E vërteta e naftës së Shpiragut

15 Prill 2024, 11:29Ekonomia TEMA
E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli

Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit të automjeteve të reja të shitura në katermujorin e parë janar-mars 2024), të dhjetë kompanitë më të mëdha të zbulimit, nxjerrjes dhe përpunimit të naftës sot po rishikojnë planet e tyre të investimit në puse të reja të naftës.

Shell dhe Shqipëria

Kompania britanike dhe hollandeze “Shell Plc.”, me vëllim punësh mbi 317 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2023 dhe me fitim neto 19.6 miliardë dollarë po në 2023, e pranishme në 99 vende të botës dhe e renditur ndër dhjetë kompanitë më të mëdha në botë, për nga prodhimi dhe shitjet e naftës, ka në pronësi të saj vendburime pusesh nafte kudo në botë, në nivele të 11.1 miliardë fuçi naftë. Ajo di ku kërkon naftë.

Vetë kompania në puset e saj prodhon 3.7 milionë fuçi nafte në ditë dhe ka 44 mijë pika të shitjes me pakicë të naftës dhe gazit në të gjithë botën.

Kompania Shell hyri në Shqipëri në vitin 2012. Sot ajo zotëron 100% të kapitalit neto në lejet e shfrytëzimit të Blloqeve 2, 3 dhe 4 në zonën që nga Berati dhe deri në Përmet. Sipërfaqja e kombinuar e Blloqeve 2, 3 dhe 4 të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës është 4,084 km2.

Të gjitha informacionet e deritanishme të japin një shifër për sasinë e rëndësishme të naftës së Shpiragut. Janë 225 milionë fuçi nafte rezerva të verifikuara tashmë dhe një ditë do të shfrytëzohen për të mirë të qytetarëve tanë, në rradhë të parë pensionistëve!

Fjalnaja e dështimit të Shell në Shqipëri

E gjithë fjalnaja, apo gurguleja e dështimit të Shell në Shqipëri doli pak ditë më parë, nga një shifër e shkëputur nga konteksti në raportin financiar të tremujorit të parë të vitit 2024 të kompanisë, të publikuar më 5 prill 2024.

Në këtë raport financiar, Shell vëren se ka bërë fshirje nga bilanci i vitit 2024 i shpenzimeve për hapje pusesh kërkimi (në anglisht, “well exploration write-offs”) në nivelin 600 milionë dollarë, me cilësimin “kryesisht në Shqipëri”.

Mirëpo fshirjet nga bilanci me dështime zyrtare të një kompanie gjigande nafte në një vend të caktuar i ndan në mes një det i tërë!

Nuk është hera e parë që Shell, sikurse çdo kompani tjetër kërkuese nafte në botë, fshin nga bilanci korent shpenzime për hapje pusesh kërkimi. E ka bërë dhe në raportin financiar të një tremujori më parë, tremujorit të katert 2023.

Kuptohet që kjo shumë fshirje nga bilanci i tremujorit të katërt të vitit të kaluar, ka qenë në një ose disa vende të tjera ku kompania Shell kërkon naftë. Por kjo nuk do të thotë se kompania ka dështuar me naftën në një vend të caktuar!

Në njoftimin për shtyp të 24 majit 2019, kompania Shell cilëson se “Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali”.

Si Shell, ashtu edhe paraardhësja e saj, kompania Petromanas, theksojnë në raportet e tyre se formacioni gjeologjik i Shpiragut është “ekuivalent(i barazvlefshëm)” me zonën naftëmbajtëse të Val D’Agrit në Itali. Val D’Agri gjendet në zonën e Salernos në Italinë e Jugut dhe përfaqëson një nga zonat më të mëdha naftëmbajtëse në Evropë, në tokën e thatë.

Zbulimi i naftës në sasi premtuese në Shpirag ishte i rëndësishëm edhe për Shell. Marc Gerrits, Zëvendës/President Ekzekutiv i Kërkimeve të Naftës në Shell, deklaroi në maj 2019 se “Ne jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri”.

Shell dhe e ardhmja e naftës së Shpiragut

Në lidhje me sjelljen e gjigandit Shell të naftës në të ardhmen tek ne, disa specialistë të vjetër, inxhinierë të naftës dhe gjeologë të njohur, tregohen shumë të kujdesshëm. Flasin për tre skenarë.

Skenari i parë (më pesimisti). Shell bindet që në Shpirag dhe në tërësi në Blloqet 2, 3 dhe 4 nuk ka naftë mjaftueshëm për shfrytëzim industrial. Ndërpret kërkimet. Ky skenar ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi Shell di ku të kërkojë për naftë dhe si zor që kompania të ketë hedhur me dhjetra milionë dollarë në kërkime dhe pus të ri modern të ndërtuar, si Pusi Nr. 5, pa marrë të gjitha të dhënat paraprake që ka naftë në sasi të rëndësishme.

Skenari i dytë (ndoshta më realisti): Shell bindet që në Shpirag ka naftë në sasi të konsiderueshme, por jo aq sa të arrijë të nxjerrë naftë me një fitim të kënaqshëm për kompaninë, për shkak të pikëpyetjeve ndaj nivelit të pritshëm të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar(Nafta Brent tregtohet këto javë në nivele 90 USD/fuçi), si dhe për shkak të kostove shumë të larta të puseve deri mbi 6 mijë metra thellësi dhe të kostove të transportit. Pret, sipas projeksioneve të saj, ndoshta pas vitit 2024, për një çmim më të rritur të naftës në tregjet ndërkombëtare, që të nisë shfrytëzimin industrial të naftës në Shqipëri.

Skenari i tretë. Shell i shet kuotat e tij të naftës së Shpiragut dhe të tre blloqeve në Shqipëri një kompanie tjetër të madhe. Interesimi për naftën e Shpiragut ka ardhur i drejtpërdrejtë nga shumë kompani të tjera të mëdha të kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës.

49 Komente

  1. l
    luti me vile

    Vazhdon lepirja. eshte trend ne keto kohe moderne.

    1. C
      Celo Mezani

      Nje artikull me ne fund prej gazetari dhe jo llafe rrugesh apo lepirje pushteti. Nese Shell ka bere veretete “Well exploration write-offs" (mainly located in Albania), do te thote qe ne analizen afatgjate: "kosto nxjerrje-volum-tregu afatgjate", burimi i Shpiragut ka dale jo rentabel per Shell. Doli huq i thone popullorçe.

      1. b
        ben.

        Po pra. Ketu ka tradheti. Lideri global nen driten e mesimeve dhe veprimeve te shokut enver , duhet te gjeje grupin armiqesor ne nafte. Me shume mundesi faji eshte i saliut. O pika per kete popull dele te patru , qe nuk krahasohet me asnje popull tjeter mbi kete toke. Vdesin delenxhinjte e ripjelljes te vazhdoje sa me gjate tallja e trapit. Dhe sidomos keta lepiresit si ky gazetari.

        1. N
          Nafta

          Lexo - Skenari i dytë (ndoshta më realist.) Duhesh te jesh idiot te mos kuptosh ate qe thote autori i shkrimit hapur. Naftes po i iken koha, Shqiperia eshte shume vone dhe nuk pati fatin. Eshte biznes dhe Shell nuk do te rrezikoj por nuk do te thote qe dikush tjeter nuk mund te jet i interesuar.

          1. y
            ylli

            asnjehere nuk ka per ti ikur koha naftes......

          2. O
            Operacioni Zjarri

            Pirdh Fatos pirdh. Ato makinat elektrike e kane fajin qe po terhiqet Shell. Nuk i do ne njeri makinat e naftes? Prandaj po rritet cmimi i naftes ne bursat nderkombetare

        2. t
          tyryfyc

          pordhe me rigon, lajeni mutin me shurre

          1. R
            Rabid Left

            Germo Tare, germo....

            1. S
              Shkembi

              Na ke care bythen edhe ti mender kopetenti duke bere gjithe kete studim, pa na bere te qarte se si konkretisht foto kan pensionistet prej Shellit, kur kjo eshte nje firme e juaj qe s’ka asnje detyrim per pensionistet shqiptare. Menje fjale vazhdoni ti Bini rrangalles!

              1. B
                Beratasi

                Nje zorraxhi si artikull shkruesi s'mund te pranoj qe sëra e zorraxhinjeve te deshtoj. Nje pyetje per gogolin artikull shkrues; Si po ecen puna me Fondin sovran!!!

                1. T
                  Terpanaku na Çepani

                  "Beratasi"! Pse lodhesh mer vlla? Do xhevap? Vrap tek rr "Mustaf Matohitja" pa u errur mire ne pyt babn tat per i kyt probllem. Jo per gjo, por e ke babne hazerxhevap.

                  1. K
                    Kalimtari

                    Ta hodhen kocken ne bodrum o lym. Leh tani se per fondin sovran me 500 million euro e siper sthe gje.

                    1. L
                      Lëpirës të ndyre

                      O Terpanaku o idiot, po pse ti kërkosh llogari qeverise qe po na zhvat përditë do te thotë te jesh me Saliun. O analfabet funksional, O te marrte Saliu me vete se ju lepiresit e shkaterruat këtë vend.

                      1. b
                        ben

                        Shume drejt e ke zotrote, por a nuk me tregon nje qeveri te vetme ne bote, te cdo sistemi politik, qe nuk "i zhvat" qytetaret e vet? Me trego nje te vetme, qe ta marrim per shembull. Nese nuk arrin, gje qe dihet shume mire, me mire mbylle e mos ha mut kot, por shtro kurrizin dhe puno, se te harxhosh kohen duke u ankuar tek TEMA nuk te jep buke.

                      2. p
                        pilo Lala

                        Sa i modh je me kete pergjigje. Shko ne darke se ta tregon "Lexhenda".

                    2. M
                      Me emër

                      Dmth, sipas tre konkluzioneve, asgjë e re. Në Shpirag e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë.

                      1. R
                        Roland

                        Bravo Toso!

                        1. l
                          luge floriri

                          o fatos po Shelli eshte duke mbyll zyrat mo i ka cuar lajmerim punonjesve, ca po flet o trap qe shkruan artikuj si 10 vjecar

                          1. S
                            Sqepari

                            Nafta, Shpiragu...Merre me leng se mishi ka mbaruar! Gjithcka varet nga menyra se si behen kontratat, ku natyrisht ne dalim si rruar-qethur.

                            1. t
                              tironsi

                              Sqeparo-ene zotnija jote nuk ha mut kot se e di i gjo qi flet. Jeni bo t'gjith kopetenta per cdo gjo, po qi do ishit kopetenta ene per naften, e mori nafta ket pune. Ikni o trapa e merruni me noi pune ke shpija se kto gjona i dine specialsitet qi kan i jete qi punojne n'nafte ene nuk kan nevoj per ment e juja.

                            2. N
                              New York

                              U mbars mali dhe polli nje mi o Cocolo...ky qenka lajm qe Shell ka 6 muaj qe nuk paska hedhur kokerr leku.

                              1. çifuti

                                “…….. dhe një ditë do të shfrytëzohen për të mirë të qytetarëve tanë, në rradhë të parë pensionistëve!”. Qekur lexova kete fjali e lashe fare artikullin. Humbje kohe me propagande e genjeshtra

                                1. A
                                  Adriatik.

                                  O Berat(Shqiperi) ti nuk pate fat.Nga Shpiragu dol thete.

                                  1. s
                                    sabrima

                                    yyyyy sa nafte ka ne Shpirag. Po jo per ju, per na!

                                    1. D
                                      DUCJA

                                      O cocol, pse mbetet gjithe jeten langaraq?!

                                      1. K
                                        Kazani

                                        Kam përshtypjen se ky gazetari duhet të jetë nga GJ. Se see mu kujtua një tjetër nga GJ që thoshte: "Asnjëri nuk m'a mbush dot mendjen se në Ardenicë nuk ka naftë"....! Jepi ata 6000m pus asgjë. Në fund grupi armiqësor në nafta dhe ca prerë kokash (se nuk mund të dilte bllof ai nga GJ). Dhe ky gazetari me qëllim që të mos nxjerri BQ atë të gjatin dhe buçe atë belanë. Po kërkon me n'a nxjerr ne budallenj!

                                        1. Z
                                          Zgjohuni Shqiptar

                                          Propogandes se ramovicit i ra maska ... mashktroi edhe me naften ne shpirag si me cdo gje tjeter qe ka thene ne keto dhjete vjet... tani ka aktivizuar sahanlepiresit te shkruajne dhe mbulojne arsyet e deshtimit dhe genjeshtres ne dite me diell... dhe ja çoçua e ka gjetur arsyen qe ne filim te artikullit" Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë", Shell nuk ka interes te investoje ne nxjerrje nafte...dmth sipas logjikes se çoços Arabine saudite e paska gjetur katastrofa... eh popull fatkeq ne dore te kujt ke mbetur...???

                                          1. V
                                            Vala

                                            Une prisja te dilte Stavro Dhima e te na shpjegonte ndonje gje per te qene, pa me keta Cocolet e Kaqolet, jemi te ngopur deri ne fyt

                                            1. M
                                              Muzaka i Ri

                                              Stavros Dimas di nje koqe muti, eshte me keq se ky. Ka qene zyrtar gjithe kohen dhe u jepnin grada njeri tjetert.,pyet gjeologet qe kane qene operative ne fushe, qe kane cpuar nga 2000 e me pas.

                                            2. I
                                              Ilirjan

                                              Vete kryeministri tha se ne fund te 2023 ,priste nje lajm shume te mire per Shqiperine e shqiptarët.Ka harruar...apo ?!

                                              1. P
                                                Profesori

                                                I nderuar Z. Çoçoli! Kur nuk i ke njohurit me minimale te ekzistences se dallimeve midis nje rezervuari hidrokarburmbajtes dhe nje vendburimi hidrokarburmbajtes mos shkruaj gjera qe nje person qe eshte specialist i fushes se perpunimit dhe shfrytezimit te vendburimeve, fillon e qesh me ato xhevaire qe shkruan. Gjeologet dhe shkencetaret e institutit te naftes Fier e kane perkufizuar si rezervuar naftembajtes por jo nje vendburim me potencial energjitik. Se pari ne jug ajo strukture eshte e hapur, cka tregon se nuk ka mbulesen Se dyti kushti termodinamik dhe energjitik nuk perputhet me thellesine litologjike te ndodhjes se shtreses. Shkruaj gjera te bazuara shkencerisht qe te jesh i besueshem Me respekt Profesori

                                                1. K
                                                  Kujtim

                                                  Emisioni i femijeve kaqene mbas lajmeve te ores gjashte,ky fatosi eshte ngaterruar me orarin!

                                                  1. T
                                                    Transparent

                                                    ".....anë 225 milionë fuçi nafte rezerva të verifikuara tashmë ....." Une mendoj se fjala "te verifikuara" eshte e pamenduar mire nga autori. "Verifikimi" i vertete do behet pasi te nxirren nga nentoka. Tani duhet te flitet vetem per vleresime dhe parashikime

                                                    1. f
                                                      fcb

                                                      Varianti i katert : SHELL e kuptoi qe korrupsioni ketu nuk ka te krahasuar me asnje vend ne Glob, keshtu qe vendosi qe shpimet per nafte ti delegoje ne Surrel , po vijne zgjedhjet , nuk eshte cudi qe te dale Nafte dhe ne Maminas.

                                                      1. P
                                                        Patriot

                                                        Vetem nje fjale ka thene me vende Rama gjate gjithe udheheqjes se tije. KAZAN, dhe nuk e cilesoje majtas apo djathtas. Ky eshte nje artikulle tipik kazani. Qe shqiperia ka nafte nuk e ka mohuare asnje, qe shqiptaret e shkrete nuk kane perfituare kurre kjo eshte e vertete. Ka mundesi ti si bicim gazetari te gjeshe ku shkojne keto leke, pse nafta ne shqiperi eshte nder me te shtejtat dhe me te pistat ne rajone? Nqs ka abuzues ka mundesi ti coshe ne SPAK?

                                                        1. E
                                                          Erdogan

                                                          Politikanet dhe Administrata e Arnautistanit (Albania) jane peng e nje historie 112 vjecare. Kjo si Geopolitike e Fuqive te Medha. Sot dhe qe kur u krijua (criate angl) ky Pashallek turk ne 1913en ngjan me nje Republike Islamike qe eshte marre peng nga pushtuesit. Te considerosh veten "Skiptare" me Identitet ndryshe nga Kaurri i Derrrit do thonim Jeorgios Kastriotis Bile dhe mos ta njohesh si zone Epirin e famshem Greke eshte me e pakta (poco ital) Iipo-xrisia greq (hipokriźi). Ky Pashallek nuk u krijua rastesisht pas deshtimit te Perandorise Osmane por me qellime Strategjike vetem per ata si Shelli ne kete rast qe komandojne dhe mbajne prej hundesh keta politikane te deshtuar. Politika e Fuqive te Medha Imperialiste qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke eshte e sukseshme (Succeed) per ta jo per popullin e Lashte te transformuar (formed angl) ne nje Nocion Geo-Grafike greq.

                                                          1. c
                                                            ce

                                                            Po sa ishte gezuar skuthi i foltores se vicidolit, ish zv.ministri Ennnno Bozzzzdo qe u vinte gjoba dikur koncensioneve hidroebergjitike sot ishte ne gezim te madh se Shelli paska deshtuar, gezuar shume ishte dhe Muli molotovi dje ne Kucove kur foli per Shellin gati kaloi ne orgazem. O monstra te neveritur per popullin shqiptar po pse brenda 6900 m thelle ne toke hyri Edi Rama kur deklaroi se ka premtime te besueshme se ka nafte ne Shpirag. Nuk eshte rasti i pare ne bote o monstra qe kerkimet per nafte shkojne kot megjithese harxhohen shuma te medha.Po sa here ka deshtuar Nasa ne dergimin ne hapesire te Raketave dhe nuk ka dale nje rus te flase me gezim apo percmim apo perbuzje ndaj shkencetareve amerikane per deshtimet ne lancimin e raketave ne hapesire. Vetem ju monstrat e foltores kaloni ne orgazem nga gezimi per cdo lajm te keq per vendin tone se e keni bloze shpirtin, jeni dhe ne hall te madh ku jeni katandisur duke i bere dua imam haxhi dede sali dumbabes me 40 hajdute cdo nate tek rruga e humbjes se perjeteshme . Ju akoma se keni kuptuar 14 majin 2023 dhe nuk doni te kuptoni cdo te thote per nje force politike te humbe pushtetin ne 92% te territorit dhe nga 61 bashki te fitoje vetem 5 bashki te dores 2 te dhe te trete. Jeni te mbaruar o monstra te neveritur qe njehsoheni si imazh me tallagjaren e Tiranes Adriana nockederrja dhe me kryebanditin e shqiperise sali lush turikalin.

                                                            1. f
                                                              fshtari halim

                                                              Shelli nuk eshte ne dore te Cocolit. Nqs ka interes do ta mbaje nqs jo e mbyll pa Cocolin. Ciao.

                                                              1. T
                                                                Trojan

                                                                Ja dhe episodi radhes ,Kaloi edhe prilli dhe do vemi ne nentor ,dhe do kemi te njejtin mashtrim ,Ky palloshi tha nga janari do kemi lajme ,pastaj belinda gopmadhja tha nga prilli ,eh sa do presin shqiptaret ,ka rrezik nafta meret dhe ne s dime gje ,nuk na the o Ramut ,andej nga parisi c bere ,apo vajte vetem per te tundur koqet plazheve

                                                                1. K
                                                                  Kulla

                                                                  Nuk ia vlen asnje diskutim per industrine e naftes ne Shqiperi. Ajo eshte ne proces eleminimi qe nga kerkimi deri ne shitjen. Edhe te dale nje vendburim i ri si Cakrani, ajo do te shitet grezo. Te gjitha rafinerite shkuan per skrap. Mjere ata qe besojne prrallat.

                                                                  1. a
                                                                    asd

                                                                    Po pra, Rama as nuk eshte nxituar dhe as nuk ka gabuar!

                                                                    1. s
                                                                      spata

                                                                      14 prillii 2024 duhet te shpallet nga shqiptaret dite zije . Nga sot ne dyerte e shqiptarve duhet te varet kordoni i zi .Shpresa e tij ,se dote ndryshonte rrjedhen e jetes ,plot mireqenije,u shua .U shua si shume endra te tjera duke menduar, se nje dite,shqiptarve dotju trokas ne dere ,bumi. Por s'qenka thene.Kur te ze fukaralleku, as Zoti nuk ka force ,te te shpetoje .Pra Zoti ua beka me hile shqiptarve .Politikanet dhe pushtetaret i mbaka me hater .U mbush xhepat dhe i bene, qe te rrojne si ne prrallat e shejkve, plot te mira e pasuri . Kjo tragjiko-komedi ,qe u luajt per vite ,me shpresen se shqiptaret do i thoshnin pirdhu fukarallekut , do ti thelloje problematikat socjal-shoqerore. Te orjentuar keq nga politkat e shkerdhato -demokracise, shqiptaret i kishin varur shpresat tek te dhenat e pasurive te nentokes, qe deklaroheshin dite pas dite nga tellallet e politkave te sukseshme, qe u ndoqen ne 34 vite te demokracise se shkelqyer .Shqiptaret harruan vargjet e Rilindasve se pa puneen tende e perkushtimin ndaj kombit ,azgje nuk bie nga qielli .U edukuan me hadutlleqe ,vrasje ,e korupsjon, sa qe sot, ato jane bere karakteristika kryesore te, kombit ,qe ka mbetur .Merrni dhe ballafaqoni nje te ri shqiptare ne Shqiperi me nje te ri shqiptare qe punon jashte vendit. Ndryshimi ,te pakten nga ana finacjare ,eshte 1me 4,menderishte 1me 10,me kulture 1me 20. Pse .Kete dha politka e shkerdhatodemokracise e ndertuar mbi bazen e shpellarve qe zaptuan e ndertuan nje shtet pa prespektive per kombin shqiptare .Tradhetar te shpifur, spiuna te rendomt, hajdute te pangopshem , vrasesa e injorat te kalibrave te shumellojshem te perzjer me shqipfoles pa atdhe. Harrojeni parullen filozofike te Rilindjes .Shqiperija ,c'ka qene, c'eshte e c'do te behet !!!!!

                                                                      1. V
                                                                        Vetetima

                                                                        Rregulli nr 1 i cdo kompanie ne bote per nafte-gaz apo minerale te ndryshme eshte qe ne menyre periodike, te pakten tre mujore, njofton shtypin (Press Release) per rezultatet dhe mbarvajtjen e punes. Kjo behet ne baze standartesh boterisht te pranuara dhe me pergjegjesi ligjore, dhe eshte e detyrushme. Cdo njoftim tjeter nga kushdo qofte eshte i gabuar. Ne rastin konkret kjo s’ka ndodhur dhe ka pergjegjesi. Me sa duket nuk do te kete lajme te mira per Shqiptaret?! Ne keto kushte sic beri PETROMANAS ENERGY INC. qe i shiti aksionet Shell ashtu dhe Shell do ti shese aksionet e saj nje kompanie nxjerrje, qe do te punoje per nxjerrjen e rezervave te deklaruara nga Shell (por jo permes nje Noftimi per Shtyp)., Ne keto kushte duhet te nderhyj Shteti Shqiptar, qe Shelli te beje te njohura permes nje Njoftimi per Shtyp keto rezerva ne sasi, cilesi dhe perqindjen e nxjerrjes (15-20%?!} Ka shume mundesi, ashtu sic Kompania Bankers Petrolium ne Vendburimin e Patos-Marinzes (aktualisht e zotruar nga kineze) qe sic deklaronte, per shkak te shpenzimeve te medha te zbulimit, nuk kish per ti dhene gje shetit Shqiptar, ashtu dhe kompania qe do marre aksionet e Shell nuk do kete gje ti jape Shqiperise, sepse keto shpenzime kane qene disa qindar miljon Dollar Amerikan. Deshtimi (I pjesshem, jo I plot) ne nje mase te madhe, eshte sepse u mbeshtet fillimisht ne pikpamjet e strukturave gjeologjike shume te medha mbulesor, te paraqitur ne shume artikuj te gjeologeve “kompetent” e me pervoje te gjate shqiptar, te papergjegjshem. Ajo qe vertetoj (me disa qindra milon dollare shpenzime doli krejt ndryshe). Qysh ne vitin …… Shell (zyres qendore ne Mbreterine e Bashkuar) ne rruge te rregullt i eshte sjelle ne vemendje ky problem madhor. Mos u cuditni, nje deshtim edhe me spektakolar ka patur Eni {Italiane) dh e NovaTek (Ruse) ne shpimin rreth 7000 m ne det ne Mal te Zi, pak vite me pare. Le te shpresojme per nje menaxhim me te mire te kesaj situate!

                                                                        1. G
                                                                          Gallon

                                                                          Ky Çoçoli është një nga idiotët e momentit në media. Ky u bë rilindas në moshë të madhe,dhe çdo herë që del na thotë me arsyetimin e tij "shikoni çfarë legeni jam"! Mustaqet e verdha i ka ngjyrosur pasi hëngri m*..

                                                                          1. L
                                                                            Latif Dreqi

                                                                            Po nuk dolli nafte do dali grup armiqesor.. Çoçole mo çocole, sic hyre ashtu dole..A ju dhjefsha rracen o bastarde, me kellira se kjo qeveri hajdute.

                                                                            1. N
                                                                              Nik

                                                                              Ky Cocoli nje "gazetar" shume i dobet, as propaganden per te cilen paguhet nuk di ta beje! Ata "ekspertet" e naftes qe s'rreshtin sa na nje TV ne tjetren per te percjelle "sihariqin e madh" te naftes ne Shpirag tani rrine si te dhjere!

                                                                              1. T
                                                                                T

                                                                                Prit. Kur te thot. Rama,ne shpirag ka.uje natural te gazuar... Kushedi sa.pune ju.prish rames qe sdel nafte. Do.kish Marr ca miliona dollars,tu ja shit shpiragun amerikaneve e inglezeve.

                                                                                1. P
                                                                                  Pensionisti i Porcelanit

                                                                                  Edi Rama foli para kohe dhe compania Shell deklaroi se doli me humbje. Keshtu kur nje piktor ben financierin.

                                                                                  1. A
                                                                                    Alban

                                                                                    Sa i nevertishem. "Per shkak te makinave elektrike" thote ky. Makinat elektrike kane me shume se dhjete vjet qe prodhohen, por kryeministri dilte duke mashtruar popullin se do jetonin ne pasuri.

                                                                                    Lini një Përgjigje