Përgjatë këtij viti, Ministria e Financave në bashkëpunim me institucione të tjera do të nisë aksionin për kontrollin e “të pasurve” në vend, duke bërë një rakordim midis asaj që deklarojnë dhe asteve reale që disponojnë apo stilit të jetës.
Ky paralajmërim është bërë një vit më parë nga Ministrja e Financave në nisje të aksionit antiinformalitet dhe do të vihet në jetë këtë vit. Referuar draftit të reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se ndër aktivitetet e planifikuara gjatë 2023-shit kundër informalitetit, do të jetë zbatimi i një programi përmbushjeje për individët më të pasur.
Për këtë qëllim është hartuar edhe strategjia e përmbushjes 3-vjeçare. Ndërkohë, për vitin 2024, qeveria parashikon të shkojë edhe më tej me këtë qëllim, duke kaluar kufijtë e Shqipërisë, përmes “detektimit të ardhurave globale të padeklaruara nga tatimpaguesit dhe individët, nëpërmjet shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare, sipas Standardit të Raportimit të Përbashkët të OECD-së. Ky informacion do përdorët nga ana e strukturave të Administratës Tatimore në zbatim të detyrave të tyre.
“Duke marrë në konsideratë hendekun e TVSH-së si dhe mospërputhjet e të dhënave, mbledhjen e të dhënave dhe administrimin e mire të tyre, ndërtimi i një Data Warehouse (si një nga rekomandimet e FMN-së) me të dhëna të centralizuara, të menaxhuara nga vetëm një burim, bëhet një hap i madh përpara në lidhje me luftën kundër informalitetit”, thuhet në dokument.
Ndërsa në vitin 2025, planifikohet ndërtimi i Regjistrit të Aseteve të Tatimpaguesve (te tundshme & patundshme), me qëllim vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve, duke ndërtuar një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tatimpaguesve, kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë.(Elisabeta Dosku)
Këta degjenerata kërkojnë eskamotaxhe abstrakte për të mashtruar opinioni ndërkombëtar dhe do kapin ndonjë fukara që ka shitur ndonjë copë tokë që t'ja vjedhin në bashkëpunim me prokurorinë,policinë dhe politikën.Pasuritë i keni në parlament,hipoteka dhe banka. Përse shkoni i kërkoni tek stacioni i trenit që nuk ekziston ? Shtet degjeneratë,politikë e degraduar,drejtësi e korruptuar dhe kriminale.
Mbas 32 viteve ,cfare ishte per tu mare (vjedhur ) dhe manipuluar per tu bere Miliardere , U bene hyzmet ata qe sote Jane Miliardere neper Bankat dhe poshte dyshekeve apo bodrumeve te fshur... Meqenese akoma ka shume Variante per tu bere Miliardere. ! Si Ajo pastruesja psh me Burri ish Polic....qe ishte i.ndershem...se ishte i denuar Politik... Shqiperia veshtire te hapi syte,,,flase per shtresat qe nuk Kane mundesi te kalojne muajn...me te ardhurat qe Kane....pervece Spiunit. Ilir apoe Komunistit Sali me Grupin Ciftelia....
zoti K ka dhene pergjigje te sakte.Ju keni kopen me ujqer ne parliament kerkoni gjurmet.Bravo per zgjuaresine dhe mencurin qe keni.