Emigrantët, “lumë” parash në atdhe

27 Mars 2023, 21:10Ekonomia TEMA

Emigrantët, “lumë” parash në atdhe

Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifra është edhe më e lartë se viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm. Por, duhet pasur parasysh faktin se, para krizës financiare globale të viteve 2008-2009 niveli i remitancave ishte ndjeshëm më i lartë se periudha pasuese.

Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 73 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2021. Bëhet fjalë për 9.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021.

Nëse krahasimin e bëjmë me periudhën para dy krizave, pandemisë dhe çmimeve, shohim se emigrantët kanë sjellur në vend të paktën 132 milionë euro më shumë në vit.

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 241 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në Atdhe 240 milionë euro. Pikërisht kjo periudhë ka mbajtur deri në fund të vitit të kaluar rekordin historik sa i përket remitancave në vendin tonë. Në tremujorin e 4-tët ët vitit të kaluar, remitancat rezultojnë plot 8.9% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.

Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19.

Për më tepër, ky lum dërgesash të parave nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, norma e inflacionit në këto vende gjatë vitit të kaluar ka qenë ndjeshëm më e lartë se shifra që Instituti i Statistikave ka raportuar në vendin tonë.

Instat reaporton se gjatë vitit të kaluar, norma e inflacionit në vendin tonë fiksohet pranë “vetëm” 6.7%, ndërkohë që gjatë së njëjtës periudhë kohore në Bashkimin Europian çmimet janë rritur me plot 9.2%. Por, kjo duket se nuk i ka ndaluar emigrantët shqiptarë të sjellin ndihma monetare për familjet e tyre në vështirësi në Shqipëri, përkundrazi. Tashmë kemi të bëjmë me një rekord të ri historik.(Roel Korkuti)

10 Komente

  1. L
    Lani

    Punojnë vëllezërit punojnë!!!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Janë paratë e krimit dhe drogës o mashtrues të ndërgjegjshëm.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Dikush edhe i ka nga ato por jo shumica derrmuese. Ja heqim femijeve dhe vetes per te ndihmuar familjen dhe vendin prandaj mos na fut te gjitheve ne nje thes.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Absolutisht ka edhe që ndihmojne familjet me sakrifica, por jo ata që mbushin makinat dhe autobuzat dhe kapen ne dogana.

          Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Po shkrusjini mire se 833 miliardë euro janë pak si shumë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pickaxhiu

        Gazetari e ka nje dore ne tastiere e nje dore te koqet ndersa mendjen per pidh

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi

        O palle gazetare, 833 miliarde ska Amerika

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adrian

          Amerika flet me triliona....bilionat ja ka lene eEuropes. Vetm gjate pandemise shperndau per popullin 3 trilion. Po ky zavalli ja ka futur si kau peles.

          Përgjigjjuni
        2. 7
          7×7=42

          O gazekar,o je i dehur nga rakia o nuk i ke marë ilaçet.833milardë € mos janë pak si shumë? Ndoshta po ngacmon Salën e Ramen!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Nuk e di nese e dine Shqiptaret ne Shqiperi por Shqiperia perseri mbahet nga parate e emigranteve dhe borxhet qe merr Qeveria e qelbur per te mbushur xhepat e te korruptuarve dhe oligarkeve qe marrin tendera. Asgje tjeter nuk kane bere qeverite Shqiptare gjate ketyre 30 viteve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje