Qeveria shqiptare ka një plan investimesh të reja në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 milionë euro, të cilat i shtohen planeve ekzistuese. Parashikohet zgjerimi i bazave ekzistuese dhe pajisja e helikopterëve me transponder me vlerë mbi 30 milionë euro.
Shqipëria pritet të shpenzojë qindramilionë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve në vijim, ndërsa koha gjatë së cilës vendi mund të kursente nga ky sektor për të investuar në zhvillimin ekonomik dhe social duket se ka mbaruar. Planifikimet për shpenzimet ushtarake të projekt-buxhetit të shtetit 2024, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, flasin për një rritje substanciale në shpenzime për baza ushtarake, armatime e municione si dhe blerje të sistemeve të kushtueshme të luftës ajrore, dronë nga Turqia dhe një sistem transponderi me vlerë mbi 30 milionë euro që duket se do të instalohen në helikopterët Blackhawk.
Një bazë modeste ushtarake në zonën e Bizës në malësinë e Tiranës pritet të kthehet në një kompleks me vlerë gati 15 milionë euro, ndërsa baza detare e Pashalimanit pritet investohet në ndërtim bankinash dhe thellim të basenit me vlerë afërsisht 5 milionë euro.
Investimet e reja të planifikuara në tavanet buxhetore të këtij viti vijnë krahas programit ekzistues të investimeve, të cilat përfshijnë blerjen e avionëve pa pilot me vlerë 75 milionë euro, program që ka nisur në vitin 2022 apo ndërtimi i një poligoni në Pajet me vlerë mbi 2 milionë euro.
Në total, programi i investimeve të mbrojtjes për periudhën 2022-2028 arrin në gati 800 milionë euro.
Për vitin 2024, Shqipëria pritet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 33 miliardë lekë (rreth 310 milionë euro), me një rritje të konsiderueshme prej 27% përkundrejt buxhetit 2023. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet e përgjithshme buxhetore pritet të rriten me vetëm 7.1%.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, shpenzimet për mbrojtjen vijojnë të mbeten ndjeshëm më poshtë se sa standardi i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), në të cilën Shqipëria bën pjesë që nga viti 2009. Shuma prej 33 miliardë lekësh e planifikuar për t'u shpenzuar në vitin 2024 përbëjnë vetëm 1.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, nga 2% e PBB-së që Shqipëria dhe vendet e tjera anëtare kanë rënë dakord të shpenzojnë për mbrojtjen në vitin 2006.
Në fakt, Shqipëria nuk e ka plotësuar këtë kuotë minimale asnjëherë në historinë e vet ndërsa shpenzimet për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të ulëta si përqindje e PBB-së. Në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kuotën minimale prej 2% të PBB-së, shpenzimet e mbrojtjes do të duhej të ishin gati 49 miliardë lekë.
Sipas të dhënave të NATO-s, Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia janë mes vendeve anëtare të NATO-s që mbajnë shpenzime për mbrojtjen më të larta se sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Greqia kanë mbajtur prej shumë vitesh kuota të tilla të larta shpenzimesh ndërsa Polonia ka shtuar shpenzimet në mënyrë dramatike përgjatë dy viteve të fundit, veçanërisht si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.
Shqipëria ka një ushtri të vogël me një personel prej 6,600 vetësh, ushtria e pestë më e vogël mes vendeve anëtare pas Luksemburgut, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Slovenisë, duke mos llogaritur Islandën, vendin e vetëm anëtar të NATO-s që nuk ka ushtri.
Shtetet e Bashkuara me 1.34 milionë trupa dhe Turqia me 461 mijë janë vendet anëtare me ushtritë më të mëdha.
Llogaritjet e NATO-s tregojnë se sipas të dhënave të vitit 2023, Shqipëria është vendi anëtar me shpenzimet më të ulëta për frymë në sektorin e mbrojtjes. Mbrojtja i kushton këtë vit qytetarëve shqiptarë 93 dollarë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kushton 114 USD e në Malin e Zi, 151 USD. Mbrojtja u kushton amerikanëve 2,220 dollarë në vit, ndërsa norvegjezëve u kushton 1,339 dollarë. Vendet e mëdha si Gjermania apo Franca janë kritikuar prej vitesh për shpenzime të ulëta. Një qytetari gjerman mbrojtja i kushton 677 dollarë në vit ndërsa atij francez, 737 dollarë.
Shpenzimet për mbrojtjen kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë radikale në shumë vende që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, ngjarje që ndryshoi perceptimin për paqe, së paku sa i përket luftës konvencionale në kontinentin Evropian.(BIRN)
Shqioeria 300 milion euro Kosova 300 milion e uro Totali prej 600 milion euro Keto jane pak, shkjau ka parapa buxhet perafer 1miliarde euro. Prandaj Shqiperise i takone ta ngris3 buxhetin ushtarak per 2024 deri je 900milion euro.
Kur të dalë nafta në shpirag se për momentin shifra që sugjeron ti Tirana është 1/7 e të gjithë buxhetit dmth e pamundur, por në një pikë ke të drejtë që ne dhe kosova duhet të llogaritemi bashkë. Sidoqoftë rroftë Nato që e mban serbinë sus
ju lutem mos shpenzoni kot. ne skemi aeroplane, anije luftarake,, nendetese,, rraketa ,,.kshu qe mos u lodhni kot ... vetem kur te vije koha hapni sumen si gjithmon...shtet i degjeneruar
Me ne fund pas 10 vjetesh Qeverisje Rilindase po degjoj nje lajm qe ja vlen , gjithmone nese realizohet se keta ja kane marre doren , paguajne leket per nje Helikopterr dhe ne fund vjen nje S Clas .
Po çfarë ja vlen o fcb. 2% e ke me detyrim nga Nato. Bëj aq të paktën!
Po ç'ja vlen more "fcb"!Vjen nje dite ndonje Shkelzen dhe i demonton dhe i shet ne lindjen e mesme siç beri i ati.Perseri doni "Gerdec"?Pak arme kishte Shqiperia sa furnizoi Kosoven,Lindjen e Mesme dhe treçerekun e shiti "zeni"!Ku ishe asgjekund ,thote nje fjale!Se harrova bere edhe 97 -te !
461 mij trupa ka Turqia llogaritet tek ushtrit me te medha ne bot , ne koh te PPSHs ushtar gazerme ne gavet ishin 450 mij trupa , imagjino çfar ushtrie kishim ne at koh , armatimi i barabart mos me i lart se jugosllavia bashkuar e asaj kohe qe ishte 25 milion , kjo ishte ushtria shqiptare qe na bente vertet krenar , sot kemi 6600 ushtar , ku 5 mij han buk ne shpi se nuk ka fuqi shteti ti mbaj me buk , 1500 han buk ne repart kjo esht ushtria jon e natos , turpi botes , shteti pa ushtri , si burri pa brek .
Z.Ministër:JO HELIKOPTERË! POR AVIONË,DRONË,TANKE, RAKETA,GRYKA ZJARRI.NUK BËHET USHTRI ME MAKINA TRANSPORTUESE AJRORE. KUSH E DO SHQIPËRINË I GJENË VLSRAT MONETARE DHE PA HYRË NË BORXHE.
Ju vjen greku me gjahtare me cifte dhe ju qi breket, si ja qiu breket turkut ne qipro.
Pirdho leshi, greku e pa pidhin e grekeve ne 49, pyeti pleqte se e mbajne mend mire.
Turku per Greqine, eshte si ujku me qengjin. Turqia nuk e llogarit fare Greqine, ndersa Greqia perdor djallezine, ja ka arritur ta uli tensionin.
Ju vjen greku me gjahtare me cifte dhe ju qi breket, si ja qiu breket turkut ne qipro.
Shqiperia kishte mundesin e konvertimit te armatimit te vjeter me modern por u ngriten pallatet A.Malltezit dhe Xenit! shtet qe ushqen fantazma si Sali Viqidolli
Avionët i uli në toke Majko apo harruat. Edhe tanket dhe transportuesit e blinduar po Majko i zhveshi bashkë me topat. Se i ka ngel gjithë Salës. Hapini mirë letrat e do shihni që të gjithë kanë qenë zullumqare te pa parë me pronat dhe mjetet ushtarake. Mjafton të shohësh sa ish ministra mbrojtje ke në komisionin për mbrojtjen dhe sigurinë. 0, i'a di kush psenë?
Rama s’ka qejf te harxhoje leke per ushtrine se ne rradhe te pare i ngelen me pak per te vjedhur dhe ne rradhe te dyte mendon se meqe eshte nato mund te rrije e te talle trapin se s’ka problem. Nuk e di qe nato kerkon kontribut te perbashket sado modest, por jo tallje alla lideri ballkanik.
Armet që i trashëguan nga Socjalizmi i shiten për skrap dhe për mbi 30 vite nuk u kujtua kush në Shqipëri se duhet armatos si krejt bota aq më tepër që shtetet e rajonit kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë.Gjer tani me sy hapur shifej ëndrra se ne na mbron NATO,rrenë e kulluar.Kënd do mbronte NATO Shqipërinë apo Greqinë? Të gjitha vendstrehimet e shtrenjta agjentet serb në Shqipëri i dekonspiruan në emër të luftës kunder Enverit që ua la gjithë at infrastrukturë.
Mire qe ju ra ne mend,. Sa tu sekuestrojne vilat edhe parate likes, rritet menjehere buxheti i mbrojtjes.
KUR LEKET E DROGES QE TANI PERDOREN PER FUSHATE ELEKTORALE TE KANALIZOHEN TE BUXHETI I USHTRISE, DO NA KETE FRIKE I GJITHE BALLKANI.
cfare armatimesh, nje arme u ka mbetur shqiptareve : " Te ngrene duart lart"
A ju jeni trapa, po cna duhen shpenzimet per ushtrine, po me thoni kush do dali te luftoje armikun, po kush eshte ky armik a mund te me thoni, lerini mo keto idiotizma, ne me keq se c'jemi nuk kemi per te qene, pastaj le te vije armiku ku ta gjesh, tu marri pronat saliut, likes e te gjithe ketyre plerave te politikes qe skane lene prona pa grabitur, qe kur erdhen ne pushtet, skishin as breke per te ndrruar ku i mbanin ne bythe nje jave pa i hequr dhe kur flinin gjume, e tani jan bere pronar tokash edhe ne bregdet.
"Harxhime te kota".Nuk Ka asnje rrezik.Situata paqesore por "paranojakut Enveriste" i Ka zene frika.Nuk Ka avione e anije?e ...c'duhen?kemi 1500 ushtare sa per nje milioni te Enverit.Kemi nenin 5 te NATO-s qe na mbaron.Kemi Greqine me "ligje lufte"qe" detyrohet" te na mbroje.Si thoshim atehere :-"Rrofte ducja ,Rrofte Mbreti qe na sjell sheqer nga deti".Sheqer?...Po',anijet ne bazat ushtarake te shqiperise qe do te vihen ne dispozicion te NATO-s.Dhe...bombat e rraketat mbi Shqiperi.Ku ishim?Perzume traktatin e Varshaves,pranuam Nato-n.Jane miq te forte,e Duan Shqiperine....Vec....a ligj i luftes me Shqiperine qe Ka nje vend i NATO-s,dmth Nato,nuk me pelqen.Dhe Pastaj...20 % i censusit do regjistrohet 50 %....Sheqer nga deti... .
Po pse,kot u shkul Macroni dhe erdhi ne Shqiperi? Kushedi sa blerje armatimesh do bejne nga Franca.Po mbase duhet te shikohet pak edhe te ndryshoje mentaliteti per ushtrine shqiptare se boll e plackiten dhe e rrenuan UDB-istat e 30 viteve te fundit.
Morramanët e Tema-s nuk botojnë komentet.. O morracak jeni katandisur më keq se ata të DITA-s ...