Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë buxheti i planifikuar nga qeveria shqiptare për vitin 2024.
Investimet pritet të rriten në 1.2 mld euro, nga 1 mld që u caktuan këtë vit. Nga ky fond për rrugët dhe infrastrukturën në tërësi do të paguhen 452 milionë euro. Unaza e Madhe e Tiranës, aksi Elbasan-Qafë Thanë, tuneli i Llogarasë dhe zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës janë disa nga prioritetet për vitin që vjen. Pjesë e investimit do të jenë edhe hekurudhat Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë – Durrës, ndërsa janë në shqyrtim 5 ofertat për hartimin e studimit të fizibilitetit për linjën e re Durrës – Prishtinë.
Flobens Dilaveri, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deklaroi për Money se e rëndishme është sa do të realizohen investimet dhe jo sa ato parashikohen në buxhet.
“E rëndësishme është se sa do të realizohen investimet dhe jo sa parashikohen, sepse ne ngërç kemi realizimin e tyre. Ndërkohë, sfida më e madhe është ekonomia në tërësi. Mënyra se si do të çosh këtë para dhe si do të realizohen për të plotësuar objektivat e tyre”, tha Dilaveri.
Per Rruget qe jane ndertu pa plan dhe duke lejuar bizneset te ndertojne prane rruges, ka ndonje politikan pergjegjesi?! Keta politikanet tane sikur paten zbrit nga shpellat, e pabesueshme!
Për të përgjithshmen ke të drejtë. Por këtë rrugë mos e përfshi të gjithë. Pjesa nga kthesa e aeroportit deri Durrës e cila sjell dhe shumë poblematika dhe prishet shpesh për shkak të studimit te dobët, materiale mbushëse jo të përshtatshme si dhe punime të dobëta dhe cekëta është bërë dhe tenderuar nga PS me Like Floririn, dhe Gaqo Apostolin, Spartak Poçin e mbikalimet nga Cac Angjeli. Kështu që duhet parë kjo punë me themel... Sa për zgjerimin kjo është punë e Bela-së. Rama mbjell Palma dhe e ul shpejtesinë nga 90 në 60. Kjo shkon i pret tani se do t'a zgjeroj. Dmth Paret e Shqiptarëve të hedhura kot pa një studim dhe qëndrurshmëri afatgjatë. (Saleh-u ka kryevepra të tjera "hajduterie", kryesorja Rruga e kombit... jo që nuk mbaroi kurrë por ju kushtoi Shqiptarëve ~2miliardë euro, as gjysma nuk u hodhën në rrugë (firmues dhe ai që mblodhi copat e mbetura ishte Lul Bashuku.)
Korrupsioni eshte pa fund,sikur udhehiqemi nga serbe. Ajo qe me ben pershtypje me shume se korrupsioni, eshte lejimi i ndertimeve pa Leje dhe afer rrugeve, duke penguar zhvillimin e ardhshem. Mund te zgjerohen rruget, problemi do jene shpenzimet e larta për shpronesimet dhe mbyllja e bizneseve apo shtepive familjare! Edhe njehere, po te kishin zbrit nga pema, do i kuptoja por shteti ka pas ligje gjithmone!