Avancon projekti për TEC privat – Gazi do të merret nga Greqia

15 Qershor 2023, 22:25Ekonomia TEMA

Avancon projekti për TEC privat – Gazi do të merret nga Greqia

Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është dorëzuar Raporti i Vlerësimit të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

Ky është një dokument i domosdoshëm për pajisjen me leje mjedisi për këto projekte, ndërkohë që teksa analizohet rreziqet potenciale në tokë, ujë dhe ajër, raporti jep edhe deatje mbi impantit që parashikohet të ndërtohet. 

Propozuese e projektit është shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, që është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit të tetor të vitit të kaluar. 70% e aksioneve të shoqërisë zotërohen nga GEK TERNA, e krijuar nga bashkimi i 2 kompanive greke, që operojnë në fushën e ndërtimit. Ndërkohë që, 30% e aksioneve zotërohen nga kompania shqiptare “Gener 2”.

Sipas Raportit të VNM-së, projekti i Termocentralit me Cikël të Kombinuar me gaz natyror do të zhvillohet, ngrihet dhe operohet nga investitori në zonën e Roskovecit. Ndërkohë që, furnizimi dhe burimi i gazit natyror është tashmë plotësisht i mbrojtur për shkak të marrëveshjes së nënshkruar, në shkurt 2022, midis GEK TERNA dhe Korporatës Publike të Gazit të Greqisë.

Sipas marrëveshjes, kjo e fundit do të furnizojë rreth 2 TW/vit gaz për një periudhë prej të paktën 7 vjetësh, e dorëzuar në Pikën e Ndërlidhjes ABV31 të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Roskovec, sipas kushteve te tregut dhe kontratës. Në rast të finalizimit të projektit, ky do të jetë impanti i tretë në Shqipëri, që parashikohet të gjenerojë energji nga karburanti.(Ola Mirte-Scan)

7 Komente

  1. V
    Vdekshit megjithe gazete

    o sa mire, sa lajm i rendesishem...

    Përgjigjjuni
    1. S
      SB

      Traplleqet skane mbaruar Prape me keto Nje tec te vdekur e kemi ne vlore tani na del nje zombie

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hehehheh cfare behet..

        Projekt qe eshte diskutuar rreth ketu e 10 -13 vjete perpara ne nje Hotel ne Bayern te Gjermanis..Investitore ish ministri i fincave A. A . dhe LL.A. Fatekeqesisht nuk eshte Incizuar kjo Bisede...qe tjua tregonim si deshmi... por do te fillonte loja si atij tjetrit 7 % seshte evertetet eshte e manipuluar,, Cfare behet ? meqenese i falen ketyre ish...se dikur

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar

          Që kur ka filluar të matet sasia e gazit me Tw/vit?!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            C'eshte ky muhabet qe ta marresh gazin nga Greqia , kur Greqia per vete e merr gazin nga TAP, Nderkaq neve na kalon Tap aty ne Fier dhe pse Shteti jone nuk e merr vete gazin nga TAP dhe ta shesi vete shteti gazin tek privatet . Pse duhet te merren privatet me shitjen e gazit, kur qeveria eshte Socialiste dhe ka tamam rastin te sbatoje politiken e saj sociale per te bere shitjen dhe shperndarjen e gazit ne Shqiperi vete shteti. C'eshte ky muhabet Parti Socialiste na perdor metoda te partive te Ekstremit te Djathte , dhe pse ? Sepse nepermjet privateve kerkon te vjedhe Hajduti Kryeminister , duke ua dhene si biznes njerezve te lidhur me olgarket e tij

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Ta marresh nga Greku o Rajmond se nuk ke Bythe. Je shumice Turke ne Identitet dhe Ndergjegje. Kush eshte Epirote apo Ilyre nga you o Rajmond? Emrat e nje Kombi jane te Shenjta, Rajmond? Saleh (SAli "shqip"), Eduart (Edi)? Enver? Mahmut (Mehmet "shqip"). Abdullah (Abdyl "shqip"), Hasan? Hysen? Idriiz? Sulejman? Abaz? Shaban? Ismail? Mylazim? Qemal? Naim? Haki? Ik o Raimond gjej ndonje emer te Realizmit Socialist si Shpetim,Clrim,Vendim,Gezim (Gyzel turq),Bujar (Bujur turq),Pajtim etj. Edhe flamurin (fllug angl) e kini Greke te Kaurrit o Rajmond Avlloniti (vlonjati) qe tregon ndarjen e Perandorise Greke te Romes ne ate te Perendimit dhe Ate te Lindjes. Epirotet dhe Ilyret o Rajmond quheshin Romei ne Perandorine 1100 vjecare te Perandorit Greke Megas Kostantinos te lindur ne Nausa (Sot Nishi i pushtuar nga Serbet). Albania Osmane o Rajmond ka mbaruar ashtu sic filloi ne fillim te shekullit te 20te. Por you nuk doni ta pertypni se kaq tru kini.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjeto

                Qeveria duhet te shpjegoje pse duhet ti jape te drejte privateve per te emetuar karbon. TEC mund ta beje fare lehte KESH dhe te pakten fitimi nuk shkon tek privati.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje