Anulimi i gjobave/ Braçe: Masat lidhen me zonat rurale dhe shkeljet gjatë Covid, gjoba me vlerë deri në 23 milionë lekë

13 Dhjetor 2024, 20:48Ekonomia TEMA

Anulimi i gjobave/ Braçe: Masat lidhen me zonat rurale dhe shkeljet

Deputeti i PS- së Erion Braçe u shpreh për programin ‘ Sheshi i Dollarit’ se masat administrative që do të anulohen lidhen me zonat rurale dhe mosrespektimin e rregullave të Covid. Sipas tij, ka pasur gjoba me vlerë deri në 23 milionë lekë dhe se gjobat që do të anulohen nuk janë të paligjshme.

”Bëhet fjalë për masa administrative të vendosura nga AKU në periudha kohore të ndryshme për të goditur operatorë të ndryshëm në zonat rurale, operatorë bujqësor dhe blegtorial dhe janë vendosur gjatë pandemisë në mosrespektim të rregullave për Covid. Dy të parat për zonat rurale dhe natyrisht për të gjithë Shqipërinë për mosrespektim të rregullave të Covid. Barrën më të madhe që tashmë do të anulohen do të jenë për masat administrative për qëllime ndërtimtarie, strehimi dhe pune në zonat rurale.

Shteti ka hequr dorë për strehimin e njerëzve ne fshat, ka hequr dorë ose bëhet bashkëfinancues kur bujqit duan të investojnë në fshat për ndërtime.

Rregullimi që është vendosur me ligj nuk ka marrë parasysh fshatin. Për fshatin ky është një mbirregullim dhe ka ardhur momenti që në fshat duhet një reformë derregullative që nuk cënon standartet e strehimit. Nuk cënon asnjë nga standartet e sigurisë. Dua ta theksoj që rregullimet më të mëdha që erdhën në zonat rurale ndodhën pas tërmetit që ra.

Duhet një që largon burokracitë, ul kostot dhe u jep mundësinë bujqve të përmirësojnë kushtet e punës dhe strehimit të tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ne na duhet tani puna e bujqve

Nuk i shpallim gjobat e paligjshme. Ka gjoba që kanë shkuar deri në 23 milionë lekë, nuk është një punë apo shqetësim që është bërë tani. Kemi një vit e gjysmë që merremi me këtë gjë.

Qeveria ka ndërmarrë vendime që kanë lehtësuar punën e bujqve dhe strehimit dhe e vetmja gjë që kishte mbetur kishte të bënte me anulimin e gjobave. “ / abcnews.al

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...e mo klyshi, Brace.......!

    Përgjigjjuni
    1. f
      fiqo

      po resortet e oligarkeve perfitojne. se ato ne zona rurale jane..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pari

        Falni dhe gjobat we moren profesionet e lira ne kohen e korones...nuk kishin pune e paguanin sigurime....

        Përgjigjjuni
        1. k
          keq

          te hodhen ndonje kocke dhe ty o kone? nuk te bejme mire bifteket e Nusretit prandaj mjaftohesh me lepirjen e kockave.Po atij qe vdiq ne burg se po rregullonte catine e shtepise,do ta ktheni ne jete? pyete nje here te Gjatin se nuk ka gje qe nuk e ben

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta, si eshte...

            Thjesht, jam dakord me te gjitha komentet me siper...E more vesh o zoteri Brace?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Poe

              Edhe ABC-ja jua e futi në bythë, që e shkruajti fjalën "anullim" saktë. Hiqeni atë koqevarin që keni punësuar si redaktor, se latë koqen e namit.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje