Politikat fiskale në Shqipëri, sipas “World Social Report 2025” të Kombeve të Bashkuara, kanë treguar një ndikim tepër modest në uljen e pabarazisë sociale.
Raporti i fundit i OKB-së thekson se ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut taksat dhe programet e shpërndarjes sociale arrijnë të reduktojnë ndjeshëm hendekun mes shtresave, në Shqipëri efekti i tyre është thuajse i papërfillshëm.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndryshorja mes Koeficientit Gini të të ardhurave të tregut, pra nivelit të pabarazisë përpara ndërhyrjes së shtetit, dhe Koeficientit Gini të të ardhurave të disponueshme, që llogaritet pas taksave dhe shpërndarjes së përfitimeve sociale, është minimale.
Të dhëna të tilla e radhisin Shqipërinë pranë vendeve si Rusia dhe Serbia, në aspektin e lehtësimit të hendekut fiskal që ndihma sociale ofron.
Kjo tregon se sistemi fiskal shqiptar, që përfshin taksat, pensionet dhe ndihmën sociale, nuk arrin të ulë me efikasitet pabarazinë, duke e lënë shpërndarjen e të ardhurave pothuajse në të njëjtat nivele.
Në kontrast të fortë qëndrojnë vendet e Evropës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda, apo edhe Austria në Evropën qendrore, ku politikat fiskale arrijnë të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Ky krahasim nxjerr qartë në pah diferencën mes sistemeve që funksionojnë si instrumente të forta të drejtësisë sociale dhe atij shqiptar, ku ndikimi mbetet i kufizuar.
Raporti thekson gjithashtu se Shqipëria, ndonëse e klasifikuar si vend me të ardhura të mesme të larta, përballet me sfida serioze strukturore. Një pjesë e madhe e punësimit ndodh në sektorin informal, duke ekspozuar punëtorët ndaj pasigurive dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Për më tepër, mbrojtja sociale mbetet e pamjaftueshme për të adresuar nevojat e shtresave më të brishta të shoqërisë.
Në këtë kontekst, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se, pa reforma të thella dhe të orientuara drejt drejtësisë fiskale dhe sociale, Shqipëria rrezikon të ngelet në një spirale ku pabarazitë thellohen dhe zhvillimi i qëndrueshëm vihet në rrezik.
Raporti nënvizon nevojën urgjente që shteti të marrë një rol më aktiv në balancimin social, për të garantuar një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave dhe për të ndërtuar një model më gjithëpërfshirës zhvillimi.
Pasojë e politikave të djathta të gjasme "socialistit" Edi Rama!
Po kush I pjerdhe keta mender raporte e kush I bane
Nje Depumut ne Parlamut 4000 €. Nje pensionist qe dha kontiibut ne ndertimin e vendit ( qe u vodh nga miliarderet e sotem ) eshte ne varferi ektreme. Sali Vampiri dhe Rame piktori nga 2008 ne sinkron.