Është publikuar projektbuxheti i plotë për vitin 2024. Kështu, në dispozicion për vitin e ardhshëm do të jenë 735.9 miliardë lekë.
Ministria e Financave thotë se me këtë projektbuxhet mbështeten sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, bujqësia, energjia si dhe infrastruktura. Në total investimet për vitin që vjen kapin shifrën e 1.2 miliardë euro.
Po ashtu në draft është specifikuar që për vitin që vjen do të jepen 77 milionë euro për bonusin e pensioneve dhe për indeksimin e pensioneve.
Ndërsa janë parashikuar 110 milionë euro që do të shkojnë për reformën e pagave që parashikon rritjen e rrogave për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike. Kjo rritje do të nisë nga 1 korriku i vitit 2024, ndërsa rritja tjetër kësaj kategorie iu bë në prill të këtij viti.
Për të vijuar me programin e rindërtimit janë parashikuar fonde në vlerën 70 milionë euro, nga 170 milionë euro që u parashikuan për rindërtimin për vitin 2023.
735.9 miliardë lekë te reja apo te vjetra?
Te reja patjeter, ose rreth 7 miliard e 400 milion dollar.
Nard sa klas shkoll ke se po dyshoj!! jane te vjetra se po te ishin te reja ne do te hanim me luge floriri dhe seicila shtepi do te kishte bomben berthamore te veten naten
Lind Pyetja a i korespondon rritjes se ekonomise ,dmth a prodhon ekonomia jone me shume mall , nese po dmth me me shume leke populli do te bleje me shume mallra dhe oferta e bollshme ne treg nuk i ndryshon cmimet ,dhe kjo do te jete mirqenie reale , nese ekonomia nuk prodhon me shume mall rritja e rrogavve eshte me teper thirrje per spekullim sesa mirqenie reale, sepse e kemi pare edhe ne experiencat e kaluara qe ende pa marre leke njerezit ne xhep cmimet hipin kacafiu dhe diten qe ti i merr parate ato hipin perseri kacafiu kesht qe keto rritje me shume se sa per mirqenie krijojne me teper ndjesine e abuzimit dhe vjedhjes , ku edhe shteti eshte bashkautor sepse rritja e cmimeve ne te Ashtuquajturin treg te lire ( monopol ne fakt) i jep edhe shtetit nje perqindje nga cmimet e larta te shitjes me TVSH ne e famshme , Shkurt ne nje treg monopol qe nuk prodhon gje vec speca dhe domate , cdo artikull tjeter vjen nga importi , me shume leke ne xhepa dmth o burra vidhin shqiptaret edhe me teper sepse Qeveria u hodhi edhe ca kacidhe te tjera kane leke dmth Batakcilleku le te marre krahe dhe te pasurohen edhe me shume te pasurit dhe te varfeerohen edhe me shume te varferit