnë se vlera e banesave në Tiranë është dyfishuar në 20 vite, ndërkohë që rritjen më të fortë e ka pësuar 5-vjeçarin e fundit, ku çmimi mesatar për metër katror ka arritur në 1200 euro.

7 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Qe jane rritur cmimet, kete e kushtezon tregu, por ky ku e shikon te keqen? Apo keta per kete pune jane, te ndjellin zi ne cdo gje qe zhvillohet.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti sufllaqexhi

      Si qënka zhvillim rroga 500€ dhe një shtëpi 100 m2 kushton 200 mije€ nuk po them në bllok apo disa kulla që janë nga 5-6000€ m2

      Përgjigjjuni
    2. l
      lani

      VK SHTET HAJDUTASH POSHTERSITE E POSHTER

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katastrofa

        Vetem pastrim kekesh, Njerezit nuk kane buke!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Ky fenomen ka qene gjithmone ne Shqiperi qysh ne vitet e para te deemokracise alla Ramiz.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            Para informale,eshte shprehja e zbukuruar e realizmit mashtruesh dhe zbukurues për te thënë se jane paratë e drogës,krimit,korrupsionit dhe trafiqeve evropiane. Si mund të konkurrojë një njeri i ndershëm që jeton me para djerse me një trafikant droge ? Po vazhdojë kështu,pas disa vjetësh do kemi qytetin e shkretuar nga njerezit nga pamundesia per te jetuar,dhe pronare drogaxhij "vipa",dhe pallate bosh.Kjo eshte strategjia sociale e "atdhetarëve të flaktë"që çirren në stadium kur fiton ekipi kombetar ?

            Përgjigjjuni
            1. a
              andrea

              Miremengjes, kete e di dhe mbesa ime qe eshte 15vjece. Akoma ju kto nga njera ane qe SKA SHANCE nje cift i ri te blej nje apartament ne tirane, evazioni i deklarimeve te pagave nga ana tjeter qe i ka cuar pensionet skandal dhe kan ikur te gjithe te rinje se ste punon kush me 50k lek ne muaj ku 30 i mer ne banke pjesen tjeter ne dore dhe cfare ben qeveria? dyfishon pagat PER KABINETIN E TIJ, ministrat e ku di une. ka lezet e mos te ikim? ketu eshte me ik mes nates me rroba gjumi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje