Borxhi publik, për herë të parë në 59 % prej 2008. 12.3 % më shumë të ardhura në arkë

19 Shkurt 2024, 20:00Ekonomia TEMA

Borxhi publik, për herë të parë në 59 % prej 2008. 12.3

Për herë të pare borxhi publik në fund të vitit 2023 ra në nivelin më të ulët që e nga vitit 2008. Sipas shifrës zyrtare e publikuar nga Ministria e Financave ai është në nivelin 59.2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në tjetër shifër optimiste për ministrinë është edhe ulja e deficitit të buxhetit në 1.4% GDP-së, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Ndërsa përgjatë 2023 janë arkëtuar 643.4 miliardë Lekë është shuma e të ardhurave me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë.

Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Kontribut kanë dhënë edhe bizneset e doganat, ku mallrat e akcizës kanë shënuar rekord në importe.

Edhe shpenzimet sipas Ministrisë së Financave kanë pasur një performance të mirë, kryesisht edhe pas rishikimit të Buxhetit me aktin normativ të 14 Dhjetorit 2023, që bëri një rishpërndarje të tyre.

Sipas të dhënave të raportuara nga ky institucion, shpenzimet e përgjithshme publike arritën rreth 674.7 miliardë lekë. Realizimi i tyre ishte në nivelin 96.6 % të planit të së njëjtës periudhë.

2 Komente

  1. T
    Tahipi

    Normal frika nga Spaku qe ka zaptuar gjithe administraten ka bere qe te reduktohen ndjeshem vjedhjet e te ardhurave publike , si paaoje e kesaj eshte fryre buxheti. Forca Spak dhe ca goditje te forta te dyfishohet vitin tjeter . Ah pizevenga ah pizevenga sua mban suma te fusni duart me eeeee sumqira graqira

    1. 7
      768

      Borxhi eshte ulur thjesht nga kursi I kembimit ku rol pa diskutim ka luajtur lumi I parave te pista qe hyjne ne ekonomi e fatkeqesisht ne banka ...te ardhurat 12% nderkohe qe cmimet jane rritur deri 100% eshte nje deshtim I madh I administrates tatimore ...

      Lini një Përgjigje