Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në Dubai s’janë parë!

30 Janar 2023, 15:20Ekonomia TEMA

Firmoset marrëveshja: Në Durrës, gjëra që as në

Pas gati një vit negocimi, qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen për investimin e madh emiratas “Durrës Yacht & Marina”, cilësuar nga   Zv/kryeministrja Belinda Balluku projekti më i madh ekonomik për Shqipërinë. Në këtë projekt, shteti shqiptar është bashkaksioner në 33%.

“Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë. Kemi kaluar të gjitha hapat e duhur në një negocim shumë të gjatë deri në aprovimin nga parlamenti dhe dekretimin e këtij ligji nga presidenti. Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Shteti shqiptar është bashkaksioner në një projekt me vlerë 2 miliard euro dhe do të ndryshojë pamjen e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Edhe diaspora do të jetë një njësi banimi në këtë projekt të ri. Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Përveç një projekti të rëndësishëm, kemi një grup të përgatitur për projekte të tjera të kësaj natyre. Periudha e negocimit zgjati gati një vit”, tha ajo që njëherësh është dhe ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Balluku bëri të ditura edhe vështirësitë e negocimit për shkak të kërkesave të shumta nga ana e qeverisë shqiptare dhe theksoi se shteti ka përgjegjësinë e ruajtjes së aseteve strategjike.

Nga ana tjetër, investitori Mohamed Alabbar tha se në Durrës do të aplikohet një teknologji më e përparuar dhe se në Dubai. Ai tha se investimi do të jetë një risi në qytetet inteligjente, me materiale të veçanta ndërtimi dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbër.

“Më besoni se disa nga gjërat që po bëjmë këtu janë më të përparuara dhe se në Dubai dhe është e jashtëzakonshme ta shohësh.

Janë bërë shumë projekte janë provuar shumë gjëra por asnjë teknologji kaq e përmisuar nuk është vënë në zbatim.

Në Durrës në Shqipëri do të jetë nga më të përparuarat. Kemi punuar një vit me ekipin tonë dhe kemi hartuar një listë të zgjidhjeve inteligjente të qytetaeve në botë dhe do ta ndajmë këtë gjë.

Por kjo do të mbulojë kursimin e energjisë, materialet ndërtimore, do të flasim për energji diellore, e gjitha është pjesë e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, tha Alabbar.

Por kujtojmë se ky është një projekt i sulmuar fort nga opozita, me akuza klishe të saj. /tesheshi.com/

3 Komente

  1. L
    Lymi

    ...Dhe rakia vete-vjen Xhafer Ypi na mbërthen Dhe për lot na mallëngjen Rreth konopit me legjen... Ah mër imzot Noli...e filloi edhe Merua rakinë më duket

    1. M
      Moooooooooooooooooooooooosssssss!!!!!!!!

      Po habisin shqiptaret lol .Habitja nji mentalitet i nji populli naiv ,qe rri gjith diten kafeneve q pallohet tv-ve

      1. e
        emigranti1991

        sa me i madh M... Aq me shume lule siper.

        Lini një Përgjigje