Rama thirrje bizneseve: Rrisni pagat, ndryshe rrezikojmë të ngelemi pa punonjës

27 Mars 2023, 11:50Ekonomia TEMA

Rama thirrje bizneseve: Rrisni pagat, ndryshe rrezikojmë të ngelemi pa

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me punëtorët e një fasonerie foli për pagën minimale dhe i bëri serish thirrje bizneseve që të rrisin pagat për punonjësit, duke theksuar edhe njëherë se koha e shfrytëzimit të punonjësve duhet të marrë fund.

Rama thotë se nuk ka më kohë dhe se duhet reaguar sa më shpejt, pasi rrezikon që vendi të ngelë pa punëtorë.

“Për ne është e rëndësishme që të vazhdojmë të komunikojmë, lidhur me një situatë në të cilën koha më shumë se asnjëherë tjetër nuk pret në raport me pagat. Ajo që është e para që dua të them, është që këtu u fol për 300 punonjëset, kryesisht gra, dhe disa punonjës, 300 që kanë themeluar sëbashku me sipërmarrësin këtë biznes. 

Vitet kalojnë dhe nevojat rritet por edhe pretendimet e atyre që vijnë më pas rriten. Procesi i zëvendësimit që dalë nga dalë ka nisur, sepse kjo industri u bë 30 vjet që është themeluar. Edhe në këtë sipërmarrje vitet kalojnë, si kudo tjetër, por procesi i zëvendësimit të forcave të kualifikuara të punës nëse sipërmarrja s’do të kuptojë se me këto paga nuk shkon lart.

Pyetja që shtrohet sot është a janë pagat në sektorin privat pasqyrë e produktivitetit, apo janë pasqyrë e një qasje kapitaliste që është në skajin e vet. Forcat e punës po fillojnë të mungojnë, e kemi dëgjuar prej kohësh kemi vende pune po s’kemi specialistë, po tani është kemi vende pune po s’kemi as punëtorë.

Kjo kërkon një reagim të shpejtë, duke nis nga paga. Kjo është një kompani që s’ka për këtë fjalim. Filli i logjikës së shfrytëzimit deri në skaj të krahut të punës. Kjo që po bëjmë dhe që do ta shoqërojmë me masa të tjera, është një vendosje në krahun e punonjësve për të luftuar bashkë me sipërmarrësit e përgjegjshëm logjikën e shfrytëzimit të krahut të punës”, tha Rama.

13 Komente

  1. T
    Thirrje ? Ku , eshte ku vendi i duhur !

    Serioze nuk eshte Thirrja ,por Organizimi i nji Seminari me Biznesmen ,ku te diskutohet e jepen udhezime per Perspektiven qe Biznezeve ne Shqiperi ,nga Njerz te Kualifikuar qe njohin kte te Fenomen ne Ekonomine e Botes

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y

      Der dhe thone sduan te punojne,tani thua rritni pagat. Apo fushate esht,do e dredhesh per vota

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Nuk ka me keq kur ekonomise dhe biznesit i jep direktiva nje IDIOT si ky hajduti i Lindes.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexues

          Vito mashtruesi , na vjen keq ,por komentet e tua nuk ndihmojne asnjeri ktu . Cfardo kendon ti ktu ,Refreni eshte i njejte e kjo te ben qesharak . Peraq kohe sa te kenaqi ty ,vazhdo te besh te njejetn gje .Kujdes mos ke marr ndonni Virus nga vendi Pederasteve e Kadavres janullatos apo atij Kermes se Shpelles

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqipetari-Gjermani

          o eDUSH rAMUSH -Edi Rama...nje pyetje:A ka Kod Pune ne Shqiperi qe jane te Rregulluara Pagat me Ligj sipas Sektorit ku Punohet???Dhe nese jo pse nuk e beni??

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jani Papafingo

            Hë më të lumtë! Tani o jua mblodhe keture afendikove e ju a bere 8 me 2. Kështu e duan këta! Ke për ti pare neser ti qyshe do ngrihen rrogat! Ja fute friken me këto paravoli bre burazer! Dukesh si ay llafi që thoshte burri ne shtepija gruas: Grua, u rraha me xha Kamber! Unë matu e ay bjer!!

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Dakord jam me rritjen e pagave per punonjesit, por duhet suport nga shteti ne uljen e taksave se na mbytet, sidomos ne ndertim. Se taksa dhe paga normal qe do llogariten ne cmimin perfundimtar te produktit, po ky cmim demton qytetaret/blersit dhe biznesin njekohesisht. Skemi pse krijojme inflacion dhe flluska financiare te kota, kur mund te gjendet nje rruge e ndermjete, nga e cila i pari qe duhet te perfitoj eshte punonjesi.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nxenesi i klase se pare.

                Kina dhe Shqiperia jane njelloje. Ne te vertete Kina eshte pak me mire sepse e njeh pronen private. Emera te rinj, metoda te vjetera,por perbelidhen ne nje emer. Maskarenj.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ben

                  Shume e sakte. Dikur kishim nje parti komuniste me nje byro ndersa tani kemi nje dyzine partish dhe politikane qe nuk kane bere asnje ne jeten e tyre pervec te qenit "politikan" sikur te qenit politikan eshte si profesion.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Arzt

                  Ky injoranti e quante normal kete ritem emigrimi. S'i ndalojme dot njerezit, thoshte. Te ikin, e kane deren e hapur! Te ikin se marrim bangladeshas! I bie qe i kane thene se emigracioni s'eshte edhe aq pozitiv per nje popullsi si e jona qe po mplaket me ritem te larte

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    ERTV

                    Punë ka, por nuk ka profesionistë !!! (Ik e merri në Bangladesh zotrote, madje merr dhe ndonjë ministër apo dhe kryeministër prej andej). Se Shqiptarët u lodhën nga ju dhe nga biznesmenët e atyshëm. Të cilët moton e tyre të të bërit biznes nuk kishin principin si në gjithë botën fitimin, por të mbanin njerëzit "me bukë", dhe si duket vetëm me bukë se si del njeriu të shkretë as për gjë tjetër aty (e gjithë bota është në krizë, por vojnme det aty)... Kështu është kur doni me shpik mënyra dhe sisteme që në thelb monopolizing ose oligolipolizojnë çdo fushë.. Dhe këtu si duket ju ke dhënë dhe ti një dorë zotrote me qeverisjen tënde. Që tregu i punës të mos funksionoj mbi parimet e një tregu të lirë pune por me karakteristikat e mësipërme.. "Punë ka por hajde puno me 30.000 ALL në muaj,. (Po t'a dëgjonte Adam Smithi do ngrihej nga varri). Pa përmendur këtu dhe sloganet e qeverisjes tënde me sloganet "Gëbelsiane" të cilat në thelb çojnë në të njëjtën linjë me "Arbeit micht frei". Kam degjuar aq shumë paradokse nga aty për shtime vende pune 100.000 Dhamjanoi, 300.000 i beri tigri yt. Aty kam degjuar se si rriten vendet e punës kurr rritet interesi dhe inflacioni real. (Dhe këto pa injektime qeveritare të mirëfillta). M'u kujtua Philips me kurbën e tij si dhe shumë të tjerë që flasin për këtë. Por mu kujtua dhe ato që thoshin gjyshërit tanë.: Se çfarë mbjell, do të korrësh! Ose po fjete me qenin, (aka Salih dhe Like), do të zgjohesh me pleshta (aka I llumosur).

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arben

                      Nun behet me thirrje or Idiot Kari! Bej ligjet qe duhen per rrogat dhe punetoret. Mos u merr shume me politkat nderkombetare se ai qe nuk ka buke te haj, as qe e ka mendjen aty. Edhe ne qe jemi ne SHBA apo Europe kerkojme nje Shqiperi demokratike dhe te zhvilluar dhe jot te shohim ty dy here ne dite duke bere sikur punon. Bej qejf sepse opozita ne ate vend te vobekte eshte me e keqe se te ishte ndryshe kishe fluturuar prej bythe. Dhe duhet te japesh llogari se sa perparim ka bere Shqiperia kur ti e ke pasur pushtetin me shume se 10 vjete. 10 vite jane boll per zhvillimin e nje vendi me 2,5 milion. Mos i quaj rruget se ato para kane shkuar tek te korriptuarit dhe mafia. Sa vende pune ke hapur dhe sa eshte rritur mireqenia? Habitem me median Shqiptare qe nuk ben rolin e opozites jor per te perkrahur Sali kermen apo Ilir hajdutin por te luajtur rolin qe i takon is pushteti i peste.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Erdogan

                        Kur Titaniku po mbytej dhe thonin qe jemi ne Rrezik kishte nga ata qe mendonin se po behej "Shaka". Edhe pak kohe dhe do ja shikoni tymin e Rilindasve Osmanllinj dhe Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj qe e kthyen kete vend thjesht nje Pashallek turk. Por me Evropen cfare pid...n e semes doni? Historianet Arvanitas you considerojne turkallvani se per Sulltanin luftuat kunder tyre.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje