Gati taksa e fjetjes, turistët do të paguajnë për çdo natë qëndrimi

25 Tetor 2023, 20:21Ekonomia TEMA
Gati taksa e fjetjes, turistët do të paguajnë për çdo

Qeveria do të nisë ndryshimet për ligjin e turizmit duke u konsultuar me bizneset e këtij sektori.

Ky sezon turistik dëshmoi rritjen e numrit të rezervimeve përmes platformave Booking apo Airbnb.

Ndryshimet në ligj synojnë bërjen të mundur të mbledhjes së taksës së fjetjes, e cila u kalon bashkive, edhe kur një turist rezervon përmes këtyre platformave.

“Edhe këtu jemi duke parë një sistem reformimi për ta formalizuar për ta bërë më transparent, për ta dixhitalizuar që të jetë i kontrollueshëm qoftë nga policia e shtetit për arsye sigurie qoftë nga njësitë e qeverisjes vendore për të vjelë këtë taksë. Qoftë edhe për tatimet për të qenë të gjithë të koordinuar”- tha ministrja Kumbaro.

Sipas INSTAT për periudhën Janar-Shtator 2023 vendi ynë u vizituar nga 8.3 milion shtetas të huaj.

Ndërsa Borometri Botëror i Turizmit tregoi renditjen e vendeve me performancën më të mirë në mbërritjen e turistëve për periudhën Janar Korrik 2023.

Shqipëria renditej në vend të tretë me plus 56% pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

8 Komente

  1. S
    Sara

    a thu se ketu eshte Paris e vjen gjithe bota..... ende nuk i lane robt me gezu dy pare me kesi turistash dy -lekesh e o burra taksa... per 1 maksimumi 2 vite kthehen ne origjine

    1. f
      fukaraji

      Kujdes me taksat per turistet sepse do te digjni vehveten...!!

      1. j
        jim emigranti

        Cfar eshte kjo takse fjetje, hotelet per te fjete jane. Kush i propozon keto budallalliqe, nuk i kemi degju ne vend tjeter keto idjotizma.

        1. t
          tornitori

          quhet takse turisti or mik ,nese se ke degjuar ose ske rezervuar kurre hotel ose e ke pasur brenda ne cmim e ske ditur gje hic .....cdo qytet ne bote ka takse turisti . ha debat nese duhet tek ne ne kete moment ...koha do flase Shumica e shqipove habiten nga keto gjera se rezervojne me telefon ose tek agjensite turistike .....sja kane shume haberin dmth

        2. V
          Vlora.Vlora

          Ramut haleja bashke me belinda bucen , skane si paguajne oligarket e rrugeve dhe duan ti nxjerin nga populli,Takse fjetje ka ,po ne s kemi akoma nje turizem te mirefillet dhe konstant,ne vlore vetem barbona italiane kishte ,rregull s kishte ,o ramut haleja po pse s ua mer plazheve qe mernin nga 20 mije per shezllon dhe asnje fature, nje plazh publik s late dhe me del ajo bushtra Bello me kumbaron dhe shesin mend

          1. D
            Detari

            lol vjedhje e hapur

            1. l
              lani

              turistet vlla te vin por jo me flet gjume ska gjume se qeveria e pa afte edhe bajge te vendos taksa. Robt ku ti keni o pushtetar te pa afte edhe hajduta te poshter

              1. I
                I

                Sa u shtuan pak turistet, me vrap ti shfrytezojme qe tja mbathin e pastaj te ngelin me gisht ne goje keta hajdutet.

                Lini një Përgjigje