Banka e Shqipërisë: Bie niveli i parave cash, më shumë kërkesa për karta bankare

3 Janar 2023, 22:11Ekonomia TEMA

 

Banka e Shqipërisë: Bie niveli i parave cash, më shumë

Niveli i parave Cash ka pësuar një stabilizim gjatë muajit nëntor 2022.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në nëntor kanë qarkulluar 375.6 miliardë lekë cash ose rreth 100 milion më pak. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së nivelit të pagesave me kartë nga qytetarët por edhe për shkak të uljes së informalitetit.

Paratë që qarkullojnë cash në ekonominë shqiptare kanë pësuar një stabilizim në fund të vitit të kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit nëntor janë përdorur 375.6 miliardë lekë në dorë, nga 375.7 miliardë qe ishte një muaj më parë.

Një nga faktorët që mendohet se ka ndikuar në këtë situatë është rritja e përdorimit të kartave për pagesa të ndryshme nga qytetarët. Është vërejtur se pagesat për blerje në supermarket dhe faturat e ndryshme tashmë po realizohen nëpërmjet aplikacioneve online të bankave.

Në një studim të fundit të shoqatës së bankave rezulton se gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të konsiderueshme të përdorimit të kartave të debitit dhe nëse krahasohen rezultatet me studimet e mëparshme, vërehet një rritje në përdorimin e kartave të debitit në nivelin 52%, kundrejt 44% që ishte .

Ulja e përdorimit të parave Cash është shumë i rëndësishëm për ekonominë pasi ndikon në ulje të nivelit të informalitetit. Por pavarësisht kësaj qarkullimi i parave Cash në ekonominë shqiptare mbetet i lartë dhe është shqetësues si për bankën e Shqipërisë po ashtu edhe për qeverinë pasi kjo nuk lejon reflektimin e politikave të ndryshme.

Nëntor 2022 375.6 miliardë lekë
Tetor 2022 375.7 miliardë lekë

2 Komente

  1. k
    k

    Presim guvernatorin kokë-lopë të na "shpjegojë"se ekonomia është rritur shumë edhe pse shqiptarët rrinë gjithë ditën në kafe.

    1. F
      Fajdexhiu

      Me cfare lloj studimi “shkencor” e mati Banka e Shqiperise renien?

      Lini një Përgjigje