Çmimet bien në Europë, në Shqipëri jo. Me pagë më të ulët, ushqimet i blejmë thuajse sa Italia

19 Tetor 2023, 20:10Ekonomia TEMA
Çmimet bien në Europë, në Shqipëri jo. Me pagë

Një qytetar shqiptarë me pagë mesatare 674 euro paguan për ushqimet bazë pothuajse të njëjtat çmime me një qytetar italian që merr mesatarisht 1400 euro.

1 litër vaj 4.8 euro në Itali, blihet në Shqipëri për 3.01 euro. Për një 1 kg mish 10 euro në Itali, ne paguajmë në vendin tonë 10.43 euro. E njëjta ecuri vijon edhe për produktet e tjera si makarona, qumështi apo e veza. Vetëm në blerjen e bukës paguajmë 3 euro më pak se italianët.

Por përse inflacioni në Eurozonë është në rënie dhe në Shqipëri qytetarët vijojnë të paguajnë më shtrenjtë është një pyetje që na mundon të gjithëve dhe njohësit e tregut e kanë  një përgjigje

Grupi i ushqimeve është kategoria kryesore që ndikon në rritjen e inflacionit në vend. Në Europë inflacioni, sidomos tek ky grupim vijon të bjerë me zbutjen e efekteve të luftës, por në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Ekspertët thonë se abuzimi me produktet e importit vijon të mbetet i lartë.

Për të përballuar çmimet e larta qeveria Meloni në Itali vendosi të ulë çmimet me 10%, duke përllogaritur kështu një kursim deri në 150 euro në muaj për qytetarët italianë. Por sipas ekspertëve kjo është një masë që në Shqipëri nuk do të jepte efekt, nëse nuk kontrollohen siç duhet çmimet e produkteve të importuara.

8 Komente

  1. S
    Sebastia

    Rroga mesatare nuk eshte as sa gjysma e atyre 600 e ca eurove sa per info! Vendi i Rama euroatlantikut qe po e kthen Shqiperine ne nje varrez gjigande!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lani

      Mire ju a bajne deleve shqiptare .qe nuk cohen ti shporrin hajdutat prej pushteti...shikojeni nje plak matuf si sali hajduti qe po ben corap Shqiperine sesi te shpetoje gjen e vjedhur.. shteti me i poshter ne bote ne krye edvin hajdutin edhe te pa aftin

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiranë

        E njejta ndodh edhe me benzin e naftw. Kaq plaqkites, kaq pa dashuri e pa dhembshuri per njeri tjetrin?! Cfare populli eshte ky?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali Ilir Edi

          Nuk e di se sa bëjnë ushqimet në Itali por në krahësim me çmimet në Belgjikë pothuajse te gjitha janë 10 deri në 15% më lartë në Shqipëri. Perjashtohet buka masive e cila eshte pothuajse njësoj dhe rakia e supermarketeve që eshtë më e lirë në Shqipëri. Këtu kam parasysh qumeshtin mjellin,vezët,vajin e ullirit,recelim makaronat,orizin sidomos birrën. Për ata që jetojnë në Belgjike mund të duket sikur çmimi i mishit është më i lartê por ne fakt në Belgjikë pothuajse nuk shitet mish me kocka dhe me dhjam që do të thotë se në 1 kg mish janë së paku 30% kocka dhe 5 % dhjam që në Shqiperi i ke në peshen e shitur që kështu duket sikur çmimi i mishit është më i ulët.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jugu

            Te rroj gjatoshi qe u be mjekrroshi. Se populli te gjatin ne cdo kohe, dhe pastaj shkon dhe voton ne 6 te mengjesit. Dhe fajin e ka Berisha qe ka 10 vite ne opozite. Se i gjati nuk rregullon ekonomine se do te merzit Berishen se ndryshe e kishte rregulluar.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisti sufllaqexhi

              Keni inat ju se qeveria po punon ditë natë per popullin dhe mirëqenien me rroga si në Gjermani po vijnë të huaj të hanë paçë e pilaf e te bëjnë plazh kemi indian e Bangladeshas si punëtor ca doni me mer dembela

              Përgjigjjuni
              1. Z
                ZYBER

                AS NE ITALI NUK JANE ULUR FARE.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Salihi i vicidolit

                  Per cilat cmime flet ti ne Belgjike,nje kile qepe rifuzho kushton 2,45 euro,nje kile domate vertitet nga 2 deri 4 euro nje kg purri kushton 2,9 euro ,nje buke kushto ne market 800gr 2,79 euro 1 kg mish gjelli shkon deri 15 euro(nuk flas per mish qengji qe edhe turqi tani e shesin 15 euro).Asnje cmim ushqimesh nuk asht ulur por njerzit flasin qesim

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje