LISTA/ Aeroporti i sërish në krye të fluturimeve. Rama: Edhe tetori bum, bum bum!

28 Tetor 2023, 13:00Ekonomia TEMA

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) e renditi Shqipërinë të parën në Evropë me rritje të numrit të fluturimeve në javën 16-22 tetor, në raport me periudhën e parapandemisë.

Ndërkohë edhe tetori shënoi një bum në turizëm si kurrë më parë, informon kryeministri Rama ndërsa ndau statistikat e publikuara nga Eurocontrol.

“Edhe tetori bum bum bum në turizëm si kurrë më parë, ndërkohë që Aeroporti “Nënë Tereza” vazhdon në krye të klasifikimit të Agjencisë Europiane të Trafikut Ajror, për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve” shkruan Rama.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në periudhën janar-shtator, në vend kanë hyrë gjithsej 8.3 milionë shtetas të huaj, shifër kjo 29 % më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas shifrave zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga 1 janari deri në fillim të muajit tetor të këtij viti mbi 5.4 milionë pasagjerë janë përpunuar vetëm në Aeroportin e Rinasit, duke shënuar rritje me 37 % krahasuar me 2022.

LISTA/ Aeroporti i sërish në krye të fluturimeve. Rama: Edhe

5 Komente

  1. J
    Juli

    Fillo te ndertosh terminal te ri dhe rruge te re nga qafa Kasharit per ne airport,leni lloqet,se je vone.Vitet e ardhshme do kete ardhje njerzish qe nuk mund te perballohen me kete airport te vogel,qe tani eshte berë demode per nje fluks te tille .

    1. S
      Shaban Shabani

      Mjafton te shofesh tabelen per te kuptuar se vendet me rrembythje (me ne ne krye) jane te parat ne klasifikim, a thua po ja kalojne Luxemburgut apo Norvegjise ne mireqenie! Propagande sterile! Sa pare hyjne ne sistem, si perfiton shoqeria, infrastruktura, etc?

      1. J
        JANINA

        ku perfundojne gjithe keto para te 8.5 milion njerzve? Perfundojne ne xhepat e mafise politike te rilindjes. Rilindja nuk ua merr tatimet por i reketon per xhepat e vet. Nderkohe qe mirqenja e qytetarve vazhdon te mos rritet, ende ikun nga shtet..

      2. I
        I ZEMERUARI ME MASKARENJTE.

        Me keq ardhje po shkruaj: Para ca ditesh isha ne Milano per nje hall personal. Ishte e para here qe udhetoja me aeroplan, e para here qe dilja jashte vendit. Udhetimi me avjon vajti mire. Ndenja nje nate dhe u ktheva me te njejten linje avjoni. (Ketu nuk po shkruaj se ne aeroportin e Milanos, bashkeatdhetaret e mi ngrinin shiritat per te hyre pa radhe ne rruginat e caktuara, dhe as per fjalorin e turpshem qe nje fajtor i drejtoi nje gruaje te moshuar kur ajo i tha qe te mbajne rradhen) Kur zbrita pate nje perzjerje barku, me vinte per te vjelle kur po shkoja drejt autobuzit Rinas - Tirane. Ne krahe te djathte kioskat e viteve 1992 - 2000 ku nuk shiteshin qofte, por "MAKNA ME QERA", jo nje e dy, por me dhjetra kioska, a thua se Tirana eshte nje qytet me 30 milione banore. Ryra ne autobuz pasi pyeta dhe me thane qe bileta ishte 4000 leke te vjetra, a thua se nuk do te udhetoja 19 km, por do te shkoja ne Lushnje 90 km se aq eshte bileta deri atje. Kulmi qe kur autobuzi u mbush e gati te nisej, nje burre mbi te dyzetave me nje bexhe ne gjoks, hyri brenda tek dera e pare dhe urdheroi: "Dilni tek autobuzi tjeter" Pse talleni - i thashe une i inatosur. He mor burr se nuk te gjeti gjo - ma ktheu ai - tre shkalle zdrype dhe tre shkalle hype.. Edhe nje here: ME FALNI qe shkruajta keto radhe.

        1. F
          Fukarai

          Vetem nje SUNDIMTAR OTOMAN,qe e urren popullin e tij sepse e shikon dhr trajton si KLIENT e jo si ai qe me votat e te cileve si eshte 3 here kryrminister! Por ky i ka hipur popullit mbi kurriz dhe nuk shikon se njerezit po blejne domatet dhe mollet me kokrra e jo me kg,por shqetesohet se sa fitime kane matrapazet qe rritin cmimet cdo dite! Rama eshte me i keq se pushtuesit nazi-fashiste!

          Lini një Përgjigje