A me të vërtetë u zbulua naftë në Shpirag?

6 Korrik 2022, 17:46Ekonomia TEMA

A me të vërtetë u zbulua naftë në Shpirag?

Kryeministri shqiptar Edi Rama shpalli se vendi gjendet pranë një zbulimi të madh, një vendburimi nafte, që sipas tij, “do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë” dhe, në një shkallë më të vogël, të vetë Evropës.

“Shenjat tregojnë se mund të jemi pranë një zbulimi shumë, shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës, që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë një rol edhe në të ardhmen energjetike të Evropës,” deklaroi ai.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shtoi: “Shell po punon tashmë prej disa kohësh në Shqipëri dhe ne po presim me padurim rezultatin e eksplorimit që do të jetë një zbulim i madh.”

Si edhe Rama, Balluku pranoi se kompania Shell nuk jep të dhëna dhe shifra për çfarë pritet, por pavarësisht kësaj, ajo deklaroi se “Shqipëria do të jetë një vend që do të prodhojë një sasi të rëndësishme nafte dhe gazi, e ndarë 60% për naftën dhe 40% për gazin.”

Nga të gjitha këto deklarata, e vetmja gjë që është fakt është që një nga gjigandët ndërkombëtarë të naftës, holandezja Shell, është prej vitesh duke shpenzuar dhjetëramilionë dollarë në shpimin e puseve eksploruese në zonën e Shpiragut në Berat, me shpresë se do të gjejë naftë. Kompania nuk ka deklaruar gjë nëse ka gjetur apo jo naftë të shfrytëzueshme dhe as nuk ka shpallur nëse ka vendosur apo jo që të investojë për ta shfrytëzuar zbulimin që ka bërë.

Shell është një kompani e listuar në bursë dhe deklaratat e saj nuk bëhen për konsum të brendshëm politik në Shqipëri dhe as për të furnizuar me argumente politike një kryeministër. Ndaj, përsa kohë kompania nuk ka bërë deklaratë, deklarata e Ramës dhe e Ballukut duhet të konsiderohen sikur të mos kishin ndodhur kurrë.

Nëse Shell ka gjetur me të vërtetë naftë dhe ka vendosur që ta vërë në punë, atëherë njoftimi i saj do t’i drejtohet para së gjithash aksionerëve të vet dhe çmimi i aksioneve të saj në bursë do të ndryshojë. Por nëse ka gjetur naftë, në varësi të sasisë së gjetur dhe aftësisë për ta nxjerrë atë, zbulimi mund të sigurojë dhjetramilionë ose qindramilionë dollarë fitime në vit për kompaninë dhe për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Në çdo rast, gjasat janë të pakta që zbulimi të jetë aq i stërmadh sa ta kthejë Shqipërinë në ndonjë lloj vendi si Katari i sheikëve apo Libia e Gedafit, ndërsa sasia e naftës së nxjerrë vështirë se do të ketë ndonjë rol në furnizimin evropian të energjive fosile.

Në fakt, prania e naftës në zonë u zbulua për herë të parë nga një shpim nga kompania Occidental Petroleum në vitin 2001. Pusi i quajtur Shpirag 1 ishte i thellë 5055 metra dhe pavarësisht se u gjet naftë, kompania që e shpoi, e braktisi zonën pasi e gjykoi pa leverdi zhvillimin e saj.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2013, një kompani e quajtur Petromanas, shpoi një pus të dytë si dhe bëri teste. Pusi i dytë ishte 5547 metra i thellë dhe nafta e gjetur ishte “e lehtë” pra naftë cilësore, e cila merr çmim më të lartë në tregun ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, Shell, e cila bleu interesat e Manas në këtë projekt, ka shpuar edhe puset 3,4 dhe 5. Gjetjet që ka bërë kompania si dhe vlerësimet e ekspertëve të pavarur mbi këto gjetje, mund të lexohen në faqen e saj të internetit këtu.

Kompania në çdo rast thekson se gjetjet e saj janë të karakterit shkencor dhe jo doemos ekonomik. Vlerësimi ekonomik nuk është bërë ende.

Nga ana tjetër, Shpiragu nuk është zona e vetme naftëmbajtëse që është zbuluar në Shqipëri përgjatë tre dekadave të fundit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka publikuar në vitin 2019 një listë me gjetjet. Panajaja është një vendburim tjetër ku u zbulua gaz në vitin 1996 ndërsa në det pranë Durrësit u zbulua më vonë gjithashtu prani gazi. Austriakët e OMË dhe grekët e Helenic Petroleum shpenzuan para të mëdha në shpime në jug të Shqipërisë për vite me rradhë para se të dilnin në konkluzionin se nafta e gjetur nën tokë, nuk mund të nxirret jashtë.

“Ekuivalenti i Val D’Agrit”

Si Shell ashtu edhe paraardhësja e saj Manas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali. Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e jugut dhe është zbuluar në vitin 1989. Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1996 dhe aktualisht prodhon 100 mijë fuçi në ditë në 24 puse. Kjo nuk do të thotë që zbulimi në Shqipëri do të jetë i tillë, por nëse është i tillë, atëhere kompania shfrytëzuese do të ketë të ardhura prej rreth 10 milionë dollarësh në ditë dhe mbi 3.6 miliardë dollarësh në vit, nëse marrim parasysh çmimet aktuale të naftës. Shqipëria prodhon aktualisht rreth 20 mijë fuçi në ditë dhe nëse kjo bëhet realitet, prodhimi i vendit do të gjashtëfishohet.

Përfitimet varen nga korrupsioni

Nga ana tjetër, impakti që do të ketë një zbulim i tillë në buxhetin e shtetit do të varet nga kostoja e prodhimit të naftës ndërsa kjo e fundit, në një masë jo të vogël, do të varet nga niveli i korrupsionit të autoriteteve publike në Shqipëri. Formula e koncesioneve të naftës në Shqipëri është që kompania koncesionare merr përsipër të gjejë dhe zhvillojë vendburimin me shpenzimet e saj dhe nëse gjen diçka të vlefshme, fitimet neto do të ndahen 50% me 50% mes shtetit shqiptar dhe kompanisë koncesionare. Deri më sot, me kontrata të tilla të mëparshme, nuk na ka ecur mbarë. Rasti i Bankers Petroleum është domethënës. Që kur mori koncesionin e fushës së Patos-Marinzës, kompania ka rezultuar me rezultat tërësor shumëvjeçar negativ, duke mos shpallur fitime dhe duke mos paguar tatim mbi fitimin në masën 50%. Rrjedhimisht, përfitimet që Shqipëria ka nga nxjerrja e naftës në Patos-Marinzë arrijnë në afërsisht 15% mbi vlerën totale të naftës së nxjerrë dhe në këtë shifër përfshihet një taksë që mban qeveria qendrore dhe përfitime të tjera nga gjurma ekonomike e kompanisë, shqiptarë të punësuar në të apo shpenzime te tjera lokale. Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se në fakt janë autoritetet shqiptare ato që rezultuan të paafta për të mbajtur kompaninë përgjegjëse për mostransferimin e fitimeve, pra që fitimet e realizuara nga nafta në Shqipëri, të mos i transferohen kompanive të tjera në formën e shpenzimeve të paqena.

Nëse kjo histori do të përsëritet me Shell apo jo, kjo nuk mund të parashikohet. Por ajo që parashikohet është që autoritetet publike në Shqipëri vështirë se kanë për të ndryshuar menjëherë.

Mallkimi i burimeve

Që prej dekadash, ekspertët e shkencave politike kanë arsyetuar se për shumë vende, gjetja e burimeve natyrore nuk ka qenë aq shumë një rrugë drejt pasurimit se sa ka qenë një katastrofë, një mallkim. Burimet natyrore mund të krijojnë të ardhura të vlefshme për t’u investuar në zhvillimin e një vendi, por janë gjithashtu një burim për korruptim potencial të udhëheqësve politikë të atij vendi.

Shqipëria nuk është vend shumë i pasur me burime natyrore, e megjithatë, ato burime natyrore që ka nuk është se janë përdorur deri më sot në shërbim të zhvillimit. Kriminaliteti në Fier dhe në Bulqizë duket se ushqehen pjesërisht ose totalisht nga biznesi lukrativ i krijuar nga ato dy pak burime natyrore që ka Shqipëria, nafta në Fier dhe kromi në Bulqizë. Kromi është bërë gjithashtu burim mashtrimi fiskal me TVSH-në, jo vetëm duke mos kontribuuar në buxhetin e shtetit, por duke gërryer taksat që qytetarët i paguajnë gjetkë.

Edhe historia e këtyre burimeve nuk është shumë shpresëdhënëse. Në vitet 1970-1980, kur çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ishte shumë i lartë, qeveria komuniste shqiptare pati mundësinë të rrisë prodhimin në maksimum (deri në 2.6 milionë tonë në vitin 1976) dhe dukshëm i përdori këto para për të ndërtuar bunkerë, para se të ekzekutonte dhe burgoste inxhinierët e naftës nën akuzën se nuk po nxirrnin aq shumë naftë sa dëshironte diktatori.

Në thelb, duhet pasur parasysh se vetëm vendburimi i naftës në Kuçovë ka nxjerrë në historinë e vet 23 milionë fuçi, të barazvlefshme me 2.3 miliardë dollarë me çmimet e sotme të naftës. Por ajo që këto para kanë lënë pas në Kuçovë janë ndotja mjedisore dhe asgjë tjetër.

Zbulimi i një burimi nafte të ri në Shqipëri nuk do të thotë me doemos se Shqipëria do të përfitojë. Ajo mund të jetë gjithashtu një mallkim.(BIRN)

31 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Vëndi fiton një mut nga zbulimi i naftës apo edhe arit. Fitojnë një grusht miliarderësh....... .. . Dhe siç ndodh aktualisht, gjysma e naftës vidhet...... ... . Edhe tek Bankers vidhet........ . Drejtuesit kanadezë dikur, por edhe ata kinezë tani, nuk e kanë idenë fare se çfarë bëhet me naftën. 1 në tre autobote vidhet dhe shkon në drejtim të paditur......... . Në fakt të ditur, sepse ata që bëjnë vjedhjen janë bashkëdrejtuesit shqiptarë të Bankers......... . Ndërkohë vjedhja katastrofike bëhet në kompaninë shtërore Albpetrol.....

    1. F
      Fluturoni me presh

      I pari u mburr sali krimineli kur ishte ne fuqi, dhe u harrua ,me vone para 2 vjetesh ndoshta e dha lajmin edi rama.... Dhe populli u gezua per suksesin e partise se radhes,por edhe ajo u harrua.... Sot na del ne skene perseri Shpiragu ku ishte shkruar dikur emri enver(duhet ta mbani mend) si duket per tu mburrur para mark rut Edhe sikur te jete e vertete ne do marim lesht si gjithmone. E cojme jashte dhe e blejme te perpunuar se uzinat komuniste i prishi antikomunisti sali komunisti

      1. S
        Shaqo

        Te lumte Birn, ia bere autopsine Shell-it e Shpiragut. Shelli eshte kot, nuk eshte transparent me pyetjet e gazetareve dhe nuk ka gje ne vije, edhe italianet, genjejne....etj.etj. Sa te.mjere qe jemi, sidomos e keta analiste e gazetare. Sipas tyre, ketyre firmave u kane dale ca dollare teper, dhe i fshehin nen toke duke hapur puse nafte.

        1. ?
          ?./

          Shaqo o Shaqo çfarë trapi qënke?! Të duken burra të mirë ty këta të "Shell"-it apo Bankers apo ku ta di unë?! Janë të gjithë ujqêr. Që rrjepin gjithë botën, jo vetëm Shqipërinë. Na e rruajtshin investimet e huaja?! Për tê na grabitur. Asnjë lek nuk ka hyrë në arkën e shtetit shqiptar nga Bankers se ata janê ujqêr tê vjetër. Dinë si t'i fryjnë fakturat, si t'i rrisin shpenzimet deri në hava. Nê kohën e diktatorit të urryer e shfrytëzonim vetë naftên dhe fitimet e saj përdoreshin jo vetêm për bunkera, por edhe pêr shëndetësinê falas, arsimin, shkencên dhe kulturën, etj etj. Tani që ua kemi besuar këtê detyrê tê huajve fitojmë leshin e currit. Mê fal: - me përjashtim të politiqenëve të mutit që kanë sunduar kêto 30 vjet, që marrin edhe ata "pjesên e tyre"! Si kujton ti se janë ndêrtuar vilat në Gjirin e Lalzit?! Me djersën e ballit?! Poshtê komunizmi.

          1. S
            Shaqo

            ??? Nuk me ke lexuar mire. Nuk po them ku kane shkuar leket, por shpimet e puseve tregojne qe ka nafte. Pastaj punen e lekeve e njihni me mire ju qe keni fjalor te pasur. NAFTE KA!!!

            1. ?
              ?

              Shaqo kjo "NAFTE KA!!!", eshte si puna e asaj qe tha gjigandi "PUNE KA!!! PO S"KA SPECIALISTE"?

        2. M
          MacGr

          Nga shkrimi merret vesh se ke nje njohje per temen por dua te te pyes po moral a ke? VETEM nihilizem ,nxirje,dyshime, paragjykime,tallje.Hajt vafsh ne djall.

          1. E
            Entoni

            “Nafta e çanë bllokaden!!!” Jam kurioz, a ka lene gje me shkrim Enver Hoxha ne kujtimet e ti per Shpiragun? Nese po, i bie qe ka qene profet????????????????. Nese jo, me siguri ka patur grup armiqesor. ????????

            1. C
              Ceni

              Te kujtohet pusi ne cakran, qe u dogj derisa u shkatrruna fusha naftembajtese dhe pastaj nisi arrestimet per veprimtari armiqsora. Ky ishte enveri, nje gomar i vertet. Nafta tani eshte ne thellesi te medha. Ajo gjendet me veshtirsi dhe duke perdorur teknologji shume te zhvilluar. Ne nuk e bejme dot kete pune. Prandaj vine kompanite shumekombeshe. Keshtu veprohet ne gjithe boten. Eshte si puna e celularve, na pelqejne po si prodhojme dot, jemi te pazhvilluar. Ata qe jane te zhvilluar i prodhojne, ne i blejme.

            2. L
              Loku

              Investigimet e BIRN nuk janë të besushme.

              1. S
                SBS

                Birn, ke shume pasaktesi ne shkrim, ne se do te referoheshe burimeve te besueshme do kishte vlere qe konsiderohej, te besh nje analize brenda dy ditesh doemos qe vet rrezohet nje pjese e konkluzioneve te nxituara Me vjen keq, sepse ne pergjithesi shkrimet Tuaja kane qene (per mua) korrekte dhe me vlera por nuk mund te mos e cfaq opinionin kritik per disa pjese ne kete shkrim.

                1. F
                  Fatmir SH.

                  BIRN ja fut kot. Gazi ne Panaja e Durres eshte zbuluar nga naftetaret shqiptare qe ne kohen e Enverit. Edhe pusi i pare ne Shpirag qe kapi strukturen po keshtu. Te huajt keto 30 vjet nuk kane zbuluar asnje vendburim, zero.

                2. B
                  Bubulina

                  Greket e Lashte ne ksi rastesh, qe duhet me hup mendjen e vemendjen thoshin"Aera Patera".

                  1. J
                    Janulla

                    Ose gojore në burdellot mongologreke

                  2. G
                    Goni

                    Profesori Polak i gjeologjise se naftes, Zuber, pas clirimit pati deklaruar se Shqiperia noton mbi nafte.

                    1. F
                      FCB

                      Edhe Flori me gjet do gjejne nja 10 pensioniste do i fusin nga 100 milion euro ne llogari dhe mbaron filmi , edhe Diamante me gjet s'bohet mo ai vend, e boni Rilindja troke , mjere Populli.

                      1. S
                        Salih

                        Mullinjte me erè te nastradinit...perralla tè moçme hollandezo-albaneze...!. Ka 30 vjet qe pasurite nentokesore dhe mbitokesore po i vjedhin te huajt ne bashkepunim me sharlatane kryeministra, ministra dhe politikane...duroni o njerez ...do hame me luge floriri shume shpejt....O ZOT...! .

                        1. P
                          Pensionisti i Porcelanit

                          Ne fakt, deklarata e Edi Rames dhe sherbetores se bindur te tij, Balluku, ishin deklarime fantastiko-shkencore per te neutralizuar sadopak jehonen madhe shtore qe do te kete Ne Rusi, Bjellorusi, Korene e Veriut dhe Kine tempertura e larte qe do te prodhoje protesta e Perbideshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes me porosi te kryekriminelit LAD PUtIN HITLER.

                          1. P
                            Per Pensionistin e Porcelanit

                            Pjesa e pare e komentit eshte e sakte: zhurme, zhurme, zhurme!! Shume zhurme!! Per te shuar zjarrin e inceneratoreve

                          2. L
                            L

                            Ore more qe Ka nafte. Puna esht SA do vjedhin??

                            1. P
                              Patrioti vertete

                              Korrupsioni egziston ne cdo vend, me permasa te ndryshme, ku ka nje korrelacion ndermjet madhesise se vendit dhe e vendburimeve. Shembull tipik jane Rusia dhe vendet arabe, ku perfitimet kane shkuar ne nje grusht njerezish, dhjetra miliarda apo qindra miliarda dollare. Nese nuk je i zoti ta nxjerresh, do e japesh me koncension, dhe nese ke edhe arme atomike, mde shume do e japesh, sepse ke mese ta mbrosh nga njerezit e jashtem. Kot nuk quhet ari i zi. Sa per BIRN, kam nje sugjerim, gazetari investigative mund te beje nje individ me shume se BIRN, mjafton te kete punuar ne institucionet shteterore, por ai nuk jep zgjidhje, konstaton dhe per mua eshte i rreshtuar politikisht, apo nuk eshte i afte te thote te verteten. Le te behet parti politike, ndofta edhe kryeminister mbi Berishen, Nanon apo Ramen, e ta shohim sa i vlen torrovilja e sumes (sic thone tiransit). Ose pasuria le te fleje atje, ose BIRN ta beje ai kontraten me qi di shume. per ENTON: shpimet dhe dyshimet ne Shpirag per nafte e gaz, kane filluar qe ne kohen e Komandantit: studimet gjeosizmike dhe sizmogravimetrike jane bere nje pjese e madhe qe atehere. Nuk fillonte kompania qe filloi shpimet, jo Shell tani, iu vune keto studime dhe ata moren riskun, jo vetem ketu ne Shpirag, por kudo ne Shqiperi, bile u habiten nga sasia e studimeve. Ajo qe pengoi atehere ishte se u konstatua qe nafta ndodhej mbi 5 mije metra thellesi, dhe ne sondat i merrnim ne Rumani. Rumania atehere kish shkuar me shpime deri 5 mije metra thellesi. Nese kalon nga 5 mije metra thellesi ne 6 mije metra thellesi, kostot rriten ne menyre marramendese, bashke me riskun e aksidenteve (zjarri kryesisht i shkaktuar nga presioni i gazit). Komandanti nuk ishte budalla, ishte si ai boksieri ne trekendeshin e ringut dhe do rezistonte aq sa temos binte ne toke nga grushtat qe merrte dhe deri sa ra ekonomikisht. Por institucionet ishin, teknologjia mungonte, Inxhinieret shqiptare qe kane punuar e punojne tani ne kompani te ndryshme ne bote i dijne mire keto, perfshi edhe Sazan Gurin, i cili tani ne vend qe te merret me keto pune, merret me qeleshen e cifuteve, gurin e Zeusit, gjoja mjedisin, pra jane anetare te kazinos qe eshte ketu, bixhozit qe luhet. Terapia e shock-ut qe u aplikua dogji idealistet dhe orientoi dobicet. Politikanet qe nga Nano, Berisha e sidomos Meta prishen institucionet, ngriten vilat dhe per kete jane NON GRATA nga populli, jo nga USA. Prandaj edhe BIRN eshte i rreshtuar dhe nuk zgjidh asgje referimi tek ai, biles te jem une e shkrij, investigoj kush e paguan.

                              1. N
                                Naftetar Pararoje i kohes se Enverit

                                Edvino, edhe une per dite nxjerr gaz aty tek halja ime. Nuk eshte shume por po te shtosh edhe pordhet e tua kushedi behen nja 50 dollare ne dite.

                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Zoterinj te nderuar te BIRN it. Trajtimi qe I bene punes ne vendburimin e Shpiragut.I mungon treguesi kryesor.Raporti I ndarjes se fitimit midis SHELL it dhe Qeverise tone.E them kete se si raport eshte shme diskreditues per Shqiperine .Kaq diskreditues sa SHELLI nuk ka absolutisht me adnje qeveri te vendeve ku punon ne bote.Me report jaq te larte fitimi.Ka mundesi qe ne kontrata te jete hartuar nga po ata shqiptare ministra drejtore apo....te degjeneruar qe kane lene te shijne dhe po shin,ne kurizin tone e qe qhetBankers

                                  1. U
                                    Universi shprsa ime

                                    Nga kto 10 million doll në dit sa i takojn Shqipëris dhe popullit shqiptar? E kthen dot nji pergjigje?

                                    1. L
                                      Lead

                                      Babai im ka qene naftetar. Inxhinier shpim-kerkim per te qene e sakte. Dihej me kohe qe ne Shpirag kishte nafte dhe gaz. Nuk u zhvilluan sepse nuk ishte e nevojshme por edhe teknollogjia nuk ishte shume dhe e perparuar per te shpuar thelle. Pusi i Ardenices ne 5500m ka qene pusi me i thelle qe eshte shpuar ndonjehere por nxorri uje deti.

                                      1. J
                                        Jorgji

                                        Pusi i Ardenices arriti deri ne 7670metra thellesi.

                                      2. a
                                        arqile

                                        A me ha m.....

                                        1. Q
                                          QIFI

                                          Edhe baballarët fukarenjë që kishin nga12 kalamaj kështu mos kini merak se do tu blejë baba të gjithëve rrobe të reja sa të vijë BAJRAMI

                                          1. P
                                            Para Laci

                                            O Tema, merrni shembull nga Norvegjia. Cdo kompany e huaj qe nxjerr nafte nga deti i veriut qe eshte ne territorin e Norvegjise eshte i detyruar ose te pakten ishte i detyruar te investoje gjysmen e fitimit ne Norvegji. Keshtu do perfitonte edhe Shqiperia. Te behet ligji qe qe gjysmen e fitimit qe Shell apo dikush tjeter nxjerr nga nafta e Shiperise te investohet ne vend. Norvegjia sot ka “sovereign wealth fund” me te madhin ne bote me 200.000 euro per koke. Ngriheni koken dhe mesoni nga vendet e tjera.

                                            1. ?
                                              ?

                                              Mire e ke ti vllajo, puna eshte se ne Norvegji nuk ka hajdute ne qeveri.

                                            2. F
                                              Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                              Burime të reja nafte ka por mënyra përfituese mungon.

                                              Lini një Përgjigje