A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri?

27 Shkurt 2024, 21:30Ekonomia TEMA
A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri?

Synim për të gjithë është fakti që të punosh pak e të fitosh sa më shumë të ardhura.  Në emisionin Ekonomia 3D, u dhanë përgjigje mbi pyetjen “A mund të bëhemi të pasur në Shqipëri”?

Erion Muça, ekspert pune: “Në Shqipëri mund të bëhesh i pasur po me një kusht, së pari nëse ke një talent të zhvilluar dhe tregu e kërkon atë talent, dhe ti automatikisht bëhesh brand dhe markë mes talentit tënd. Dhe e dyta të mund të marrësh një sipërmarrje biznesi, duke kërkuar dhe zbuluar ku gjendet hapësira në treg dhe ti ta kapësh atë hapësirë, me qëllim të futësh ekspertizën dhe konsulencën tënde”.

Kumrie Zika, eksperte pune: “Këtu nuk i falet një të riu të mos bëhet i pasur sepse i ka të gjithë faktorët lehtësues që ai të dijë thjeshtë të kursejë, dhe të dijë ku ta hedhë paranë e tij, në cilën nga idetë, projekt idetë gjë e cila ka filluar në Shqipëri. Dhe unë kam dëgjuar që ka projekte mbështetëse për idetë.”

Eksperti Muça liston disa nga format se si mund të bëhesh i pasur në Shqipëri. Çfarë na mungon?

“Nuk na mungon asgjë, thjesht nuk na lë egoja e t’u pasuruarit më shumë sesa duhet. Por mos harrojmë që egoja dhe pasurimi i disa individëve, do të ndikohet domosdo të cilët nuk rriten dhe zhvillohen”.

2 Komente

  1. T
    Treni

    Pasurohu mjaftueshëm, dhe do gjesh tritolin te dera... Vetëm gjobat sa shkojnë. Por ju analistët keni gjetur fjalën tuaj magjike "ekonomia."

    1. Q
      Qytetari tironc

      Ne Shqiperi mund te jetohet mire e mund te besh edhe biznes pa u stresuar jashte mase vetem me nje kusht apo kriter i perbashket per te gjithe, FORMALIZIMI I EKONOMISE i ekonomise se vogel dhe i biznesit te madh; Nqs shteti perdor instrumenta dhe ushtron "presion" ligjor qe cdokush te paguaje tatime, taksa apo cdokush te leshoje kupon tatimor, apo vete shteti te nderlidhe ne menyren me perfekte regjistrat elektronike te tatimeve, te pasurive te tundshme e te patundshme, te transaksioneve, te bankave, te doganave, te sigurimeve etj etj etj, atehere mund te thuhet po mund te behemi te pasur se rregullat e vendosura nga shteti zbatohen njesoj per te gjithe, por gara eshte e lire dhe aftesite jane te ndryshme; E rendesishme eshte qe formalizimi i ekonomise jo me llafe por me vepra passjell bum ekonomik pse jo ne shume pak vite, e kunderta evazioni e ngadalson se tepermi ate;

      Lini një Përgjigje