Në vitin 2024, Ministria e Financave ashpërson gjobat për bizneset e mëdha që nuk lëshojnë faturë tatimore. Në paketën fiskale është parashikuar që një biznes me xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë që kapet dy herë brenda vitit me shkelje, do të gjobitet me 500 mijë lekë.
Por masa të tilla, sipas ekspertëve, nuk e luftojnë evazionin, por vetëm sa shtojnë informalitetin. Flobens Dilaveri, ekspert tha “Administrata ka vështirësi të penalizojnë në shifra të mëdha subjektet, rezistenca e tyre është shumë e madhe dhe lihet vend për abuzim apo marrëveshje me inspektorët. Rritja kaq e madhe e masës së dënimit është provuar edhe më parë ka rezultuar një flluskë sapuni, nuk ka dhënë asnjë rezultat.”
STEFAN PINGULI,
BIZNES PRODHUES
“Rritja e nivelit të dhunës ndaj biznesit nuk zgjidh asgjë. Nuk jam për rritjen e ashpërsimit ndaj bizneseve për të luftuar evazionin. Kontrolluesit e kanë shumë të thjeshtë të korruptohen bashkë me biznesin, nuk zgjidhim gjë me këtë punë, vetëm hapim shtigje për të rrit kostot e biznesit dhe rrisim frikën.”
As momenti për të aplikuar gjoba kaq të larta, shtojnë ekspertët, nuk është i duhuri për grupet e interesit.
FLOBENS DILAVERI
EKSPERT EKONOMIE
“Është jashtëzakonisht e lartë masa e parashikuar për t’u dënuar subjekti. Është e pavend në situatën ku kalon ekonomia jonë dhe aq më shumë në sfidat që kanë përpara bizneset.”
Vetë bizneset apelojnë që para se të merren vendime të tilla, të ketë tryeza diskutimi mes palëve.
Aktualisht, gjoba e parashikuar për sipërmarrjet që nuk japin faturë tatimore kur shesin apo blejnë mallra është 150 mijë lekë.
kapni kompanite qe akoma nuk deklarojne pagat, salillari, kastrati, mektrini, gsl enterprise dhe 99% e kompanive ne autostrade tr-dr
Po u vendosen masa ekstreme per pronaret qe nuk paguajne taksat si dhe per inspektoret qe pranojne rrushfete, keto masa shtrenguese sigurisht qe nuk do japin rezultat. Po u futen pronaret ne birruce per mospagim taksash sic ndodh ne France, askush nuk do guxoje qe te beje numra me qeverine. Nga ana tjeter, kontrolli inspektoreve per veptimtarine e tyre duhet qe te behet periodikisht, per te kuptuar se kush e ka vendin ne burg dhe kush meriton bonuse per pune te mire. Me nje fjale, teoria e kerrbacit dhe e karrotes siguron qe bizneset te paguajne ate qe ju takon.