Industria automotive në vend shtoi shitjet me 12 mln euro, por zgjerimi më i ngadaltë se gjatë 2022

29 Tetor 2023, 22:25Ekonomia TEMA
Industria automotive në vend shtoi shitjet me 12 mln euro, por zgjerimi

Pas një 2022-shit të mbarë, ndonëse me ritme më të ngadalta, industria automotive në vend po rritet edhe këtë vit.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në harkun e muajve janar-shtator, prodhuesit e automobilave në vend kanë eksportuar makineri dhe pjesë këmbimi në vlerën e 283 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shitjet janë zgjeruar me 12 milionë euro.

“Duke qenë se jemi afër Europës, jemi pjesë e Europës thuajse, ne mund të prodhojmë shumë pjesë këmbimi. Krahu i lirë i punës na jep avantazhin për ta zhvilluar këtë potencial”, shprehet Riza Xixi - drejtues shitjesh në tregun automotiv

Potenciali më i madh që Shqipëria mund të ketë, vlerësohet në drejtim të prodhimit të automjeteve elektrike:

“Kjo edhe për shkak të përjashtimit nga taksat. a masa incentivuese për të inkurajuar këtë industri.”

Po si funksionon procesi i prodhimit në kompanitë që përbëjnë industrinë automotive në vend?

“Bëhet gjithçka thuajse nga zero. Montohen pjesët, kabujt dhe gjithçka tjetër deri në përgatitjen e plotë për qarkullim të automjetit”, shprehet Manjola Kasneci - Përfaqësuese e tregut automotiv

Mirëpo është pikërisht krahu i punës, mungesa e të cilit kërcënon këtë potencial.

“Në fakt sa po vjen e po bëhet edhe më e vështirë. Kjo veçanërisht në pjesën e prodhimit si elektrik, mekanik etj”, tha Eliana Myrselaj - Përfaqësuese e tregut automotiv

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se eksportet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit vitin e shkuar arritën në 379 milionë euro. Në raport me 2018-n, shifrat janë 2-fishuar.

Lini një Përgjigje