Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderve të Qëndrueshëm në Shqipëri

25 Tetor 2023, 18:47Ekonomia TEMA

Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderve të
UNDP, vlerson me çmim të parë Credins bank për kontribut të lartë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare!

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpalli edicionin e parë të Çmimit SDG Business Pioneers Albania 2023, në një mbrëmje elegante gala. Në këtë iniciativë morën pjesë 62 biznese veprimtaria e të cilave, u vlerësua nga një juri ndërkombëtare e specializuar në fushën e SDG-ve. Një konkurs i cili erdhi në javën e SDG-ve të zhvilluar në Shqipëri, mbajti të mbërthyer për 3 muaj me emocion kompanitë konkurruese.

Credins Bank, u kurorëzua për punën e suksesshme me çmim të parë, në kategorinë biznes i madh duke qënë e para bankë që vlerësohet maksimalisht për përkushtimin e treguar në këto 20 vite. Atë çka edhe e diferencoi Credins bank nga të gjithë konkuretet e tjerë, ishin ndër të tjera: nisma e food-bank, ndërtimi i të vetmes platformë online Crowdfunding në Shqipëri Smile.al, dhe mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme e rinisë me produkte, shërbime apo edhe trajnime, intershipe, aktivitete kulturore-sociale etj.
Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderve të

Çmimi special, i një rëndësie kaq të madhe në Shqipëri, ju dorëzua z. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank, nga Petra Burcher, drejtoreshë e korporatës për zhvillim në ambasadën e Suedisë, Tiranë. Të pranishëm në evenimentin e rëndësishëm të organizuar nga UNDP-ja, ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve private, publike, shoqërisë civile si dhe përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik etj.

Kjo nismë e cila zhvillohet për herë të parë, u krijua për të  vlerësuar kompanitë e biznesit në Shqipëri, të cilat përmes punës së tyre kanë patur një ndikimi mjaft pozitiv përmes angazhimit për qëndrueshmërinë dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Çmimi SDG Business Pioneers Albania është një njohje që u jepet kompanive që vazhdimisht ndikojnë në ndryshime pozitive përmes ofertave të produkteve të tyre, praktikave operacionale dhe strategjive të përgjithshme të biznesit. 

“Është e rëndësishme për ne që të përshpejtojmë veprimet mbi objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. Kontributi i komunitetit të biznesit si pjestarë të sektorit privat është i rëndësishëm në këtë aspekt”.- citoi ndër të tjera, znj. Fiona McCluney, kordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë.
Çmimi i SDG Business Pioneer Albania 2023- Nderimi i Liderve të
Credins bank, u vlerësua me këtë cmim si rezultat i filozofisë së drejtuesve dhe aksionerve të bankës, të cilët kanë ditur gjithmonë t’a vendosin fokusin në elemente kyc si: performanca financiare, me ndikim në rritjen e ekonomisë së vendit, rritjen e mirëqënies të klienteve të saj, nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve duke i ndërthurur dhe integruar me platforma risi në inovacion dhe teknologji.

Si antare edhe të UN Global Compact dhe UN Women, Credins bank është tashmë një nga korporatat lider për përgjegjësinë sociale, e cila e ka nisur këtë rrugëtim me dëshirën dhe ambicjen e vetme për të vazhduar edhe tej suksesshëm misionin e ndërmarrë, që është për ti shërbyer gjithmonë komunitetit dhe orjentuar atë drejt standardeve Europiane. 

1 Komente

  1. M
    Mrika

    Leader-ët

    Lini një Përgjigje