Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve, i cili është hedhur për konsultim publik në fund të korrikut.
Në reagimin e saj, Dhoma Amerikane thekson se drafti përkufizon qartë banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier apo për ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale.
Një tjetër pikë e diskutuar është parashikimi i ndalimit të shërbimeve publike për ata që nuk paguajnë sigurimin, si shërbimet kadastrale, ato në e-Albania apo pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Dhoma vlerëson se kjo është një masë e fortë për respektimin e ligjit, por paralajmëron se “ndëshkon” familjet në kushte të vështira financiare, duke kërkuar përjashtime ose lehtësira për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.
Projektligji parashikon që për shtresat në nevojë, shteti do të financojë primin e sigurimit, ndërsa Fondi për Tërmetet do të administrojë primet dhe dëmshpërblimet.
Dhoma e Tregtisë e cilëson pozitive krijimin e këtij Fondi si shoqëri aksionare publike, por ngre shqetësimin se Ministria e Financave ka fuqi të tepruara mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.
Gjithashtu, drafti parashikon që dëmshpërblimet të jepen pas 3 muajsh nga aplikimi i qytetarit, por sipas Dhomës, nuk sqarohet çfarë ndodh në rast vonese apo refuzimi. Ankimi para një komisioni ad-hoc nuk është i detajuar, ndërsa përfshirja e ndërmjetësimit apo arbitrazhit do të siguronte më shumë besim.
Një tjetër vërejtje lidhet me krijimin e regjistrit të sigurimit dhe shkëmbimin e të dhënave mes institucioneve, ku sipas Dhomës, nuk është parashikuar qartë përputhshmëria me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Po ashtu, drafti trajton si sigurimin e detyrueshëm ashtu edhe atë vullnetar, por mungon koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave, duke lënë hapësira për konfuzion.
Dhoma Amerikane kërkon që këto problematika të adresohen para miratimit, në mënyrë që ligji të garantojë qartësi, pavarësi institucionale dhe mbrojtje reale të qytetarëve./skyweb.al
Ç'farë qeverise! Kërkon me çdo kusht tu marrë edhe qindarkat e fundit 700,000 pensionisteve. Pse Shefqet Kastrati, Avni Pronari, Ladri Morfina, Llazar Angeli, Tan Çela etj., do te pasurohen ne kurriz te shqiptare ? Pse kërkon me force dhe kamzhikun e votave te detyroje shqiptaret te paguajne per shtepite e tyre? Kush do le te paguaje, kush nuk do te mos paguaje, por Jo te detyroje që çdo pronar banese, shtepie etc., te bëjë sigurimin e detyrueshem te objektit.
Sigurimi I ndertesave duhet te behet ne institucionet e shtetit ne te kundert te mos behet fare .pse duhet te behen tek privatet qe kane rrjepur shtetin dhe popullin.Nese shteti thote qe ta bejne privatet populli te ngrihet ne rrevolte e te mos paguaj asnje qindarke.Sipas dhomes se tregetise duket qe projekt ligji behet nga njerez amator qe vetem krijojne amulli ne ligjshmeri dhe rezultati eshte moszbatimi I plote demtim ndaj qytetareve dhe perfitim nga zhvatesit