Paga e mësuesit, nis nga 95.000 lekë: “Mesatarja 900 euro”, reforma mbyllet në muajin korrik

2 Nëntor 2023, 20:34Ekonomia TEMA
Paga e mësuesit, nis nga 95.000 lekë: “Mesatarja 900

Buxheti i vitit të ardhshëm do të vijojë financimin e shtesave në pagat e administratës publike në vlerën 11 miliardë lekë apo 110 milionë euro.

Rritja do të prekë kategoritë e mësuesve në arsimin parauniversitar, mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve, punonjësve të tjerë shëndetësorë, policët, ushtarakët dhe nivele zbatuese në administratën qëndrore dhe vendore.

Në sistemet spitalore, përveç mjekëve specializantë, pritej që kategoritë e tjera të merrnin rritjen e pagës në dhjetor, por kjo nuk do të ndodhë. Rritja për ta do të fillojë nga prilli deri në korrik të vitit të ardhshëm.

Kështu edhe për mësuesit e 9-vjeçareve pagat pritet të arrijnë 95 550 lekë. Për mësuesit e gjimnazit shkon në 106 800 lekë, për mjekët e përgjithshëm në 131 672 lekë dhe për infermierët në 87 118 lekë.

Për gradën inspektor i parë në polici pagat pritet të shkojnë në 97 500 lekë. Për ushtarët grada e parë, e nëntetarit do të arrijë 960 euro.

Këto kategori morën gjatë gjatë këtij viti një rritje me 7%, por pati dhe përjashtime për mjekët specializantë dhe të familjes që përfituan nga 15 000 – 50 000 lekë rritje.

Edhe nënpunësit civilë, funksionarët dhe punonjësit mbështetës ishin përfitues nga pjesa e parë e reformës, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të mos ketë paga më të ulëta se 50 mijë lekë.

Në udhëzimin e administratës publike shprehet se reforma totale të pagave do të mbarojë në dhjetorin e 2025-ës, për rritjen e pagës mesatare në 900 euro. (TCH)

11 Komente

  1. Y
    Y

    Reforme e domosdoshme dhe ne kohen e duhur per te rritur mireqenien e populist per kete ka vlen te debatohet e diskutohet

    1. E
      Ehe

      Rritjet e rrogave me 10 %, rritjet e gjithckajeee me 40-50%

        1. N
          Nje pensionist i merzitur

          Po per pensionistet sa do arij paga ? E kam thene dhe here tjete, per ne qe kemi punuar ne shendetesi ne kohen e monizmit kemi nje pension qesharak une qe po komentoi me shtesen e fundit me ariti pensioni 171000 leke te vjetra . Per mua ato shtesat jane minimale duhet bere dhe menduar per kete shtrese .Kemi bere nje pune te shkelqyer ne kohen tone dhe sot qe kemi me shume nevoje se mosha ben te veten shpernlimi eshte qesharak.Une nuk te bej me faj ty or Kryeminister kete e kemi peshqesh nga ndryshimi i sistemit dhe si per ta denuar kete shtrese Sali krimineli krijoi ligjin e pensioneve per tewmos na dhene ate qe na takon te na denoi me nje pension minimal, keshtu qe ju bie bara juve per ta korigjuar dhe te na qeshe buza tashti ne fund se nuk ka te pa vdekshem drejt saj po shkojme .

          1. D
            DMK

            Ti xhaje për sherbimin që i ke bërë vendit tuaj Vetëm një here ne 4 vite kur Jane votimet nga 50 s'ju jep kush më shumë se e dinë se për kë votoni si majtas si djathtas aq 50 keni

          2. q
            qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit

            Lojra shifrash - Jane shifra te pages Bruto, pra asaj qe nuk e merr ne dore asnje mesues a kushdo tjeter. Ka 10 vite ne pushtet dhe kjo qeveri Rama kurre nuk ka thene "Rritje rrogash per Buxhetoret" por eshte mjaftuar me arsimtaret e mjeket, thua se vetem ata jane rrogetare te ketij shteti.

            1. E
              Erdogan

              Rritje rrogash? O burra per Germani Nashtine. Se i lehtesoje procedurat e azilanteve nga Refugjate te paligjshem ne Refugjate ekonomike. Kane nevoje Ata per skllever per interesat e tyre. Sistemi Evropiane eshte i deshtuar complet. Shikoni Suedine qe ka nxjerre ne terren policies dhe ushtrine per te "controlluar" Krimin qeve prodhuan Ata qe shkaterruan Lindjen e Mesme. Mjere populli i Ballkanit me influence Turke,Sllave,Angleze.,Italiane duke u ndare me historine e Lashte.

              1. K
                Koli

                Trecereku i mesuesve jane militante qe vegjetojne kot. Nuk nxejne vete, imagjino te transmetojne dije tek nxenesit ose studentet. Keshtu qe bruto a neto, me gjithe zarfat qe marrin nen dore, le te rrine rehat dhe mos na cajne koken per rritje rroge se e kemi pare sa bukur i kane mesuar brezat e rinj. Ne radhe te pare te ngrihen pensionet se me 15.000 leke te reja ne muaj edhe miu thyen turinjte. Ekziston dhe sektori privat, apo aty qeveria s'ka pune se ata nuk jane shtetas shqiptare ahahahah ne kete dynja ka vetem adminsitrate ....

                1. V
                  Velo

                  Per pensionistet eshte nevoje emergjente rritja e pensionit. Nuk mund te blejne ilacet, nuk mund te bleje ushqimet me te domosdoshme. Mishin, peshkun, frutat I shikojne vetem ne vitrinat e dyqaneve. Gjysma e pensionit u shkon per te paguar faturat drita, uje dhe ilacet. Qeveria duhet ta shikoje perpara te gjitha e kete shtrese qe duket si e braktisur.

                  1. a
                    arrifi

                    ...pirth pirth se lirohesh.Ky tall karin, se do beje zgjedhje te reja tani afer.Si ka mundesi nje vend si Shqiperia qe nuk prodhon as nje gje qe nuk ka as sherbim hekurudhor qe edhe vendet me te varfra te Afrikes e kane ,kur nje mesues ne BE mer 700 euro ne muaj ky thote do I jap 900 euro.Nuk aet fare .

                    1. R
                      Rina

                      Tani se si do shkoje rroga aq lart nji zot e di. Kam 31 vite pune si mesuese por 630 mij lek fus ne xhep, sigurinet se sa jane e ku shkojne nuk kam ide

                      Lini një Përgjigje