“Pagat e larta të shoqërohen me rritje produktiviteti”/ FMN: Problem në Shqipëri, informaliteti

28 Tetor 2023, 15:48Ekonomia TEMA

“Pagat e larta të shoqërohen me rritje produktiviteti”/

Të ardhurat e larta që po vijnë në buxhet nga turizmi dhe nga ndërtimi janë momenti i duhur, thotë FMN, që qeveria t’i përdorë në disa reforma strukturore në mënyrë që rritja ekonomike të prodhojë më shumë mirëqenie.

Shqipëria po has vështirësi në mbylljen e hendekut të të ardhurave me vendet e BE- së. Informaliteti, mos-funksionimi i shtetit të së drejtës dhe presioni demografik kanë frenuar produktivitetin.

Fokus kryesor duhet të jetë mbajtja e kapitalit njerëzor, me përmirësimin e arsimit, tregut të punës dhe investimin në aftësitë digjitale. Gjithashtu urgjente është një rivlerësim i kontratave me PPP dhe rreziqet financiare që mund të sjellin.

Qeverisë shqiptare i bëhet thirrje që të mos ketë më lehtësi fiskale. FMN madje sugjeron se taksa zero për bizneset e vogla të hiqet më shpejt se afati i vendosur në 2029-ën, si dhe të hiqen trajtimet preferenciale me TVSH të disa sektorëve. Në këtë mënyrë edhe borxhi publik do mund të ulet në nivelin 45% që të mundësojë më shumë hapësira për investime në ekonomi.

Reforma për paga më të larta në administratë duhet të shoqërohet me rritje produktiviteti dhe eficencë thotë më tej institucioni.

Ndërkohë për sektorin energjetik sugjerohet rishikimi i tarifave dhe vendosja e tarifave të reja që reflektojnë kostot reale, ndërsa shtresat në nevojë të mbështeten me subvencione.

Reforma e de-euroizimit që ka dhënë pak rezultate sipas FMN-së duhet të përshpejtohet, në mënyrë që vendi të mos jetë nën ndikimin e fortë të luhatjeve nga kursi i këmbimit.

Për sektorin bankar, vlerësohet se përballet me rreziqe të mbetura nga roli tejet i madh i letrave me vlerë të qeverisë dhe ekspozimi ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

2 Komente

  1. L
    Logjika

    Per cilen qeveri flet FMN????!!!! Qeveria qe ben sikur rregullon fatet e kombeve te tjere dhe te 3% te kapobandave te cilave u jep cdo qindarke te lekut prej nga mbushin dhe xhepat e kapove te shtetit. Qeveria qe i bie nepermjet mashave mashtruese, abuzive e te paafta te administratave tatimore, doganore, bashkiake, atyre bizneseve qe se pari jane te regjistruar e kane nje NIPT e nje adrese, ne vend qe se pari keto veglat e pangopura te ketij llumhane shtet te dalin ne cdo cep te evidentojne bizneset e parregjistruara e ti lene afat te ligjerohen e me pas ti kontrollojne, sepse ato nuk paguajne taksa, fitojne dhe ajo qe eshte me e rendesishmja keto biznese duke qene informale vene ne veshtiresi shume te madhe bizneset e shumices per arsye se nuk pranojne te blejne me fature. A e di ky shteti se sa parukeri ka qe bejne xhiro minimalisht 15000-30000 leke ne dite dhe nuk presin as dy fatura, apo shites fruta perime qe jane cdo cep lagje dhe nuk ka ndodhur kurre te japin fature, mire per cdo bleres shtepiak, ppr asnje restoranti apo fast-food, apo perpunues te vegjel mermeri/ graniti, qe i gjen jo vetem rrugeve te lagjeve mes zonave te banuara ku nuk lejohet te jene, por prane varrezave dhe nga 200 qe mund te jene, vetem 3-4 jane formale? Se e mbyti informaliteti i kesaj categorie te bizneseve qe bejne sikur nuk i sheh shteti, po vihen ne rrezik shume te tjere qe jane te ligjshem. Europa ku duam te shkojme te jep fature per cdo shkrepese, apo shishe uje dhe ne dyqanet me te largeta, se kjo eshte e drejte per cdo biznes qe te paguaje taksa, por edhe per shtetin qe te mbledhe te aedhura nga te gjithe dhe te kontrolloje te ardhurat, ndryshe as qe beson njeri qe do behet ky vend.

    1. K
      Keli. Tr

      Raport per interesat e fmn e di fmn qe administration publike ka rroga mizerabel te cilat 90% e administrates ka keedi mbi 250 mij lek te vjetra normal qe do korruptohet dhe ritmi i rrogave nuk perputhet me realitetin por fmn ka hall ta fusi sa me shum ne borxh shtetin tone dhe te mari interesat nuk rritet prduktiviteti me rritje rrogash ne menyre qe nuk perputhen me inflacionin normal qe do korruptohet administration nqf vjedhja lejohet nga lart dhe madhe i behet presion administrates te shkel ligjin. Esht nje artikull shterp dhe nje raport sa per te justifikuar vendin e punes ato te FMN-s

    Lini një Përgjigje