Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $ në 2030

18 Tetor 2023, 20:20Ekonomia TEMA
Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $

Trendit rënës të eksporteve shqiptare për të tetin muaj radhazi nuk i kanë shpëtuar as ato bujqësore. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, prodhimi i produkteve shqiptare për eksport në muajin shtator ra me 1,4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një rritje e tyre vërehet vetëm në qershor, kur edhe prodhimi vendas del në treg. Por, sërish për zëvendësiministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, ecuria e eksporteve bujqësore konsiderohet e kënaqshme: 

“Kemi arritur në vlerën mbi 500 milionë dollarë për vitin 2022, ndërsa deri në fund shtatori 2023, një rritje 14%, çka na jep mundësinë që të vazhdojmë dhe punojmë për të arritur objektivin e 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në 2030”.

Referuar të dhënave, eksportet mbeten sezonale bazuar dhe në prodhimin vendas. Vetë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur në rrjetet sociale se produktet më të eksportuara për periudhën janar-shtator janë dhe ato të sezonit, kryesisht domate, kastravec, zarzavate të ndryshme, por edhe pjepër e shalqinj.

Problem, sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, janë gjetja e tregjeve të reja për rritjen e mëtejshme të eksporteve: “Njëkohësisht po vazhdojmë të eksplorojmë për tregje të reja. Nga 2021, ku eksportonim në 60 vende, në 2023 kemi arritur në mbi 80 vende dhe urojmë për 2023 të arrijmë më shumë”.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, performanca e eksporteve bujqësore është e mirë në 9 muajt e parë të vitit, me një rritje 14,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, në këtë 9-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 333 miliardë lekë, duke u ulur me 9,0% krahasuar me një vit më parë.

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Cfare llogjie perdorin keta analiste ? Shqetesimi i bujqesise eshte kur nuk i shitet malli. Me sa di une, asnje fshatar nuk ju prish domatja, shalqiu, fiku, luleshtrydhja, kastravecat ne fushe. Eksportohet apo konsumohet ne vend, kjo nuk ka rendesi per fshatarin. Ata 1 Miljon Turiste qe erdhen patjeter hengren prodhime bujqesore, ndaj nuk ishte i nevojshem te eksportohej malli. Boll te marresh ca te dhena nga Min Bujqesise, dhe keta ja fusin si kau peles, nuk e dine te bejne analize treguesish.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje